Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Prokuroria e Tiranës dha detaje në lidhje me një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikimin të femrave për shfrytëzim prostitucioni nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore në drejtim të Shqipërisë.
Rrjeti drejtohej nga një 25-vjeçar kolumbian i arrestuar atje, ndërkohë që gjithsej janë lëshuar 19 masa sigurie.
Njoftimi i Prokurorisë:
Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri, Prokuroria Tiranë godet grupin kriminal, 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi
Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çuan në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin të qenieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion nëpërmjet platformave online ‘eskort’.
Operacioni, i cili u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.846, 2025, u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST u lëshuan 19 masa sigurie, 9 të cilat u ekzekutuara në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme.
Hetimet zbuluan se shtetasi L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi gjatë ditës së operacionit), kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e vajzave bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt.
Ndërkohë, shtetasi D.S., bashkëpunonte ngushtë me shtetasin L.B. në sigurimin e kushteve logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit. Një nga të arrestuarit, shtetasi K. P., mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e L. B.
Një nga të arrestuarit, shtetasi I. G., kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, duke e shndërruar në vend për ushtrim prostitucioni nga vajzat e trafikuara. Në këtë hotel shfrytëzoheshin për prostitucion disa shtetase me origjinë nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel. Ndërkohë që shtetasi D. B. sigurohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.
Operacioni u mundësua me mbështetjen e Wester Balkans Criminal Justice projekt i Eurojust (WBCrimJust) në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisiplinary Platform Against Criminal Threats) dhe EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Traficking in Human Beings in the Western Balkans).
Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Kashtëbardhë, në aksin rrugor Lus...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar gjykimin e shkurtuar në ngarkim të ish-deputetit të ...
Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli shkoi këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posa...
GJKKO, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të pandehurve Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-s&...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të kryqëzimit t&e...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Morinë-Kukës”, ku një shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për ...
Është zbardhur vrasja e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet pa jetë në Babrru, teksa ishte vrarë me thikë. Poli...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të ...
Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rënd&...
Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës &ld...