Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

Hetuesit belgë realizuan të hënën një lexim me disa zëra të mijëra mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SKY ECC, të përdorura për të organizuar vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020. Ekipi hetimor i ndau rolet, duke parashikuar nga një zë për çdo të akuzuar, me qëllim që të ndihmohej Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të orientohej mes nëntë personave që po gjykon.
Ky lexim kolektiv, i shoqëruar me një prezantim prej 260 slajdesh, ishte veçanërisht i dobishëm për të kuptuar përmbajtjen, tonin dhe vëllimin e bisedave të dekriptuara pjesërisht nga policia.
Nga mesazhet e lexuara në seancën e së hënës rezulton se pin-i SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel.
“Shpresoj ta mbarojmë këtë bastard deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”, shkruan më 19 nëntor 2020 pin-i që prokuroria ia atribuon Flobenc Meçjas, drejtuar pin-it të atribuuar Franc Gergely-t (Çopjas).
Ditën e ngjarjes, më 27 nëntor 2020 në orën 17:56, pra dy minuta pas vrasjes, pin-i i atribuuar Flobenc Meçjas dërgoi një seri emojish (6 gishta të ngritur lart dhe 4 figura që ngrenë krahun), të ndjekura nga fjala “Ciao”, drejt pin-it SKY të atribuuar Franc Gergely-t.
Një pjesë e madhe e mesazheve të lexuara në seancë lidhen nga hetuesit me të akuzuarit Flobenc Mecja (43 vjeç) dhe Mikael Qosja (38 vjeç), të dy në mungesë dhe pa përfaqësim në gjyqin e tyre. Në krahasim, mesazhet e atribuara Franc Gergely-t (33 vjeç) ishin dukshëm më të pakta në pamjen e përgjithshme të paraqitur para gjykatës.
Megjithatë, sipas organigramës kriminale të prokurorisë federale, pini i Franc Gergely-t ishte pika lidhëse mes Flobenc Meçjas dhe Mikael Qosjas.
Seanca, e cila do të rifillojë të mërkurën pas një dite ndërprerjeje, mund të ndihmojë për ta sqaruar këtë çështje.
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Petrit Ndou, 57-vjeçari i cili u godit me çekiç për vdek...
Dikur treni nisej në 7 pa 5, ndërsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. Një nga projektet më të mëdha që nuk ës...
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, avokati Përparim Çaça tha se çështja e ish-ministres Belinda Balluku ësht...
Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka bërë një analizë të detajuar m...
Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt. Proje...
Një çështje penale që bën fjalë për arrestimin e oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan, ka sjell&eum...
Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë i dënuari i ...
“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një...
Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ...
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras&nd...