AKTUALITET

‘Shkolla të pasigurta’/ Xhixho: Vrasjet e nxënësve, jo incidente të izoluara, pasojë e një politike të gabuar

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2025, 12:17

‘Shkolla të pasigurta’/ Xhixho: Vrasjet e nxënësve,

Partia e Lirisë e konsideron arsimin, një emergjencë kombëtare, jo vetëm për cilësinë por edhe për sigurinë në shkolla.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho tha se në shkollat e vendit, siguria është në nivele kritike.

‘Institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e nxënësve, përgjegjësia shtetërore është zero, ndërsa ajo që propagandohet nga qeveria dhe vetë ministria nuk ka lidhje me realitetin’, u shpreh Xhixho në daljen nga Kuvendi.

Teksa renditi ngjarjen e fundit, me vdekjen e nxënësve, ligjvënësja e PL theksoi se këto ngjarje nuk janë incidente të izoluara, por pasoja direkte të një politike të gabuar dhe një mosveprimi të qëllimshëm institucional.

Në përfundim të deklaratës, Xhixho u shpreh se interpelanca me Ministren e Arsimit, vjen si një detyrim për transparencë dhe llogaridhënie për dy shqetësimet madhore që kanë familjet shqiptare sot: siguria në shkolla dhe cilësia në arsim.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë!

Arsimi sot është një emergjencë kombëtare jo vetëm për sa i takon cilësisë. Raporti i fundit i PIZA-s e dëshmoi qartë gjendjen alarmante në të cilën është aktualisht arsimi shqiptar. Por kjo është vetëm njëra anë e dështimit. Në shkollat e vendit, siguria është në nivele kritike. Institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e nxënësve, përgjegjësia shtetërore është zero, ndërsa ajo që propagandohet nga qeveria dhe vetë ministria nuk ka lidhje me realitetin.

Vrasja tragjike e vogelushit Martin Canit,  nxenes I shkolles “Fan Noli”, Tirane, një vit më parë, vetëm pak metra nga shkolla ku mësonte, tregoi qartë se të gjitha hallkat e parandalimit kanë dështuar.

Pak ditë më parë, një rast i ngjashëm u përsërit në Durrës. Erjon Boba gjimnazist i shkollës së mesme “Dom Nikoll Kaçorri” u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, dhe humbi jetën në spital disa ditë më vonë.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua javën e kaluar përpara shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër. Pamjet e një përleshjeje masive të dhunshme mes adoleshentëve u publikuan në të gjitha mediat. Katër prej personave të përfshirë u plagosën me thikë.

Këto raste alarmante dëshmojnë se siguria në shkolla kërkon ndërhyrje urgjente. Ajo nuk zgjidhet as me propagandë, as duke fshehur të dhënat.

Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se vetëm këtë vit kemi 2 viktima, 346 të mitur të dëmtuar dhe 420 autorë të përfshirë në konflikt me ligjin për kanosje, plagosje të rëndë, plagosje të lehtë me dashje dhe rrahje me njëri tjetrin.

Në total, në 5 vitet e fundit 10 të mitur kanë humbur jetën nga konfliktet me njëri tjetrin, ndërkohë që 1600 të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta, ndërsa afro 1550 janë regjistruar si autorë.

Këto ngjarje nuk janë incidente të izoluara, por pasoja direkte të një politike të gabuar dhe një mosveprimi të qëllimshëm institucional.

Ky realitet është zyrtarisht i dokumentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) 2025, i cili në raportet e tij të auditimit ka konstatuar qartë dhe pa ekuivok se:

Ministria e Arsimit nuk ka ndërtuar dhe zbatuar sisteme funksionale sigurie në shkolla.

Protokollet e sigurisë janë ose formale, ose të pazbatuara.

Shërbimi psikosocial në shkolla është i pamjaftueshëm, joefektiv dhe shpesh vetëm në letër.

Mungon koordinimi institucional mes Ministrisë së Arsimit, drejtorive arsimore, policisë dhe shërbimeve sociale.

Rekomandimet e KLSH-së për parandalimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë nuk janë zbatuar, pavarësisht se janë përsëritur ndër vite.

Pra, Ministria e Arsimit ka qenë e paralajmëruar zyrtarisht për rrezikun, por ka zgjedhur mosveprimin, duke e lënë sigurinë e fëmijëve në mëshirë të fatit.

Në vend që të marrë përgjegjësi për këtë dështim të dokumentuar, një vit më parë Kryeministri e përdori tragjedinë e Martin Canit si alibi politike, duke shpallur mbylljen e rrjetit social TikTok, një vendim propagandistik që nuk adresoi asnjë nga shkaqet reale të dhunës në shkolla dhe nuk zëvendësoi detyrimet ligjore të Ministrisë së Arsimit. Ky veprim përbën shmangie të hapur nga përgjegjësia institucionale.

Ndaj kam kërkuar interpelancë urgjente me Ministren e Arsimi, e cila duhet të japë përgjigje të qarta dhe konkrete për:

1. Moszbatimin e rekomandimeve të detyrueshme të KLSH-së për sigurinë në shkolla.

2. Masat reale dhe urgjente që janë marrë ose do të merren për garantimin e jetës dhe integritetit të nxënësve.

3. Përgjegjësitë institucionale për ngjarjet e rënda të ndodhura.

4. Dështimin e politikave parandaluese kundër dhunës mes të miturve dhe funksionimin real të shërbimit psikosocial në shkolla.

5. Faktin që 60% e shkollave janë ende pa oficer të sigurisë dhe mungesat në staf me psikologë.

6. Fëmijët marrin mjete të ftohta dhe jo libra në shkolla, çka dëshmon dështimin e sistemit edukues në shkollat tona.

Jeta e fëmijëve nuk mund të trajtohet si statistikë dhe as të përdoret si justifikim për vendime të nxituara politike. Siguria në shkolla është detyrim kushtetues dhe ligjor i panegociueshëm.

Kjo interpelancë me Ministren e Arsimit vjen si një detyrim për transparencë dhe llogaridhënie për dy shqetësimet madhore që kanë familjet shqiptare sot: siguria në shkolla dhe cilësia në arsim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan