Studentët djegin kazanë dhe sulmojnë me gurë, policia reagon me gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...

Siguria e gazetarëve që raportuan nga protesta e 24 janarit në Tiranë u vu në rrezik për shkak të përdorimit të mjeteve të shpërndarjes së turmës në zonat ku ata po kryenin detyrën profesionale, sipas një deklarate të publikuar nga Rrjeti “SafeJournalists”.
“Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion në hapësira ku ndodheshin gazetarë dhe kameramanë përbën rrezik serioz për sigurinë e tyre dhe pengon ushtrimin e lirë të profesionit”, thuhet në deklaratën e rrjetit shpërndarë për mediat mesditën e 26 janarit.
Sipas rrjetit, këto veprime krijojnë kushte të pasigurta për raportim dhe cenojnë të drejtën e publikut për t’u informuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
“Autoritetet duhet të sqarojnë nëse protokollet për mbrojtjen e gazetarëve janë respektuar dhe të marrin masa për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen”, sqaron deklarata.
Protesta e 24 janarit në Tiranë, e organizuar nga Partia Demokratike, u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës.
Gazetarë dhe kameramanë raportuan nga afër zhvillimet në terren, ndërsa në disa raste mjetet e ndërhyrjes u përdorën në zona ku ndodheshin edhe përfaqësues të mediave.
Sipas deklaratës, raportimet në media për përdorimin e spray-t ndaj një fotoreporteri dhe përdorimin e ujit me presion ndaj një gazetareje gjatë ushtrimit të detyrës ilustrojnë rreziqet me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të tubimeve publike.
Rrjeti nënvizon se çdo rrezikim i gazetarëve përbën kërcënim për lirinë e medias dhe funksionimin e demokracisë.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Gjat&e...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Poroçan të Bashkisë Gr...
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndry...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Agjencisë Shtetërore t&...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur sot në një takim zyrtar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Gjatë deklaratës së ...
Pasi dështoi me menaxhimin e mbetjeve si pasojë e aferës 400 milionë euro të inceneratorëve, qeveria po planifikon shpenzoje mil...
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur sot mbylljen e strukturave vendore t&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, teksa një i moshuar i ka dhënë fund jetë...
Historia e familjes Omari është një nga ato histori shqiptare ku talenti, dija dhe fisnikëria u përplasën brutalisht me makineri...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashki...