50 ton kokainë, GJKKO lë në qeli Florian Musajn
Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të nj...
Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të nj...
Brenda pak muajsh, Irene Rogero Uges pa sjelljen e vajzës së saj 12-vjeçare, Rossella, të ndryshonte në mënyrë dramatike,...
Pas një rritjeje të fortë në prill (16.9%), eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet në maj, duke u zgjeruar me 2.8%...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e braktisin aleancën euroatlantike, p...
Një tjetër valutë e konsiderueshme është kapur gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit. Një shumë prej 19 mi...
Skënder Nika i cili u dhunua gjatë ditës së sotme, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë. Ai është shprehur pers...
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Gjergji Lala, aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Gjergji Lala ka luajtur shum&e...
Më 2 qershor, Komisioni Evropian deklaroi për DW se po ndjek nga afër zhvillimet në zonën e mbrojtur të Pishë-Poro–Na...
Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë...
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e disa kompanive dhe aseteve të tyre me dyshimin se burojnë n...

Mark Ndoja ishte shkrimtar, studiues, përkthyes. Lindi në fshatin Iballë të Pukës, më 29 mars të vitit 1912, në një familje me origjinë nga Toplana (familja Pemati) e Dukagjinit.
Mbetur jetim në moshën 11-vjeçare, nën kujdesin e Imzot Pietro della Pietra-s, u regjistrua në Shkodër në jetimoren e Jezuitëve. Më pas, vijoi studimet në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, në degën e studimeve klasike, ku pati profesorë Dom Ndre Mjedën, Atë Zef Valentinin etj. Bënte pjesë në rrethin letrar të Gjergj Fishtës, që i botoi dhe librin e parë. Me mbylljen e shkollave fetare ku ishte diakon, përfundoi Liceun në Shkodër. U emërua mësues i Gjuhës dhe Letërsisë në Liceun e Korçës (1938- 1940) dhe në Liceun e Shkodrës (1940-1946).
Më 1941, në emër të profesorëve të Liceut të Shkodrës, i paraqiti një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, për t’iu përgjigjur akuzave denigruese të Fulvio Cordigniano-s ndaj shqiptarëve. U bë komunist vetëm në korrik 1944, pas vrasjes së shokut të tij, Manush Alimanit. U zgjodh deputet i Shkodrës në dy legjislaturat e para pas luftës. Në Gjyqin e Deputetëve, gjatë hetuesisë së Enver Zazanit, u akuzua si anëtar i organizatës së “Grupit të Deputetëve”. Në prill të vitit 1946, u emërua në Ministrinë e Arsimit, më 28 janar 1947 Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Shkencave dhe, më 1950, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve. Më 1953 nisi dhe përndjekja ndaj tij, për kundërshtitë ndaj zbatimit të Metodës së Realizmit Socialist dhe, sidomos, modelit sovjetik të saj. Më 1954, u shkarkua nga funksionet dhe u emërua mësues në gjimnazin “Qemal Stafa”. U arrestua më 24 qershor 1955 me urdhër të hetuesit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Major Raqi Zavalanit, “për veprimtari armiqësore kundra Pushtetit”: “Në fillim aktiviteti i tij ka qenë drejtuar kundër politikës së Partisë dhe të Shtetit në lëmin e letërsisë. Ai ka shprehur mendimin e tij mbi pazotësinë e njerëzve të Partisë për të zgjidhur problemet e letërsisë. U vërtetua se i pandehuri Mark Ndoja ka filluar të shkruajë një seri vjershash me përmbajtje antishtetërore në të cilat ve në lojë udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit.
Mendimet e shfaqura në këto shkrime, ashtu si e pranon edhe vetë i pandehuri janë antishtetërore dhe ato dëmtojnë interesat e shtetit t’onë të demokracisë popullore. Karakteri armiqësor i këtyre shkrimeve del i qartë edhe nga fakti se sikur edhe këtu shkrimtarët trajtohen keq nga ana e Partisë dhe e Shtetit. Ai është munduar t’i paraqesë organet e drejtësisë si organe terroriste. Përmbajtja e shkrimeve të tija dhe e mendimeve është haptazi antishtetërore. Këtë i pandehuri e ka kuptuar dhe për deri sa e ka vazhduar në mënyrë sistematike del se edhe e ka dëshiruar një dëmtim të tillë”. Një nga akuzat ishte edhe zgjedhja e tij për të shkruar gegnisht. Më 16 janar 1956, me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, u dënua me 6 vjet burg, “për krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit. U lirua më 1960 dhe, deri më 1964, bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Përktheu nga shqipja në italisht në anonimat një vëllim me tregime të autorëve të rinj shqiptarë, veprën e Mjedës, Kënga e fundit e Balës të Gavril Darës. Përktheu në shqip Komedinë Hyjnore të Dante Alighierit, veprën e Horacit, Antologji të Poetëve të mëdhenj italianë. I dërgoi një letër Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut për botimin e përkthimit të Ferrit me rastin e 700 vjetorit të lindjes së Dantes dhe, si përgjigje, më 25 dhjetor 1964, ditën e Krishtlindjeve, u internua në ishullin e Zvërnecit. Më 1968, një ditë para se të transferohej në Berat, i ra një iktus cerebral dhe u mbajt i paralizuar në spitalin e Vlorës nga Dr. Ibrahim Dervishi, dhe 6 muaj në Spitalin e Burgut në Tiranë. U lirua në qershor 1968. Vdiq në Tiranë, më 22 qershor të vitit 1972.
