“Dhunë, kërcënim apo pengim raportimi”/ AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...

Policia italiane në Reggio Emilia ka ekzekutuar në orët e agimit një urdhër paraburgimi paraprak të lëshuar nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake në Gjykatën e Bolonjës, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Distriktit të Bolonjës, ndaj nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një italian, të dyshuar për konspiracion kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Operacioni u krye nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Reggio Emilia-s, në koordinim me Shërbimin Qendror të Operacioneve të Policisë Italiane, si dhe me mbështetjen e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, i cili aktivizoi rrjetin e Interpol-it për shpërndarjen e urdhër-arresteve në nivel ndërkombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare.
Arrestime dhe kontrolle po zhvillohen në disa provinca italiane, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, si dhe jashtë Italisë, konkretisht në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me policitë përkatëse, veçanërisht me Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë. Operacioni, i koduar “STURL ONE”, është vazhdim i hetimeve të mëparshme TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, të cilat në vitet 2021 dhe 2022 kishin çuar në ekzekutimin e 35 masave kufizuese. Këto hetime zbuluan ekzistencën e disa organizatave kriminale aktive në provincën e Reggio Emilia-s, përfshirë dy grupe të strukturuara me shtetas shqiptarë, të përfshira në furnizimin masiv me kokainë.
Sipas hetuesve, një nga organizatat drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Itali, i cili udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe kishte rolin kyç të ndërmjetësimit për sigurimin e drogës në rajonin Emilia-Romagna që prej vitit 2018.
Grupi kriminal ishte i pajisur me burime të mëdha financiare dhe logjistike, duke importuar kokainë, hashash dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Evropa Veriore dhe Spanja, të fshehura në kamionë me produkte bujqësore dhe të shpërndara më pas në të gjithë Italinë përmes korrierëve. Për komunikim, të dyshuarit përdornin platformën e koduar SkyECC, e instaluar në telefona të posaçëm me vlerë mijëra euro.
Analiza e bisedave të përgjuara, të siguruara përmes një Urdhri Hetimor Evropian, lejoi rindërtimin e aktivitetit kriminal dhe identifikimin e roleve të secilit anëtar, duke çuar në ngritjen e 44 akuzave penale. Sipas autoriteteve, vetëm gjatë gjashtë muajve monitorim, organizata arriti të lëvizte mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1,000 kilogramë hashash dhe marihuanë, duke përfituar miliona euro.
Në total, 15 persona janë nën hetim, ndërsa gjatë operacionit u kryen dhjetëra kontrolle me pjesëmarrjen e rreth 50 efektivëve të policisë. Paralelisht, në provincën e Brescias, një shtetas maroken u arrestua në flagrancë, pasi iu gjetën mbi 2 kg marihuanë, 1 kg hashash dhe 5,800 euro cash, me dyshimin për shpërndarje droge. Autoritetet italiane e konsiderojnë operacionin një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe një shembull të bashkëpunimit efektiv policor mes vendeve evropiane dhe Shqipërisë.
Shqipëria po rit me shpejtësi varësinë nga Kina për mallra, teksa importet nga partnerët historik, BE-ja dhe Turqia ishin në...
Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement ...
Eshtë zbardhur dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokri që goditi për vdekje me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou pas nj&e...
Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në bujqësi kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Maliqit. ...
Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike...
Gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se vendimi i au...
Një burrë që ndoqi një oficer policie me një sharrë elektrike në një tentativë vrasjeje pritet të marrë...
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e c...
Hetuesit belgë realizuan të hënën një lexim me disa zëra të mijëra mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SK...
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Petrit Ndou, 57-vjeçari i cili u godit me çekiç për vdek...