Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...

Dëmtimi dramatik i segmentit të rrugës kombëtare Librazhd – Prrenjas, në zonën e Arrave të Dragostunjës, po merr përmasa me pasoja të rënda infrastrukturore dhe socio-ekonomike, duke paralizuar pjesërisht jo vetëm qarkullimin, por edhe jetën e përditshme të një pjese të konsiderueshme të vendit.
Kjo arterie strategjike, që lidh kryeqytetin me juglindjen, tashmë është kthyer në një pikë kritike kombëtare. Prej disa ditësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe të gjitha strukturat shtetërore janë në alarm të plotë për të gjetur jo vetëm një zgjidhje emergjente për zhbllokimin e situatës së paprecedentë, por edhe një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.
Tryeza maratonë me inxhinierët më të mirë
Burime nga grupet teknike konfirmojnë se diskutimet kanë vijuar nga pasditja e djeshme deri në mesnatë, ndërsa edhe sot paradite pritet një tjetër tryezë intensive me inxhinierët më të mirë të projektimit rrugor në vend. Në fokus është rishikimi i plotë i qasjes teknike ndaj segmentit problematik.
Aktualisht, në tryezën e diskutimeve po qarkullon seriozisht ideja e devijimit të projektit ekzistues. Sipas burimeve të besueshme, shumë shpejt mund të merret një vendim për anulimin e përhershëm të punimeve në segmentin aktual, për shkak se zona ka shfaqur gjatë këtij muaji paqëndrueshmëri të theksuar gjeologjike, duke e bërë investimin me risk të lartë edhe në të ardhmen.
Vlerësim tektonik i plotë i zonës
Në ditët në vijim pritet të kryhet një vlerësim i thelluar tektonik dhe gjeodinamik i gjithë zonës ku po realizoheshin punimet nga kompania ANK shpk. Ekspertiza do të përcaktojë nëse territori përbën rrezik të përhershëm për infrastrukturë të rëndësisë kombëtare.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se një nga opsionet më të mundshme është rikthimi te projekti alternativ, ku një segment i rrugës do të kalojë mbi rrjedhën e Lumi Shkumbin ose përgjatë saj, duke shmangur masivin problematik që ka shfaqur lëvizje të vazhdueshme të tokës.
Rikthimi i qarkullimit drejt Juglindjes , emergjencë kombëtare infrastrukturore
Situata tashmë konsiderohet një emergjencë kombëtare infrastrukturore. Bllokimi i këtij aksi ka krijuar zinxhir efektesh në transportin e mallrave, lëvizjen e qytetarëve, shërbimet publike dhe ekonominë rajonale.
Vendimmarrja që pritet në ditët në vijim do të jetë përcaktuese jo vetëm për fatin e këtij segmenti, por për modelin e ndërhyrjes në zona me risk të lartë gjeologjik në të gjithë vendin. Shqipëria përballet me një nga sfidat më serioze infrastrukturore të viteve të fundit dhe zgjidhja kërkon vendim të guximshëm, profesional dhe afatgjatë.
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i v...
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën...
Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e procesit nd...
Grupet e strukturuara kriminale shqiptare po zgjerojnë ndjeshëm aktivitetin e tyre ndërkombëtar, duke e transformuar Afrikën Perë...
Avokatët mbrojtës të Fatmir Mediut kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i dos...
Një 31-vjeçar nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake është arrestuar nga policia ku...
Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi,...
Më 3 janar 2018, një bankë në Shqipëri refuzoi transferimin e 250 mijë eurove nga një llogari bankare drejt një llogar...
I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që ësht&eum...
Letra e dërguar nga Mehmet Shehu drejt Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare përbën një d...