Mark Ndoja do të përballej me një fat tragjik, duke kaluar nga auditorët, librat dhe debatet letrare në qelitë e burgjeve politike dhe kampet e internimit të regjimit komunist. Jeta e tij, e dokumentuar në letrat drejtuar bashkëshortes Milena, mbetet një nga dëshmitë më prekëse të vuajtjeve njerëzore nën diktaturë. Këto letra nuk janë vetëm korrespondencë familjare. Ato janë dokumente historike që zbulojnë dramën e përditshme të të burgosurve politikë, luftën për mbijetesë, mallin për familjen dhe forcën morale për të mos u dorëzuar. I mbetur jetim që në moshë të vogël, ai u rrit nën kujdesin e klerit katolik dhe studioi në institucionet më prestigjioze të kohës në Shkodër. Në Kolegjin Saverian pati fatin të formohej nga figura të shquara si Dom Ndre Mjeda dhe At Zef Valentini. Pikërisht aty u ngjiz dashuria e tij për letërsinë, gjuhën dhe kulturën klasike. Qysh i ri, Mark Ndoja u dallua si poet dhe studiues. Ai u afrua me rrethin letrar të Gjergj Fishtës, i cili vlerësoi talentin e tij dhe i botoi krijimet e para. Më pas punoi si mësues në liceun e Korçës dhe të Shkodrës, duke edukuar breza të rinj me kulturën dhe letërsinë shqiptare. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai mori pjesë në jetën politike të vendit dhe u zgjodh deputet në dy legjislaturat e para. Askush nuk mund ta imagjinonte se vetëm pak vite më vonë, njeriu që kishte qenë pjesë e elitës intelektuale dhe politike të vendit do të shpallej armik dhe do të përfundonte në burg.
Në janarin e vitit 1956, Gjykata e Lartë e dënoi me gjashtë vjet burg për “agjitacion dhe propagandë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Ishte një akuzë e përdorur rëndom nga regjimi për të eliminuar intelektualët që mendonin ndryshe ose që konsideroheshin të papërshtatshëm politikisht. Arrestimi i tij shënoi fillimin e një kalvari të gjatë vuajtjesh për të dhe familjen e tij. Bashkëshortja Milena mbeti vetëm me fëmijët e vegjël dhe me barrën e mbijetesës ekonomike. Ndërsa Marku u gjend papritur në qelitë e burgut të Tiranës. Arrestohet më 24 qershor 1955 me urdhër të hetuesit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Major Raqi Zavalani, “për veprimtari armiqësore kundra Pushtetit”. Nga vendimi i gjyqit: “Në fillim aktiviteti i tij ka qenë drejtuar kundër politikës së Partisë dhe të Shtetit në lëmin e letërsisë. […] Ai ka shprehur mendimin e tij mbi pazotësinë e njerëzve të Partisë për të zgjidhur problemet e letërsisë. U vërtetua se i pandehuri Mark Ndoja ka filluar të shkruaj një seri vjershash me përmbajtje antishtetërore në të cilat ve në lojë udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit. Mendimet e shfaqura në këto shkrime, ashtu si e pranojë edhe vetë i pandehuri, janë antishtetërore dhe ato dëmtojnë interesat e shtetit t’onë të demokracisë popullore. Karakteri armiqësor i këtyre shkrimeve del i qartë edhe nga fakti se i pandehuri nuk kishte asnjë mëri ose mosmarrëveshje personale me personat kundër të cilëve ai ka shkruar në mënyrë fyese dhe diskredituese dhe me qëllim antishtetëror. U provua se Mark Ndoja ka folur haptazi në mënyrë armiqësore kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai ka thënë se masat e marra kundër tij dhe personave të tjerë, që përkrahin pikëpamjet e tij në letërsi, tregojnë se Republika Popullore e Shqipërisë po kalbet. U provua se po në këtë kohë ai ka përkthyer një strofë të një vjershe të poetit Hajne ku flitet për trajtimin e keq të poetëve nga regjimi i Kajzerit dhe me anë të kësaj vjershe ka dashur të paraqesë gjendjen e vendit t’onë sikur edhe këtu shkrimtarët trajtohen keq nga ana e Partisë dhe e Shtetit. […] Ai është munduar t’i paraqesë organet e drejtësisë si organe terroriste. Përmbajtja e shkrimeve të tija dhe e mendimeve është haptazi antishtetërore. Këtë i pandehuri e ka kuptuar dhe për deri sa e ka vazhduar në mënyrë sistematike del se edhe e ka dëshiruar një dëmtim të tillë”. Satirat i drejtoheshin Enver Hoxhës, Nexhmie Hoxhës dhe Fiqirete Shehut. Një nga akuzat ishte edhe zgjedhja e Markut për të shkruar gegnisht. Më 16 janar 1956, me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kryesuar nga: Fiqiret Spahiu, Shpresa Fuga, Nazmi Peza, u dënua me 6 vjet burg, “për krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit.
