AKTUALITET

"Shqipëria mes vendeve problematike"/ Gazetarët Pa Kufij: Nga lufta deri tek informacioni i rremë, gjendja e vështirë e shtypit në botë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 09:57

"Shqipëria mes vendeve problematike"/ Gazetarët Pa Kufij:

Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës luftën, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, kërcënimin nga përmbajtja e rreme dhe propaganda, që sipas organizatës minojnë gazetarinë e mirëfilltë dhe profesionale.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, i bërë publik të mërkurën në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, "e keqe" në 42 vende, "problematike" në 55 dhe e "mirë" ose "mjaft mirë" në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

Indeksi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, "problematike", "të vështira" ose "shumë të vështira", për lirinë e shtypit.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur median brenda Rusisë.

Shqipëria, Kosova shënojnë rritje, por vazhdojnë të jenë mes vendeve problematike

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Megjithatë sipas indeksit që u publikua të martën, edhe Shqipëria, edhe Kosova kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a. Në vitin 2021, Shqipëria radhitej në vendin e 83-të.

Në raport thuhet se Prokuroria vendosi kufizime disproporcionale për mbulimin e sulmit kibernetik nga Irani.

Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar kur radhitej në vendin e 61-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 78-të.

Serbia, ku sipas raportit mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse, radhitet këtë vit në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë (me 12 vende) në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

Maqedonia e Veriut (e radhitur në vendin e 38-të) dhe Mali i Zi (në vendin e 39) janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë”, ose të kënaqshme. Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

Bosnja, e radhitur në vendin e 64 ka një rritje prej tre vendesh në krahasim me një vit më parë.

Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur median brenda Rusisë.

Censura sistematike dhe eksodi i detyruar i mediave të pavarura ruse dhe të huaja kanë krijuar hapësirë për shpërndarjen e propagandës së koordinuar nga media pro-qeveritare.

Terreni është bëri i favorshëm për një rritje të propagandës nga Rusia (164), e cila ka rënë edhe nëntë vende të tjera në Indeksin e vitit 2023, krahasuar me vendin e 155 para një viti.

Në një kohë rekord, Moska ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Kremlinit në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës, duke goditur ndërkohë më fort se kurrë më mediat e fundit të pavarura ruse, të cilat janë ndaluar, bllokuar ose shpallur "agjentë të huaj".

Krimet e luftës në Ukrainë (e cila radhitet në vend të 79) kontribuan për t'i dhënë Rusisë një nga rezultatet më të ulëta.

Agresioni rus ekslipson gjithë rajonin, veçanërisht Bjellorusinë (në vendin e 157-të), që është tani nën ndikimin e plotë të Rusisë. Indeksi është ndikuar edhe nga një përkeqësim i ndjeshëm në situatën e lirisë së shtypit në Azinë Qendrore.

Lufta në Ukrainë ka prekur edhe Evropën Perëndimore, e cila shpesh përpiqet të gjejë një ekuilibër mes sigurisë dhe lirive. Disa vende kanë vendosur kufizime ndaj aktivitetit të gazetarisë me argumentin e “sigurisë kombëtare”.

Në Greqi (vendi i 107-të), përgjimi i gazetarëve nga agjencitë e zbulimit solli në shkeljen më të rëndë të lirisë së shtypit në Bashkimin Evropian në vitin 2022 dhe është kjo arsyeja që Greqia ka renditjen më të ulët të mes vendeve të BE-së në Indeksin e vitit 2023.

Gjithsesi Evropa, veçanërisht Bashkimi Evropian, është rajoni i botës ku është më e lehtë të jesh gazetar.

Gjendja e Lirisë së Shtypit në Botë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, "e keqe" në 42 vende, "problematike" në 55 dhe e "mirë" ose "mjaft mirë" në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi. Por – në një zhvillim të pazakontë – Irlanda, një vend jo-nordik renditet i dyti, (me një rritje prej 4 vendesh), duke dalë para Danimarkës (që pasuar një rënie me një vend duke dalë në vendin e 3-të). Holanda (e 6-ta) është ngritur me 22 vende, duke u rikthyer në pozicionin që kishte në vitin 2021, përpara se të vritej gazetari i kronikës, Peter R. de Vries.

Ndryshime ka edhe mes vendeve me gjendjen më të rëndë për lirinë e shtypit. Tre vendet e fundit këtë vit janë të gjitha aziatike aziatike: Vietnami (178), për shkak të vënies në shënjestër të gazetarëve dhe komentuesve të pavarur; Kina (4 vende më poshtë, duke u radhitur e 179-ta), vendi që që ka burgosur numrin më të madh të gazetarëve dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të përmbajtjes propagandistike; dhe në vend të fundit (180) është Koreja e Veriut.

“Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit tregon një paqëndrueshmëri të madhe, me ngritje dhe rënie të mëdha dhe ndryshime të pashembullta , si rritja e Brazilit me 18 vende dhe rënia e Senegalit me 31 vende. Kjo paqëndrueshmëri është rezultat i një rritjeje të agresivitetit nga ana e autoriteteve në shumë vende dhe rritjes së sulmeve ndaj gazetarëve në mediat sociale dhe fizikisht. Paqëndrueshmëria është gjithashtu pasojë e shtimit të rritjes në industrinë e përhapjes së përmbajtjes së rreme, e cila prodhon dhe shpërndan dezinformata dhe ofron instrumentat për t’i prodhuar ato”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Gazetarëve Pa Kufij, Christophe Deloire.

Shtetet e Bashkuara (të radhitura në vendin e 45-të) kanë rënë tre vende. Të anketuarit shprehën shqetësim për mjedisin për gazetarët (veçanërisht për kuadrin ligjor në nivel lokal dhe dhunën e përhapur) pavarësisht nga vullneti i mirë i administratës së presidentit Biden, sipas raportit. Vrasjet e dy gazetarëve Jeff German në shtator 2022 dhe Dylan Lyons, shkakuan rënien në renditje.

Brazili (92) u ngrit me 18 vende si rezultat i largimit të ish-presidentin Jair dhe zgjedhja e Lula da Silvës, duke paralajmëruar një përmirësim të situatës.

Turqia është mes tre vendeve ku situata është bërë nga “problematike” në “shumë e keqe”. Ajo është në vendin e 165, duke humbur 16 vende në krahasim me vitin e kaluar pasi sipas raportit administrata e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka përshkallëzuar masat ndaj gazetarëve në prag të zgjedhjeve të planifikuara për 14 maj.

Irani është në vendin e 177-të për shkak të shtypjes së ashpër të protestave të shkaktuara nga vdekja e studentes Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Disa nga rëniet më të thella të Indeksit 2023 kanë qenë në Afrikë.

Efektet e industrisë së përmbajtjes së rreme

Indeksi i vitit 2023 nxjerr në pah efektet e shpejta që ka pasur në lirinë e shtypit, industria e përmbajtjes së rreme në ekosistemin digjital. Në 118 vende (dy të tretat e 180 vendet e përfshira në Indeks), shumica e të anketuarve pohon se aktorët politikë në vendet e tyre ishin përfshirë shpesh ose sistematikisht në fushata masive dezinformuese ose propaganduese.

Raporti i organizatës Gazetarët Pa Kufij vë në dukjes se zbehja e dallimit mes së vërtetës dhe të rremes, reales apo artificiales, fakteve dhe të pavërtetave, po rrezikon të drejtën e informimit, duke dobësuar gazetarinë cilësore.

Sipas raportit, zhvillimi i jashtëzakonshëm i inteligjencës artificiale po shkakton edhe më shumë kaos në botën mediatike./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan