“Kemi ves se biem në dashuri me partitë”/ Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini!
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...
Ka nisur pasditen e kësaj të diele, protesta e 22 masive në Tiranë, ku qytetarët janë mledhur në “Sheshin Skënde...
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...
Trajneri i Japonisë, vlerëson mesfushorin Kamada pas fitores ndaj Tunizisë në Botëror.Japonia e shkatërroi Tunizinë 4-0 t&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas një postimi të një qytetareje nga Tetova lidhur me protestat kundë...
Nën vapën e fortë të Kansas City-t, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, po udhëheq me intensitet maksimal përgatitjet e...
Paratë në këtë vendin tonë nuk mjaftojnë asnjëherë, gjithmonë kur bëhet fjalë për ndërtime, i...
Protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet po i bashkohen edhe shumë qytetarë nga rrethet. Një protestues i ardhur nga Vlor...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë. Gjykata ka detyrimin të arsyetojë se përse masat alternative janë të papërshtatshme për tu caktuar.
Në lidhje me rrezikshmërinë e personit Kolegjet e Bashkuara ndajnë qëndrimin se gjykatat duhet të analizojnë personalitetin e personit.
“Në përgjigje të cështjes së parë me detyrimin e gjykatës për masa alternative para burgut, kolegjet përcaktojnë se qëndrimi i mbajtur në 2011 sipas të cilës kërkohet ose vendoset masa arrest në burg, gjykata nuk ka detyrimin të nuk është në përputhje me nenet dhe konventën evropiane. Në zbatim të këtyre neneve, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë masa të tjera më pak kufizuese”, theksoi Sadushi.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale.
Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika gjyqësore kërkonte qartësim, saktësim, standardizim, ndryshim dhe zhvillim të mëtejshëm në mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të masës “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kolegjet orientojnë gjykatat drejt zbatimit të standardeve në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke ritheksuar se kufizimi më i rëndë i lirisë personale nuk mund të mbështetet në formulime të përgjithshme, por kërkon arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm.
Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:
Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.
Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.
Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.
Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtë dhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së. Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnë qëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisë personale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkret dhe proporcional.
Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se rekursi i prokurorisë nuk gjente mbështetje në ligj.
Vendimi i plotë dhe i arsyetuar i Kolegjeve të Bashkuara do të vihet në dispozicion brenda afatit ligjor dhe do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.
Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e kësaj të hëne, 4 maj, në aksin rrugor Berat-Dimal në fsh...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe të pandehurve të tjerë...
Familja e shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 2 fëmijë të mitur, dhe një i tretë ndodhet n&e...
Një konflikt mes familjarëve ka degraduar në një veprim të paprecedentë në Cërrik, aty ku vëllai ka marrë nj&e...
Dy vajza janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shkaktuar zjarr në banesën e tyre me qira, por nga flakët e pësu...
Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja e cila u shpreh se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditë...
Rrëqethëse janë dëshmitë e banorëve të lagjes së ish kënetës në Durrës, aty ku ditën e djeshm...
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër shtetas të akuzuar për pastrim parash. Bë...
Avokati Ledio Braho ka reaguar sa i përket aksidentit të rëndë një ditë më parë në Durrës, ku humbën je...
Drejtuesit kinezë të kompanisë "Bankers Petroleum" janë paraqitur këtë të hënë, 4 maj në Prokurorinë e ...