U përplasën dy skafe, detaje të reja për incidentin në det me një të vdekur
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Situata e krijuar nga përhapja e një zjarri masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, ka dety...
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Shqiptari Elvis Metvelaj, 42-vjeçari, i konsideruar nga autoritetet italiane si përgjegjës për vrasjen e Ornella Forastefanos, 46 vjeç, ka zgjedhur të mos përgjigjet gjatë seancës së zhvilluar këtë mëngjes para gjyqtarit për hetimet paraprake në Bari.
Metvelaj u paraqit para gjyqtarit për seancën e vleftësimit të ndalimit. I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, ai shfrytëzoi të drejtën për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit.
Gjyqtari ka rezervuar vendimin si për vleftësimin e ndalimit, ashtu edhe për masën e sigurisë së arrestit në burg, të kërkuar nga Prokuroria e Barit. Vendimi pritet të merret gjatë orëve në vijim.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 16 gushtit. Ornella Forastefano, 46 vjeç, u gjet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë pasi ishte lënë para spitalit të Trebisacce, në provincën e Kozencës.
Gruaja, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në dyshimet ndaj Elvis Metvelajt, i cili aktualisht ndodhet përballë procedurave gjyqësore në Bari.
Rasti ka shkaktuar reagime të forta edhe në opinionin publik. Vajza e viktimës ka reaguar publikisht pas vdekjes së nënës së saj, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta lidhur tragjedinë me mbiemrin e saj dhe duke e cilësuar atë si pasojë të dhunës së ushtruar nga një burrë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa pritet vendimi i gjyqtarit mbi ndalimin dhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në burg.
Elvis Metvelaj u ndalua në portin e Barit nga autoritetet italiane, ndërsa sot, më 18 gusht, u paraqit para gjyqtarit për seancën e vleftësimit të ndalimit.
Prokuroria e Barit ka kërkuar zyrtarizimin e ndalimit dhe vendosjen e masës së arrestit në burg. Gjykatësi i hetimeve paraprake (GIP) e ka rezervuar vendimin, i cili pritet të merret në orët e ardhshme.
Në rast të vendosjes së masës së sigurisë, gjyqtari pritet njëkohësisht të deklarojë mungesën e kompetencës territoriale dhe të urdhërojë përcjelljen e akteve te prokuroria kompetente.
Dosja do t’i transferohet më pas Prokurorisë së Castrovillarit (Calabria), e cila ka kompetencën për të zhvilluar hetimet mbi vrasjen e 46-vjeçares, ngjarje e ndodhur në territorin e Kalabrisë.
Trupi i Ornella Forastefanos është transferuar në Katanzaro, ku ekzaminimi mjeko-ligjor do të kryhet nga ekipi i drejtuar nga profesoresha Isabella Aquila, pranë Spitalit Universitar “Dulbecco”.
Autopsia pritet të japë përgjigje mbi natyrën e plagëve, shkakun e vdekjes dhe, për aq sa është e mundur, kohën kur ka ndodhur vdekja. Këto të dhëna mund të jenë vendimtare për t’u krahasuar me rindërtimin e lëvizjeve të gruas gjatë orëve të fundit të jetës së saj.
Një zjarr ka rënë në fshatin Çorrush, Bashkia Mallakastër. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shk&eu...
Me të dalë nga Tuneli i Murrizit, aty ku dikur udhëtimi drejt Tiranës ishte një pengesë e përditshme, sot sheh të lë...
Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja tragjike që tronditi zonën turistike të Ksamilit mëngjesin e kësaj të marte...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “News24”, ka analizuar ecurinë e disa prej dosjeve më të rëndësishme që po he...
Numri i personave të arrestuar në kuadër të vrasjes së ndodhur orët e para të mëngjesit në Ksamil ka shkuar në...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku mbeti i vrarë20-vjeçari portugez. Gaz...
Aktivistja Edlira Çepani ka folur për rolin e protestës qytetare dhe mundësinë që ajo të ndikojë në mënyr&eu...
Një pushues ka rrëfyer momentet e tmerrit të përjetuara nga vrasja e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, në am...
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Poli Boriçit i akuzuar për tentativë vrasje ndaj Ermir...
Drejtësia shqiptare ka hedhur një tjetër hap në të ngulmuarin për të ekstraduar nga Anglia në Shqipëri pesë t&...