VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Policia Kombëtare e Ekuador ka çmontuar një strukturë kriminale të lidhur me mafien shqiptare, e cila operonte në provincat Guayas, Pichincha dhe El Oro. Operacioni përfundoi me 16 persona të arrestuar, 26 kontrolle banesash dhe sekuestrimin e 7.64 tonëve lëndë narkotike, me një vlerë të përllogaritur prej 346 milionë dollarësh në tregun europian, raportoi El Diario.
Të ndaluarit u transferuan në njësinë aeropoliciale të Zonës 8, ndërsa hetimet u zhvilluan në bashkëpunim me agjenci europiane dhe amerikane.
Sipas Policisë, hetimi nisi në tetor 2024, pas një operacioni në sektorin Barbones, në provincën El Oro, ku u sekuestrua rreth gjysmë ton drogë dhe u arrestuan tre persona. Nga ajo fazë, autoritetet ekuadoriane koordinuan veprimet me Europol, si dhe me autoritetet e Holandës, Belgjikës dhe Drug Enforcement Administration (DEA).
Organizata përdorte portet ekuadoriane për të “kontaminuar” ngarkesat me destinacion Europën.
Autoritetet njoftuan se hetimet zbuluan lidhje të drejtpërdrejta me shtetas shqiptarë, të konsideruar objektiva prioritare edhe në procese të zhvilluara paralelisht në Spanjë.
Në Holandë u zhvilluan operacione të njëkohshme, ku në kuadër të operacionit “Victoria” u sekuestruan 2.5 ton drogë dhe u arrestuan pesë persona me shtetësi holandeze dhe rumune. Në operacionin “Victoria II” u sekuestruan edhe 1.2 ton të tjera, pa raportime për arrestime.
Në një tjetër operacion në territorin europian u sekuestruan 3.2 ton dhe u arrestuan tre shtetas shqiptarë. Sipas autoriteteve, totali i drogës së sekuestruar në Europë dhe Ekuador arrin në 7.64 ton.
Ministri Reimberg theksoi se ndikimi ekonomik ndaj organizatës kriminale “kalon 346 milionë dollarë”.
Pasuri të sekuestruara dhe persona të përfshirë
Gjatë kontrolleve në Ekuador, Policia raportoi sekuestrimin e 14 automjeteve luksoze, 20 telefonave celularë, armë zjarri, bizhuteri dhe mbi 800 mijë dollarë para në dorë të gjetura në banesa të lidhura me rrjetin.
Mes të arrestuarve përmendet Hernán Ruilova, i kapur në Machala, i cili sipas ministrit ishte pjesë e strukturës që merrej me përzierjen e drogës në ngarkesa të destinuara për Europën. Po ashtu u arrestua ish-deputeti Salomón Padua, i cili hetohet për përfshirje në krim të organizuar dhe trafik droge.
Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme mbi rolin konkret të secilit të ndaluar, ndërsa hetimet vijojnë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë, ku ka humbur jetën aksidentalisht një fëmijë shqiptar tek...
TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka pezulluar nga detyra drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën dhe Drejtori...
Punëtori i Bashkisë Gjirokastër Dritan Kopeci vazhdon të ndodhet tek spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa policia hesht...
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga Policia e Elbasanit në rrugën “17 Marsi&...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë, ku ka humbur jetën aksidentalisht një fëmijë shqiptar tek...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bashkinë Gjirokastër, ku punëtori i Ndërmarrjes Komunale, Dritan Kopeci, ka rën&e...
Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në afërsi ...
TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit është zbardhur. Projektvendimi: Në vendimin e Kuvendit nr. 1...
Banorët e Baks-Rrjollit kanë vijuar rezistencën e tyre, teksa kanë dalë edhe këtë të martë në protestë du...