AKTUALITET

REL: Moti i nxehtë shtyn hapjen e qendrës për emigrantë në Gjadër

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 16:24
REL: Moti i nxehtë shtyn hapjen e qendrës për emigrantë
Gjader

LEZHË- Më 1 gusht pritej që në Gjadër të Shqipërisë të hapej qendra për pritjen e strehimit të migrantëve, që shpëtohen në det, por kjo qendër nuk pritet të jetë funksionale edhe për disa javë. Në qendrën tjetër, atë në Shëngjin, punimet kanë përfunduar, por në Gjadër punimet po vazhdojë dhe nuk dihet se kur mund të jetë funksionale. Të dy qendrat është paraparë të hapen njëkohësisht.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në qendrën e pritjes së migrantëve në Shëngjin gjatë muajit qershor deklaroi se qendrat për priten e emigrantëve do të hapeshin më 1 gusht. Ngritja e dy qendrave është pjesë e marrëveshjes që u firmos mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntor të vitit të kaluar, si një përpjekje për të frenuar migracionin.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizzio Bucci, ishte gjatë ditës së hënë në dy qendrat për emigrantët. Ai shpjegoi për gazetarët se shkak për këtë vonesë kanë qenë temperaturat e larta. Ambasadori theksoi se brenda pak javësh edhe kjo qendër do të jetë funksionale, por tha se nuk mund të jepte një datë të saktë.

“Vala e të nxehtit në korrik i detyroi autoritetet të vendosin disa orë pushim gjatë orëve më të nxehta të ditës. Shqetësimi ynë kryesor mbetet siguria dhe mbrojtja e punëtorëve në kantier dhe sigurisht edhe e emigrantëve që do të strehohen në Gjadër. Është e vështirë të thuash një datë, bëhet fjalë për pak javë”, tha Bucci.

Ai shtoi se të dyja qendrat do të funksionojnë paralelisht, ndërsa personeli italian tashmë është gati për të nisur punën.

“Qendra në Shëngjin tashmë është krejtësisht gati. Por, të dyja qendrat do të funksionojnë paralelisht. Në Shëngjin do të bëhen procedurat e para, pastaj këtu është akomodimi. Tashmë kanë ardhur nga Italia, policët, karabinierët, Guardia Di Finanza, personeli nga Ministria e Drejtësisë, mjekë dhe infermierë. Bëhet fjalë për disa qindra persona”, tha ambasadori italian.

Lexoni edhe këtë:Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?
Dhjetëra organizata i kërkojnë Qeverisë shqiptare të tërhiqet nga marrëveshja me Italinë
Gjatë inspektimit në Gjadër u pa se kontejnerët janë vendosur, ndërsa makineritë e rënda si vinça apo kamionë janë ende në punë për të përfunduar të gjitha punimet. Në këtë qendër përveç zonës së akomodimit, ku ishin vendosur shtretërit (dykatësh), ka edhe disa struktura të tjera ku do të organizohen shërbimet për emigrantët. Bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimit, për strukturat ku do të ofrohet shërbimi dhe kujdesi shëndetësor, si dhe strukturat e posaçme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë.

Të dyja qendrat do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare. Sipas marrëveshjes, fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi mund të shkojë deri në 36.000 persona. Hyrja e emigrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve italiane.

“Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme për të”, thuhet në protokollin e marrëveshjes, që publikoi Qeveria shqiptare.

Aty nënvizohet se autoritetet italiane do të përballojnë çdo shpenzim të nevojshëm për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve, duke përfshirë ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe çdo shërbim tjetër që do të vlerësohet i nevojshëm dhe duke u kujdesur që ky trajtim të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas së drejtës ndërkombëtare.

Italia, sipas marrëveshjes, do të financojë të gjitha shërbimet e kujdesit spitalor, por edhe të pajisjeve, sikurse automjetet dhe karburantet si dhe pagesat për avokatë. Ndërkaq, Shqipëria do të ofrojë lehtësira për personelin italian që do të punojë në Shqipëri, të cilët do të përjashtohen nga nevoja për pajisje me viza, leje të qëndrimit dhe kërkesa të tjera që kërkohen nga legjislacioni shqiptar për migracion./ REL

qendra për pritjen e emigrantëve në gjadër

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan