
Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar lidhur mbi sulmin kibernetik të organizatës iraniane Homeland Justice ndaj Postës Shqiptare. Me anë të një deklarate, AKSK thekson se nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.
Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, AKSK bën me dije se disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet për publikun janë rikthyer dhe janë plotësisht funksionale.
Deklarata:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon publikun se, më 25 mars 2026, u identifikua një incident kibernetik që preku infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare.
Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Autoriteti aktivizoi të gjitha procedurat e parashikuara në protokollet e reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm pune të përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup nisi menjëherë punën në koordinim të ngushtë me stafin teknik të Postës Shqiptare, duke u fokusuar në:
kryerjen e një analize të thelluar të incidentit dhe verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm;
identifikimin e treguesve të komprometimit (IOC);
analizimin e logjeve dhe ngjarjeve në sistemet kritike;
izolimin dhe sigurimin e sistemeve për të parandaluar çdo ndikim të mëtejshëm.
Si pjesë e masave parandaluese dhe për të mundësuar një analizë teknike të plotë, disa shërbime u nxorën përkohësisht jashtë funksioni nga Posta Shqiptare, me rekomandimin e Autoritetit. Aktualisht, të gjitha shërbimet për publikun janë rikthyer dhe janë plotësisht funksionale.
Ndërkohë, disa të dhëna që dyshohet se janë nxjerrë jashtë sistemit kanë qarkulluar në burime të hapura dhe aktualisht po verifikohen për autenticitetin dhe origjinën e tyre. Në këtë fazë, vëllimi i të dhënave që mund të jenë ekspozuar vlerësohet i kufizuar.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar për të garantuar integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.
Autoriteti do të vazhdojë të informojë publikun në mënyrë transparente për zhvillimet e mëtejshme dhe do të publikojë një raport përfundimtar pas përfundimit të analizës.
Për informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat këshillohen të mbështeten ekskluzivisht në kanalet zyrtare të komunikimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Mars16:20
Sulmi kibernetik, reagon Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por shërbimi nuk ka ndërprerje
Posta Shqiptare ka konfirmuar se ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, i cili sipas raportimeve është marrë përsipër nga g...
AKTUALITET
26 Mars16:13
Ngjarje e rëndë në Shkodër/ 76-vjeçari hidhet nga pallati, humb jetën në vend
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jet&e...
AKTUALITET
26 Mars16:07
U qëllua nga bashkëatëdhetari për motive dashurie/ Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Gjergj Pergegajt
Trupi i Gjergj Pergegaj i cili u qëllua me armë zjarri nga Edison Beluli, është kthyer në Shqipëri. Pergegaj mb&eum...
AKTUALITET
26 Mars15:59
VIDEO/ Adoleshentja në Korçë tenton të vetëvritet për herë të tretë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një adoleshente ka tentuar të hidhet nga kat...
AKTUALITET
26 Mars15:37
SKANDAL/ Syri i Kaltër në duart e një ''rrjeti familjar'', ja skema e paligjshme
Një denoncim, i shoqëruar me video, ka mbërritur në redaksinë e Piranjave, duke ngritur dyshime serioze për abuzim me detyrë...
AKTUALITET
26 Mars15:23
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen katër persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, ku si pasojë katër perso...
AKTUALITET
26 Mars15:16
Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin! Ish vartësi i Ballukut mbetet në qeli
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të ARRSH, Evis Berberi për rishikimin e masës së arrestit në burg....
AKTUALITET
26 Mars14:48
Holanda u rikthye si investitori më i madh i huaj në Shqipëri
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqip&e...
AKTUALITET
26 Mars14:44
Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare/ Reagon AKSK: Janë ekspozuar disa të dhëna
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon opinionin publik se, më datë 25 mars 2026, është konstatuar një ...
AKTUALITET
26 Mars14:36
Presioni në tregun e punës, bizneset rrisin pagat, por sakrifikojnë shpërblimet dhe trajnimet
Tregu i punës në vendin tonë po kalon një fazë, ku mungesa e krahut të punës po detyron sipërmarrjet të ndryshojn...