Letrat e para të burgut zbulojnë karakterin e tij fisnik. Në vend që të ankohej për fatin e vet, ai shqetësohej për bashkëshorten. E këshillonte të mos mërzitej, të kujdesej për fëmijët dhe të mos shpenzonte tepër për të. Edhe në kushtet e izolimit, mendimi i tij i parë ishte familja. Por pas rreshtave të qetë fshihej një realitet i ashpër. Në burg mungonin gjërat më elementare. Të burgosurit vareshin nga ndihmat e familjeve për ushqime, veshje dhe mjete higjienike. Në letrat e tij, Mark Ndoja kërkon kostume, batanije, furçë dhëmbësh, zarfe, libra dhe ushqime. Çdo send kishte vlerën e një pasurie. Malli për Milenën është një nga temat më prekëse të kësaj korrespondence. Në një prej letrave ai i shkruan se nuk e kishte kuptuar kurrë sa shumë e donte deri në momentin kur u nda prej saj. Ai flet për “poezinë e dashurisë së tyre”, e cila e mbante gjallë në ditët e vështira të burgut. Janë fjalë që dëshmojnë jo vetëm dashuri bashkëshortore, por edhe nevojën e njeriut për t’u kapur pas kujtimeve kur gjithçka tjetër i merret. Po aq prekës është malli për fëmijët. Vajza e vogël Marinta kishte lindur vetëm pak ditë para arrestimit të tij. Ai nuk kishte pasur mundësi ta shihte dhe ta mbante në krahë. Në letrat e tij pyet vazhdimisht për fëmijët, i përqafon me fjalë dhe përpiqet të ruajë lidhjen shpirtërore me ta, megjithëse ndodhet larg. Në verën e vitit 1956 ai u transferua në kampet e punës së detyruar në Zadrimë. Aty intelektuali, poeti dhe studiuesi u detyrua të punonte me lopatë dhe karrocë. Megjithatë, edhe në ato kushte ai ruajti humorin dhe ironinë. Në një letër shkruan se po mësonte “zanatin e babës”, duke punuar tokën. Kjo aftësi për të gjetur dinjitet edhe në poshtërim tregon forcën e karakterit të tij. Burgu i Burrelit, ku u transferua në vitin 1957, përbënte një nga kulmet e vuajtjes. I njohur si burgu më i tmerrshëm politik i Shqipërisë komuniste, Burreli ishte sinonim i izolimit, urisë dhe të ftohtit. Në letrat e tij shfaqen vazhdimisht kërkesa për miell misri, patate, gështenja, hudhra, çorape leshi dhe qymyr. Janë kërkesa që flasin më shumë se çdo analizë historike për kushtet çnjerëzore të jetesës.
