Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

HIMARË- Një 42-vjeçar është arrestuar në Himarë. Policia bën me dije se pas një hetimit 3-javor është arritur të zbulohet se 42-vjeçari me iniciale M.A përgatiste doza me kokainë në një servis dhe më pas i shpërndante, kryesisht në lokalet e natës.
Gjithashtu janë sekuestruar doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet. Ndërkohë policia po punon për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike.
Himarë/Finalizohet operacioni policor “Parts 21” pas një hetimi proaktiv trejavor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe me mbështetjen e Forcës së posaçme “Shqiponja”.
Po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari. Punohet për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike. Sekuestrohen doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në inteligjencën policore, referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Himarë. Pas një hetimi me metoda proaktive për një periudhë trejavore, me mbështetjen edhe të Forcës së posaçme “Shqiponja”, është finalizuar operacioni policor i koduar “Parts 21”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale, si dhe dokumentimit me pamje filmike, të kryera gjatë hetimit proaktiv, ka rezultuar se shtetasi M. A. kishte siguruar një ambient (servis makinash) në fshatin Qeparo, ku pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza për ta shitur më pas kryesisht në lokalet e natës në Himarë.
Gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, banues në Qeparo, pronar i servisit të makinave, i cili ia kishte lënë këtë ambient në dispozicion 42-vjeçarit, për të përgatitur lëndën narkotike si dhe e ndihmonte atë me shpërndarjen, duke iu shmangur kontrolleve të Policisë.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
SERBI- Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe UP...
ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Bëhet me dije se i riu posedonte kokainë. Mediat italiane nj...
FIER- Tetë persona janë proceduar në Fier për vepra pena të ndryshme. Gjithashtu u proceduan pasi kishin kryer vepra penale si mashtr...
Foto ilustruese KORÇA- Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në Korçë pë...
ELBASAN- Katër persona janë proceduar në Elbasan për vepra penale të ndryshme. Dy të parët u proceduan pasi njëri kish...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga disa persona të moshës 46, 64, 47 vjeç dhe një 43-vjeçare, pasi jan...
ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e stome në Elbasan. Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale Q.Sh u ar...
Foto ilustruese TIRANA- Debati nëse plazhet në Shqipëri janë të mbushura me njerëz apo bosh, u zhvendos te shqetësimet p...
TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka bërë një bilanc të 1 jave nga monitorimi kryesisht në zonat bregdetare. Bëhet ...
Ulsi Manja POGRADEC- Sot është inaguruar Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë të Pogradeci...