FOTO/ Rruga nga Valbona në Theth e mbushur me qenë endacakë, autoritetet asnjë masë për të mbrojtur turistët
Turistët shprehin shqetësimin për praninë e madhe të qeneve endacak gjatë udhëtimit nga Valbona në Theth. Përmes...
Turistët shprehin shqetësimin për praninë e madhe të qeneve endacak gjatë udhëtimit nga Valbona në Theth. Përmes...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...

Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me debatet për reformën e re territoriale, duke deklaruar se kundërshtimet që po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka dhe Prrenjasi dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për pakënaqësi të izoluara. Protesta masive janë zhvilluar në Poliçan e Prrenjas, ndërsa në Klos administrata e bashkisë bojkotoi punën. Edhe në Divjakë banorët kanë kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjen.
Sipas deputetit demokrat, ndryshimet e propozuara nga mazhoranca për hartën e re territoriale, duke shkrirë 15 bashki, rrezikojnë ta fusin Shqipërinë në një krizë të thellë institucionale dhe sociale, ndërsa thekson se, nëse nuk reflektohet, qytetarëve nuk do t’u mbetet rrugë tjetër veç protestës.
Protesta si zgjidhje per reformen territoriale!
Ajo që Partia Socialiste po e paraqet si reformë territoriale nuk duhet të jetë një ushtrim për vizatimin e kufijve në hartë, por një reformë e vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë vendore.
Pushteti vendor ekziston për të afruar shtetin me qytetarin, jo për ta larguar atë. Çdo ndryshim i hartës administrative duhet të ketë si pikënisje përfaqësimin, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin e komuniteteve, jo interesa të momentit apo llogari elektorale. Reformat e PS dhe te Edi Ramës lene shumicen e shqiptarve pamperfaqesim, ato bazohem mbi hilen dhe jo zhvillimin!
Nuk është rastësi që kundërshtimet po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka, Prrenjasi dhe nga bashki të tjera ku qytetarët po shprehin shqetësimin se po humbasin zërin dhe identitetin e tyre institucional. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një pakënaqësi të izoluar, por me një debat që prek vetë mënyrën se si organizohet shteti.
Shqipëria ka një antropologji kulturore të veçantë. Identiteti krahinor, historia, traditat dhe lidhja e njerëzve me vendlindjen janë ende shumë të forta. Pikërisht për këtë arsye, vendi ynë ka nevojë për njësi vendore funksionale, më pranë qytetarëve dhe më të afta për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, jo për bashki gjithnjë e më të mëdha që rrezikojnë të zbehin përfaqësimin. Modeli që propozon PD është afer ketij realiteti!
Një reformë territoriale nuk mund të matet vetëm me numrin e bashkive. Ajo duhet të matet me aftësinë për të garantuar demokraci vendore, pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të balancuar. Përndryshe, rrezikojmë të krijojmë struktura administrative më të mëdha, por me qytetarë gjithnjë e më larg vendimmarrjes, me abuzime, korrupsion e anarki!
Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të ndërtuar mbi kalkulime elektorale, por për një reformë që respekton historinë e komuniteteve, identitetin e tyre dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u përfaqësuar. Demokracia vendore forcohet duke afruar pushtetin me njerëzit, jo duke e përqendruar atë. Ky duhet të jetë parimi që udhëheq çdo reformë territoriale serioze. Kjo reforme e fut Shqiperinë në krize dhe le si zgjidhje vetem protesten!
Një ndërhyrje e shpejtë e Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit ka parandaluar një tragjedi në lumin Devoll, ku një tr...
Një mjet lundrues është bllokuar ditën e sotme nga policia pasi u filmua duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për...
Qytetarët janë mbledhur sot në protestë para SPAK, ndërsa është paralajmëruar që ish zëvendës kryeministr...
Neritan Nallbati është larguar nga Departamenti i Policisë Kriminale. Largimi i tij është bërë për shkak se i ka mbaruar...
Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin e Kretës, në Gr...
Një sherr masiv ka ndodhur dje mes disa personeve në Tepelenë, pranë një lokali, ku si pasojë tre prej tyre kanë mbetur t&eum...
Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në...
Gazetari investigativ Elton Qyno ka denoncuar një sulm fizik dhe kërcënime të vazhdueshme, të cilat sipas tij lidhen me grupin kriminal...
Këtë të premte SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për zgjatjen e hetimeve dhe njëhe...
Punonjësit e administratës së Bashkisë Klos kanë protestuar për rreth dy orë përpara godinës së bashkisë,...