10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 36-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri, ndërsa shoku i tij ka tentuar të fshehë provat dhe të mos e denoncojë ngjarjen. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 2025, rreth orës 02:40, kur 36-vjeçari është paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës me plagë në këmbë të shkaktuara nga një pistoletë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hajro Çakërri", në vendin e quajtur "Shkallët e varrezave të dëshmorëve", ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht. Në momentin e ngjarjes, ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, 42-vjeçari, i cili ka fshehur armën e zjarrit dhe nuk e kanë denoncuar ngjarjen.
Pas veprimeve të mëtejshme hetimore, janë arrestuar të dy personat, 36-vjeçari për "Armëmbajtje pa leje", dhe 42-vjeçari për "Armëmbajtje pa leje", "Moskallëzim i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Njoftimi i policisë:
Vlorë
U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, zbardhet dhe dokumentohet ngjarja.
Arrestohen 36-vjeçari i dëmtuar dhe shoku i tij që fshehu armën e zjarrit dhe nuk kallëzoi ngjarjen.
Më datë 03.10.2025, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri, shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”, ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.
Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i të dy shtetasve:
• O. A., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;
• G. M., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Një ngjarje alarmante është regjistruar këtë të enjte në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë, k...
Pamjet që shihni në këtë foto tregojnë momentin e autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgec...
Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjoka...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesa të rënda të medikamentit Daratumumab 400 mg, një nga barnat më të rënd&eu...
Prokuroria e Tiranës ka ndërhyrë fuqishëm në ambientet e CFO Pharma të oligarkut Nadir Çausholli, duke sekuestruar inventar...
Operacioni policor i koduar “Rrjeti” ka çuar në arrestimin e 10 shtetasve të dyshuar për trafikim qeniesh njerëzore, gj...
Një predhë luftarake është gjetur në fshatin Mes, në zonën e Postribës, gjatë punimeve të një firme q&e...
Ka dëshmuar në gjykatën e Posaçme në Tiranë babai i Andi Malokut, i cili u vrarë në atentatin ndaj ish-proku...
Një 23-vjeçar nga fshati Bishan është proceduar për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëp...
Një 27-vjeçar ka humbur një pjesë të krahut gjatë punës në një fabrikë pasurimi në minierën e Kras...