Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

TIRANË- Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.
Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit. Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë.
Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023 ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.
Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi. Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre. Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.
Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit. Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla.
Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë. Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.
Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese.
Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./ Monitor
TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur para mediave menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte "pro" tij për pad...
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favo...
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendimin sot në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e ti...
ZVICËR- Gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) në Zvicër &...
TIRANA- Banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” ku po ndërtohet një kullë 16-katësh...
KOSOVË- Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin E...
TIRANA- GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe atë të sektorit të Aksidenteve, Sokol ...
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë p&e...
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, edhe pse pa asnjë lajmërim, raportohet se ka zbritur dhe ka pritur më pas në nj&e...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur garën për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Dre...