Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

KOSOVË-Policia e Kosovës ka konfirmuar se një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, teksa thonë se një tjetër “e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar”. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka persona të lënduar, por se ka dëme materiale.
Dega e Postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, në të njëjtën ditë kur u hap edhe në Zubin Potok të dyja komuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Në fund të vitit të kaluar ishin raportuar disa sulme të ngjashme me granata dore. Më 27 nëntor, autoritetet njoftuan se stacioni policor në Zveçan ishte sulmuar me dy granata dore. Përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për të lënduar.
Ndërkaq, më 29 nëntor Policia bëri të ditur se është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, edhe ndërtesa e Komunës së Zveçanit. Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.
Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS Republika e Kosovës.
Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë.
Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë mbyllur shumë institucione paralele serbe, si dhe zyra postare e tatimore që nga fillimi i vitit të kaluar.
Qysh në fillim të këtij viti, më 15 janar, u mbyllën institucione serbe edhe në dhjetë komuna pjesën jugore të Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë thanë se ato ishin institucione ilegale.
Megjithatë, mbyllja e këtyre komunave paralele të Serbisë, si dhe zyrave postare e tatimore në dhjetë komuna në jug të Ibrit, u përshkrua me kundërthënie.
Kjo, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi po më 15 janar se nuk kishte autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi nuk kishte ndonjë kërkesë zytare.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, përveç organeve të përkohshme komunale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimorë, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera.
Kryesisht kanë vazhduar të funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat në zonat serbe gjithashtu punojnë në sistemin serb.
Serbët në veriun e Kosovës gëzojnë mbështetjen e Beogradit, i cili ka financuar strukturat paralele atje, por edhe ka mbështetur qytetarët serbë përmes pensioneve apo edhe shtesave të tjera.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar shumë nga veprimet e Prishtinës në veriun e Kosovës, sikurse edhe Bashkimi Evropian, duke i vlerësuar si veprime të paakordinuara.
Blloku evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë raportet në kuadër të dialogut të Brukselit, duke thënë se normalizimi është kusht për avancimin e shteteve drejt integrimeve evropiane./REL
TIRANA- Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga moti i paqëndrueshëm. Orët e paradites do të paraqiten me alternime...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli ka diskutuar në lidhje me daljen në treg të 2.6 tonë mi...
TIRANË- Më 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin “100 fshatrat”, me premtimin ambicioz për t’i kthyer në q...
foto ilustruese TIRANË- Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundë...
ANGLI- Maksim Çela, anëtar i bandës së Aldo Bares në Lushnjë raportohet se ka apeluar vendimin e autoriteteve britanike pë...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se sonte në darkë do të ketë një ndërprerje të p&eu...
BERLIN- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në shin...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar të dënuar për vrasje. I arrestuari është 36-vje...
SARANDË- Adriatik Bodini është 55-vjeçari që goditi bashkëshorten e tij me thikë në Sarandë. Nd&...