Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap para. Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi këtë javë listën e kompanive që kanë shprehur interes për zhvillimin e këtyre dy pronave shtetërore përmes një programi që qeveria ka nisur ta zbatojë në një sërë projektesh.
Konkretisht për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë” që është pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shprehur interes tre kompani dhe pas verifikimit të dokumenteve kanë kaluar në fazën e dytë të trija. Bëhet fjalë për shoqëritë:
Ndëkrohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga të cilat janë kulaifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:
1.Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpk
2. Shoqëria “Soleil and Sea” shpk
3. Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”
4. Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava shpk shpk”.
Në fazën e dytë ku do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatit fitues shoqëritë duhet të paraqesin një propozim që përmban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore (zarfi 1) dhe ofertën financiare (zarfi 2).
Si do zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë
Vilat qeveritare në Vlorë dhe ajo në Velipojë do të kthehen në hotele luksoze.
“Ky projekt ka si synim të transformojë këto rezidenca nga struktura të amortizuara dhe të pashfrytëzuara në qendra bashkëkohore të turizmit elitar dhe zhvillimit ekonomik. Duke ruajtur vlerat historike të përdorimit të këtyre pronave, rikonceptimi do të sjellë një harmoni mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke i dhënë rëndësi jo vetëm inovacionit, por edhe ruajtjes së identitetit të tyre.
Rezidencat qeveritare do të përfshijnë standardet më të larta të mikpritjes bashkëkohore, të mbështetura nga teknologjitë më të avancuara dhe dizajni bashkëkohor. Transformimi i tyre synon të krijojë një përvojë unike për turistët, investitorët dhe personalitetet VIP, duke i kthyer ato në modele të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore”, – nënvizohet në dokumentet e thirrjes.
Zona ku do të zhvillohet projekti përfshin së pari rezidencën Qeveritare “Vila nr. 2” ku sipërfaqja ndërtesës 1126 m². Rezidencën Qeveritare “Vila nr.6” ku sipërfaqja ndërtesës është 332.48 m² dhe e treta rezidenca Qeveritare “Vila nr.9” me sipërfaqe të ndërtesës 186 m².
Në total, sipërfaqja e konkursit: 1,644.7 m². Ndërkohë lidhur me rezidencën në Velipojë dokumentet specifikojë se ky konkurs synon të gjenerojë ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.
Referuar të dhënave që janë bërë publike, kjo pasuri është në total 8100 metra² ku përfshihet edhe ndërtesa. Të dhënat e pasurisë janë: Rezidenca Qeveritare “Vila Velipojë”, Shkodër, Zona Kadastrale nr. 3072, lloji i pasurisë “Ndërtesë + Truall”, numër pasurie: 5, Sipërfaqja e gjurmës së ndërtesës 1200 m² + Sipërfaqja e truallit 8100 m².
“Institucioni përfiton hapësira të reja që janë më funksionale, në kushtet e një hoteli butik e një standardi me 5 yje, ku personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë, kushteve të përcaktuara në marrëveshjen mes Korporatës dhe DSHQ”, – thuhet në dokument./ Monitor
TIRANË- Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi ...
TIRANË- Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Per...
KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku het...
TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të shpërbërjes ...
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për rastin e kolegut Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në "Ç...
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është "shkr...
TIRANA- Avokati Saimir Visha deklaroi sot se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. I ftuar në "&Ccedi...
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shtyrë seancën për rastin e gazetarit Elton Qyno teksa trupa u tërhoq p&...
TIRANA- I arrestuari për hakerimin e e-maile-ve të SPAK, Arnold Rrokaj, ka pranuar akuzën. Bëhet me dije se ai para hetuesve ka ...
ELBASAN- Policia e Shtetit ka reaguar pas raportimeve se gjatë aksionit të BKH-së në Elbasan, ka refuzuar kontrollet në subjekte...