
Prokuroria e Elbasanit, e cila po heton shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, që bllokoi juglindjen e vendit për ditë me radhë duke shkaktuar një kaos në lëvizjen e qytetarëve, i ka kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar t’i vërë në dispozicion të gjithë procedurat e prokurimit të mirëmbajtjes së rrugës.
Sipas një burimi pranë grupit hetimor, ARRSH pritet t’i dorëzojë dokumentet brenda një jave, për shkak se bëhet fjalë për materiale voluminoze.
“Po hetojmë pjesën që lidhet me aksin ekzistues, konkretisht tenderin e mirëmbajtjes së rrugës. Pra, po shohim mënyrën sesi është zhvilluar procedura e tenderit dhe termat e kontratës së lidhur mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë fituese”, tha një burim pranë grupit të hetimit.
Grupi hetimor është ndalur po ashtu edhe tek pjesa e ndërtimit të rrugëve provizore, të cilat përdoren përkohësisht derisa të përfundojë ndërtimi i aksit.
Prokuroria po heton edhe lidhur me lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj, pasi është konstatuar se lumi po shfrytëzohet masivisht në disa zona.
Referuar të dhënave të Open Data, rezulton se tenderi i mirëmbajtjes, është fituar nga kompania InfraKonsult e Redi Strugës. Nga verifikimet e para rezulton se kompania nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktore, duke qenë në shkelje të ligjit dhe për pasojë dyshohet të ketë ndodhet dhe shembja e aksit që bllokoi juglindjen e vendit.
Prokuroria po heton për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”.
Situata në segmentin rrugor është normalizuar, por problemi mbetet evident. Për ditë me radhë, automjetet nuk qarkullonin në aks, për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Mars13:19
Zjarri përfshin kodrat e Sherishtit në Vlorë, digjen ullinjtë
Një zjarr ka përfshirë sot kodrat e fshatit Sherisht në Bashkinë e Vlorës.
Flakët janë përhapur shpejt, ndihmuar...
AKTUALITET
16 Mars13:08
Vdekja e Anxhela Bykut, ndryshon dinamika e ngjarjes, 20-vjeçarja tentoi të futej në shtëpi nga dritarja
Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pa...
AKTUALITET
16 Mars13:05
Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’, institucionet asnjë masë
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerr&eum...
AKTUALITET
16 Mars12:54
Kontaktojnë me grupet kriminale, SPAK shqyrton izolimin e pesë të burgosurve në regjimin 41-bis
Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në re...
AKTUALITET
16 Mars12:42
Zjarri shkrumbon ullishtet, të mbjellat mendohet të jenë djegur qëllimisht
Një zjarr ka përfshirë këtë të diel ullishtet e fshatit Duhanas në Berat, duke shkatërruar një pjesë të...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
16 Mars12:17
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Resorti të mos ndërtohet në tokat tona
Banorët e Rrjollit, janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar kundër zaptimit të tokave të tyre.
Ata k...
AKTUALITET
16 Mars12:29
Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhet ngjarja, si nisi sherri mes shokëve për faturën e drekës
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku një 26-vjeçar u plagos me thikë.
Sipas poli...
AKTUALITET
16 Mars12:01
Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasan, ku një çiklist ka mbetur i plagosur pas p&...
AKTUALITET
16 Mars11:51
''Modeli klasik i rrugëve të ndërtuara me korrupsion''/ Himçi: ''Ura e Mirakës'' drejt shembjes, institucionet heshtin!
Deputeti Blendi Himçi përmes një postimi ka denoncuar gjendjen alarmante në të cilën ndodhet ''Ura e Mirakës'', pasi firm...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
16 Mars11:20
“Në Vlorë trotuarin e kanë bërë 30 centimetra”, denoncimi i qytetarit: Si mund të kalojmë këtu?
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për problemin me trotuaret në Vlorë.
Ai shkruan se, bashkia i...