Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rëndësishme atë të rrëmbimit e zhdukjen e Jan Prengës, por për këtë shqyrtim i akuzuari ka kërkuar pezullimin.
Gjatë seancës së radhës avokatët e Hajrit deklaruan se gjykata e posacme duhet të mbyllë përkohësisht gjykimin dhe t’ia kalojë çështjen për kontroll incindental Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e të pandehurit, nuk trajtoi asnjë nga provat apo akuzat për të cilat SPAK rëndon Hajrin për rrëmbim, fshehje dhe asgjësim të Jan Prengës, por sollën një nen të kodit penal për të cilin pretendojnë se është jo kushtetues.
Avokatët thanë se 109/3 i Kodit Penal është një dispozitë që parashikon dënimin e përjetshëm dhe nuk ka marzh për dënimin minimal. Diçka e tillë e kthen gjykatën në një notere të prokurorisë duke i mohuar diskrecionin për të vendosur mbi parimet e individualizmit deklaruan më tej avokatët.
Gjykata e Posaçme nuk ka vendosur ende mbi këtë kërkesë, ndërkohë që më herët gjykimi kundër Hajrit u mbaj i pezulluar për një vit për të shteruar fazat e njoftimit të tij, që është ndarë në tre fraksione, njëra ndaj kopshtarit Festim Bexhdili dënuar së fundmi me burgim të përjetshëm, 5 të tjerë së bashku me Dritan Rexhepin po procesohen në të njëjtën gjykatë, kurse ai që konsiderohet si kryesori për rrëmbimin e Prengës, Gentian Funiqi, ende nuk është i është dorëzuar drejtësisë nga autoritetet spanjolle.
Nga rrëmbimin i Prengës në 2020, autoritetet dështuan ta gjejnë trupin e tij ndërkohë që u zbulua se viktima u morr peng në fillim për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë nga i vëllai qe jetonte në Angli.
Shenja e fundit e Jan Prengës ishin disa pamje filmike të bllokuara në kompleksin nën pronësi të Hajrit, një pronë që qëndroi përkohësisht nën sekuestron nga SPAK duke ju rikthyer më vonë pronarëve. Pamjet provojnë transportimin e Jan Prengës nga rrëmbyesit, mes të cilëve i tillë konsiderohet edhe kopshtari kompleksit. /Tch/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator21:07
A është Ragip Gila një vrasës me pagesë? Zbardhet roli i Barush Bregut në masakrën me dy të vrarë në Shkodër dhe lidhjet me fisin Lici
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tje...
AKTUALITET
23 Shtator20:37
“Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA)
Detaje të reja kanë dalë nga masakra e 8 shtatorit në Shkodër, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. P&...
AKTUALITET
23 Shtator20:20
Hetimi i piramidave online/ I arrestuari i fundit: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram
Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjak&...
AKTUALITET
23 Shtator20:15
Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht/ Përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Të degjeneroj, do të më nxjerrësh mashtrues
Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejm,...
AKTUALITET
23 Shtator19:31
“Bie ndesh me traditën shqiptare”, Këshilli Ndërfetar kundër nismës ligjore për ‘shumë’ gjini
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ...
AKTUALITET
23 Shtator18:48
Trafikoi sasinë më të madhe të heroinës në Galicia të Spanjës, kush është biznesmeni shqiptar që po gjykohet nga drejtësia spanjolle
Nikolin Janina, një biznesmen i njohur shqiptar, përballet me tetë vjet burg për përfshirjen e tij në vjedhjen e 54 kilogramë...
AKTUALITET
23 Shtator15:48
Aksident në "Laguna-Patok", drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Dërgohet me urgjencë tek Trauma
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin. Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Pato...
AKTUALITET
23 Shtator15:29
I nguli gërshërën brenda spitalit/ Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur: Ja pse e qëllova
Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur sot nga kolegu i tij. E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Mikel Osm...