Një nga letrat më tronditëse të Mark Ndojës është ajo e dimrit të vitit 1957. Ai përshkruan të ftohtin që ngrinte akull gjithçka përreth, dyshekun e pambushur dhe pizhamet e grisura. Por edhe atëherë përpiqet të mos rëndojë mbi familjen, duke shtuar se mund t’ia dalë edhe pa to nëse gjendja ekonomike e Milenës është e vështirë. Ky kontrast mes mjerimit fizik dhe fisnikërisë morale është ndoshta tipari më i fortë i personalitetit të Mark Ndojës. Regjimi mund ta privonte nga liria, por nuk mund ta detyronte të humbiste dinjitetin. Në vitin 1960 ai përfitoi nga një amnisti dhe u lirua para afatit. Shpresa për t’u kthyer në jetën normale ishte e madhe. Në letrat e fundit nga burgu ai shkruan se dëshironte të punonte përsëri për familjen dhe për atdheun. Edhe pas viteve të burgut ai vazhdonte të besonte se mund t’i shërbente vendit të tij. Por liria rezultoi e kufizuar. Ish-i burgosuri politik mbeti nën mbikëqyrje, i përjashtuar nga jeta publike dhe me mundësi të kufizuara për punë. Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga letërsia dhe përkthimet. Në heshtje, larg vëmendjes publike, vazhdoi të punonte mbi veprat e mëdha të letërsisë botërore. Përkthimi i “Komedisë Hyjnore” të Dantes ishte një nga ndërmarrjet më të rëndësishme të tij. Ishte një punë kolosale, e denjë për një intelektual të nivelit të lartë. Por regjimi nuk e shpërbleu këtë përkushtim. Përkundrazi, në fund të vitit 1964 ai u internua sërish në Zvërnec.
Arrestimi i dytë dhe internimi u përjetuan si një tragjedi e re nga familja. Vajza e tij, Marinta, vite më parë ka kujtuar momentin kur e pa të atin të shoqëruar nga dy civilë. Ai u përpoq ta qetësonte, duke i thënë se do të shkonte në punë. Ishte një gënjeshtër e butë e një babai që nuk donte të rëndonte shpirtin e vajzës së vogël. Në Zvërnec vuajtjet vazhduan. Vitet e burgut dhe internimit kishin lënë gjurmë të rënda në shëndetin e tij. Në fillim të vitit 1968 ai pësoi një hemorragji cerebrale, ndërsa punonte në pyll. E lanë për orë të tëra pa ndihmë mjekësore të specializuar. Më pas u kthye në Tiranë gjysmë i paralizuar. Katër vitet e fundit të jetës i kaloi i sëmurë rëndë. Për fëmijët e tij ishte një periudhë e dhimbshme. Ata e kishin pritur me vite kthimin e babait dhe tani e shihnin të pafuqishëm, të dëmtuar nga vuajtjet e një jete të tërë. Mark Ndoja ndërroi jetë më 19 qershor 1972. Pas vetes la një vepër të rëndësishme letrare, përkthime të vyera dhe një shembull të rrallë dinjiteti njerëzor. Por ndoshta trashëgimia më prekëse mbeten letrat e burgut. Në ato letra nuk gjendet urrejtje. Nuk gjendet dëshirë për hakmarrje. Gjendet vetëm dashuri për familjen, mall për lirinë, besim tek njeriu dhe përkushtim ndaj kulturës. Pikërisht për këtë arsye ato vazhdojnë të lexohen edhe sot si dokumente të jashtëzakonshme të kujtesës shqiptare. Historia e Mark Ndojës është historia e një brezi intelektualësh që u përpoqën të ndërtonin kulturën shqiptare dhe që më pas u goditën nga sistemi që dikur kishin ndihmuar të ndërtohej. Ajo është historia e një njeriu që humbi lirinë, shëndetin dhe vitet më të bukura të jetës, por nuk humbi kurrë fisnikërinë e shpirtit. Dhe pikërisht kjo e bën figurën e tij një nga më dinjitozet dhe më tragjiket e kulturës shqiptare të shekullit XX.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë (17 qershor) në autostradën Fier-Lushnjë, pran&eu...
Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e një ankete t&eu...
Mijëra protestues e kanë mbyllur sot në sheshin “Skënderbej” protestën e 17-të kundër qeverisë së kryem...
- "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", ka qenë thirrja e vazhdueshme që po përsëritin protestuesit teksa marshojnë nëp&e...
Nga Klodian Tomorri Ndërsa Shqipëria ishte shndërruar de facto në një nga qendrat më të mëdha të riciklimit të...
Pas disa orësh protestë përpara godinës së Kryeministrisë, qytetarët pjesëmarrës në atë që njihet ta...
TIRANË- Pas një marshimi të gjatë nëpër rrugët e Tiranës, turma e protestuesve ka mbërritur para godinës ...
Guardia Civile në Spanjë ka arrestuar katër persona përgjegjës për dy plantacione kanabisi të vendosura në objekte n&eum...
Edi Rama udhëtoi paraditen e kësaj të marte drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore t&eu...