
Forcat izraelite kanë ndaluar ditën e sotme aktivistin shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhej në bordin e flotiljes humanitare “Global Sumud”, një mision ndërkombëtar i nisur drejt Gazës me qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë civile të prekur nga lufta. Flotilja ishte nisur nga zona e Marmarisit në Turqi dhe përbëhej nga 54 anije me rreth 426 aktivistë nga 39 vende të botës. Sipas organizatorëve, misioni kishte për synim të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare mbi situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe të dërgonte ndihma për civilët e mbetur nën bllokadë.
Ndërkohë, autoritetet izraelite kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë shkelje të bllokadës detare ndaj Gazës, duke e konsideruar flotiljen një veprim provokues. Marina izraelite ndërhyri në Mesdheun lindor, ku sipas organizatorëve janë ndaluar të paktën 28 anije të flotiljes, ndërsa pjesa tjetër vazhdon lundrimin.
Pamjet e transmetuara nga bordi i anijeve tregojnë momentet kur anijet ushtarake izraelite afrohen pranë flotiljes dhe ushtarët hipin në disa prej mjeteve lundruese të ndaluara. Mes personave të ndaluar ndodhet edhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, arrestimi i të cilit ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Jashthme të vendit tonë. Përmes një reagimi ministria bën me dije se janë në dijeni të rastit dhe kanë nisur komunikimet me autoritetet izraelite përmes kanaleve diplomatike.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në dijeni për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhet në bordin e flotiljes “Sumud”.
Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.
Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren”, thuhet në reagimin e bërë nga Ministria e Jashthme. Pak orë para se të ndalohej nga forcat izraelite, Baki Goxhaj kishte publikuar një mesazh në rrjetet sociale nga bordi i anijes humanitare.
Në reagimin e tij, ai fliste për rolin historik të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar atë si një nga faqet më të ndritura të historisë së Shqipërisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Maj21:44
“Do ta japin shqip provimin”/ Ish.zv kryeministri maqedonas u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës
Zv.kryeministër i Parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dha sot lajmin që provimi i jurisprudencës për studentët shqi...
AKTUALITET
18 Maj21:27
U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, zhduket 14-vjeçarja në Vlorë
Një vajzë 14-vjeçare është zhdukur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas familjarëve, e mitura është...
AKTUALITET
18 Maj21:24
“Ka të arrestuar”/ Mbështeti protestën për gjuhën shqipe në Shkup, trondit Laert Vasili: Do ta kem të vështirë kthimin në Atdhe
Aktori Laert Vasili i cili ka mbështetur sot protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe. Ai është shprehur se sit...
AKTUALITET
18 Maj21:20
EMRAT/ Qëlloi me armë zjarri policin 20-vjeçar, kush është autori i krimit
Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, pasi personi që po shoqërohej nga policia i mori a...
AKTUALITET
18 Maj21:11
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari i rrëmben armën efektivit dhe e qëllon. Policia jep detaje
Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banu...
AKTUALITET
18 Maj20:42
VIDEO/ Avioni i ‘Air Albania’ përfundon në Moskë, gazeta zvicerane: Ja si po anashkalohen sanksionet perëndimore
Rusia po anashkalon sanksionet perëndimore në shumë fusha. Tani, një Airbus A320, dikur në shërbim të Air Albania, ka dal&eum...
AKTUALITET
18 Maj18:49
"Ik se po të sh*****j robt"/ Skandal në Psikiatri, infermjerja fyen pacienten shtatzënë
Një video tronditëse ka hapur një tjetër plagë të rëndë mbi mënyrën se si trajtohen pacientët brenda in...
AKTUALITET
18 Maj18:42
Vila e familjes së gruas së Dumanit, Gjokutaj: Dokumentet bien në kundërshtim me njëra-tjetrën
Nga dera e SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha, publikoi sot dokumente që hedhin dyshime mbi mënyrën se si ish-kreu i SPAK, Altin Dum...
AKTUALITET
18 Maj18:30
Laert Vasili nga Tirana drejt Shkupit për gjuhën shqipe: Një komb, një gjuhë, një flamur!
Në Shkup studentët shqiptar po zhvillojnë këtë të hënë protestë, të cilët kërkojnë zbatimin e p...
AKTUALITET
18 Maj18:18
Protestat në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë
Tre studentë shqiptarë janë arrestuar në protestën e oragnizuar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e c...