
Ergys Agasi është kthyer ditët e fundit në një nga emrat më të përfolur në opinionin publik, për shkak të goditjes së grupit kriminal në AKSHI, nga Prokuroria e Posaçme. Pengmarrje, tendera dhe miliarda lekë të përfituara falë ndikimit të paligjshëm te funksionarët e lartë. Janë bërë publike deklaratat vjetore të pasurisë së djalit të ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, i cili më shumë se një dekadë më parë nisi të katapultohej në rangjet e larta të pushtetit.
Bie në sy se në vitin 2014 kur ka nisur punë si Kryeinspektor në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi deklaronte një pasuri të madhe, kryesisht të trashëguar nga familja, konkretisht një dyqan në Durrës me vlerë 25 milionë lekë, një makinë rreth 16 milionë lekë dhe 200.000 euro të trashëguara nga shitja e një dyqani.
Deklarata e 2014, para fillimit te detyres si Kryeinspektor/ © Newsbomb.al
Gjithashtu, i cilësuari si "koordinator" i krimit me politikën e lartë, Ergys Agasi kishte dhe të ardhura mujore nga paga në vlerën e 1 milionë e 70 mijë lekëve të vjetra. Deklaratat periodike të viteve pasardhëse, 2015, 2016 dhe 2017, kur djali i politikanit socialist (në pension) Bardhyl Agasi u largua nga detyra si Kryeinspektor dhe rezulton se nëse gjendja kesh në shtëpi është përgjysmuar, pasuria e paluajtshme është shtuar.
Për shembull, nëse në 2014 para se të fillonte detyrën, Ergys Agasi kishte 200.000 euro kesh të trashëguara nga familja, në 2017 kjo vlerë është përgjysmuar në 106.000 euro. Gjithashtu, "koordinatori" ka shitur makinën Volkswagen PHAETON me vlerë 16.000 euro dhe ka blerë një Mercedes Benz 20.000 €, ka blerë edhe një apartament me vlerë 70.000 €, një garazhd me vlerë 22.000 € dhe 22 milionë lekë të vjetra nga kuotat e aksioneve në kompaninë "EA Logistics".
Siç del nga këto deklarata periodike vjetore të verifikuara nga newsbomb.al dhe të deklaruara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë, Ergys Agasi ka pasur një pasuri të konsiderueshme të trashëguar nga familja, por ajo është gati e papërfillshme me pasurinë e tij, një dekadë më pas në 2025.
Janë disa kompani, të themeluara prej tij dhe të tjera ku ka përqindje në kuotat e kapitalit, si dhe miliarda lekë të përfituara nga tenderat publikë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Dhjetor18:00
Aksident në Malësinë e Madhe! Kamioni del nga rruga
Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dal&eum...
AKTUALITET
26 Dhjetor17:53
Detaje/ Merret PENG dhe torturohet oficeri i SHISH!
Një oficer karriere i SHISH dyshohet se është rrëmbyer dhe torturuar nga struktura kriminale, vetëm pak kohë pasi ka dor...
AKTUALITET
26 Dhjetor17:39
Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar
Pas skandalit të AKSHI-t platforma e-Albania është bllokuar dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim. Prej disa...
AKTUALITET
26 Dhjetor17:30
Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit
Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në h...
AKTUALITET
26 Dhjetor16:43
Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje f...
AKTUALITET
26 Dhjetor16:27
SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”
Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të...
AKTUALITET
26 Dhjetor16:17
Gratë të dehura në timon, arrestohen të dyja/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur
Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën ...
AKTUALITET
26 Dhjetor16:01
Del FOTO kur Mirlinda Karçanaj promovonte biznesmenët që ndanin bashkë tenderat
"E ardhmja shpiket”, kështu shprehet në një postim pak muaj më parë, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e marr&eu...
AKTUALITET
26 Dhjetor15:47
SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku i bën karshillëk drejtësisë, shfaqet duke festuar
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ka sfiduar sërish ...
AKTUALITET
26 Dhjetor15:33
EMRAT/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka god...