AKTUALITET

Rritja e çmimeve nga “One”, avokati Ervin Ymeraj: Shteti duhet të ndërhyjë, duke filluar nga AKEP-i

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 13:24

Rritja e çmimeve nga “One”, avokati Ervin Ymeraj: Shteti

Rritja me 2.2% e çmimeve të shërbimeve nga kompania “ONE” ka hapur debat, pasi sipas avokatit Ervin Ymeraj, mënyra e aplikimit dhe komunikimit të kësaj mase mund të jetë problematike për konsumatorët.

Ai thekson se, edhe pse kompania mund të parashikojë në kontratë të drejtën për ndryshim të njëanshëm të çmimeve, kjo nuk përjashton detyrimin për transparencë dhe informim të plotë ndaj klientëve. Sipas tij, abonentët duhet të jenë të qartë që në fillim për ndikimin që mund të kenë ndryshimet në faturat e tyre, gjë që, sipas Ymerajt, nuk është reflektuar në njoftimin e fundit.

Avokati vë në dukje se mënyra e komunikimit nga kompania nuk garanton informim të drejtpërdrejtë dhe të kuptueshëm, duke lënë hapësira për paqartësi mbi të drejtën e abonentëve për të kundërshtuar ndryshimin. Në këto kushte, ai argumenton se rritja mund të konsiderohet e njëanshme dhe potencialisht abuzive.

Sipas tij, çdo abonent ka të drejtë të reagojë dhe të kundërshtojë, pasi mosveprimi mund të interpretohet si pranim i kushteve të reja. Ymeraj shton se edhe klauzola që lejon rritjen e çmimeve, nëse është e paqartë apo e padrejtë, mund të cenojë interesat e konsumatorëve.

Ai bën thirrje për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, si AKEP dhe strukturat për mbrojtjen e konsumatorit, për të garantuar transparencë dhe mbrojtje më të madhe për qytetarët.

Ndërkohë, avokati kujton se nga 1 maji abonentët kanë të drejtë të refuzojnë ndryshimet ose të kërkojnë ndërprerjen e kontratës, duke marrë parasysh edhe pasojat që mund të sjellë një vendim i tillë.

Avokati Ervin Ymeraj: Kompania ONE në kontratë ia njeh vetes të drejtën për të rritur çmimin në mënyrë të njëanshme dhe automatike, por klienti ka disa të drejta që nuk mund t’i prekë kontrata. Klauzolat e kontratës duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme. Klienti duhet të jetë i mirëinformuar që në fillim dhe të dijë që çdo ndryshim çmimi do ta prekë direkt. Në njoftimin e dërguar kjo nuk është sqaruar. Abonentët duhet të marrin informacion në formë private, por nuk është shpjeguar në njoftimin e ONE nëse ata kanë mundësi ta kundërshtojnë.

Mënyra se si kompania ka komunikuar ndryshimin e çmimit nuk respekton të drejtën për informim të qartë dhe të drejtpërdrejtë për abonentët. Kjo e bën rritjen abuzive dhe nuk mund të konsiderohet ndryshim i kushteve kontraktuale pa vullnet të përbashkët. Informacioni që jep kompania është i paqartë dhe voluminoz. Çdo abonent mund të bëjë kundërshtim dhe kompania duhet ta ketë parasysh. Nëse konsumatori nuk ndërhyn dhe nuk kundërshton, kjo konsiderohet pranim, dhe rritja mund të vazhdojë.

Format e njoftimit nga ONE nuk janë të përshtatshme dhe nuk respektojnë të drejtën për transparencë dhe mundësinë për kundërshtim. Nëse klauzola për rritje të çmimit ishte në kontratë, ajo është e padrejtë dhe krijon pasoja për abonentët. Kjo është një kosto për çdo qytetar. Shteti duhet të ndërhyjë, duke filluar nga AKEP-i, Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit, por edhe shoqëria civile, që konsumatori të jetë sa më i mbrojtur.

Nga 1 maji, abonentët kanë të drejtë të kërkojnë mospranim të ndryshimeve dhe mund të bëjnë kërkesë për ndërprerje të kontratës, por duhet të kenë parasysh pasojat që kjo mund të sjellë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan