Ministria e Mbrojtjes informoi mbi situatën e zjarreve në territorin e vendit, ku deri në orën 20:00 të 28 gushtit janë raportuar 17 vatra zjarri. Nga këto, 8 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 5 janë shuar plotësisht.
Sipas MM,vatrat aktive janë :
Mali i Dajtit, Tiranë – vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit. Në terren janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe AZM.
Qafë e Helmës, Bulqizë – zjarr në shkurre dhe pisha; po punohet me prita dhe pompa shpine. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vajkal, Bulqizë – vijon zjarri në terren shkëmbor me shkurre e dëllinja. Janë angazhuar 95 forca, përfshirë 20 efektivë të FA, si dhe 1 helikopter i FA. Nuk ka rrezik për banesat.
Sllatinë, Dibër – situata u rëndua gjatë mesditës për shkak të temperaturave dhe erës, duke kaluar në pyll me pisha të larta. Në terren janë mbi 100 forca dhe është angazhuar 1 helikopter i FA. Nuk rrezikohen zonat e banuara.
Xhyrë, Librazhd – vatër aktive e favorizuar nga era; 2 banesa u evakuuan dhe mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre. Në operacion është angazhuar edhe 1 helikopter i FA.
Tërbuq, Gjirokastër – zjarri ka përshkuar rreth 30 ha, por aktualisht është nën kontroll të plotë dhe nuk paraqet më rrezik për banorët.
Dragot, Tepelenë – Krahas MZSH-ve janë nisur në mbështetje 30 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA.
Çorrush, Mallakastër – vijon puna për shuarjen e zjarrit në kullota dhe bimësi të ulët; janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të MZSH.
Në fshatin Tërbaç, Vranisht, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me shkurre. Në terren janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë të MZSH Himarë, ndërsa operacionet nga ajri u mbështeten nga 2 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.
Në mbështetje të operacioneve në rang vendi janë angazhuar gjithsej 50 forca ushtarake, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor të FA.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, njoftoi MM.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Gusht20:37
Sazan Guri nga protesta: Rama ka bërë gjenocid me politikat ndaj këtij populli
Ambientalisti Sazan Guri ka marrë fjalën në protestën e 90-të para Kryeministrisë, duke e cilësuar lëvizjen qytetare si ...
AKTUALITET
28 Gusht20:22
“E arrestuan se kishte vezë dhe domate”/ Arben Kola denoncon ndalimin e protestuesit: Lirojeni menjëherë!
Aktivisti Arben Kola ka denoncuar nga protesta para Kryeministrisë ndalimin e një protestuesi, duke pretenduar se ai është shoqëruar ng...
AKTUALITET
28 Gusht20:10
“U fshehën se kishin frikë nga vezët”/ Qytetarët 3 muaj në protestë, aktivisti ironizon Ramën për zhvendosjen e mbledhjes
“U fshehën se kishin frikë nga vezët”. Kështu është ironizuar nga protesta qytetare zhvendosja e mbledhjes së Par...
AKTUALITET
28 Gusht19:58
4.26 miliardë lekë për pastrimin, por Tirana “noton” në plehra
Miliarda lekë më shumë, tendera për mjete e mijëra kazanë të rinj, por i njëjti realitet në rrugët e kryeqytet...
AKTUALITET
28 Gusht19:54
Përkeqësohet situata nga zjarri në Vranisht, flakët djegin banesën dhe 30 koshere bletësh
Të tjera detaje dalin nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë fshatin Vranisht, në Bashkinë e Himarës....
AKTUALITET
28 Gusht19:47
Qytetarët 3 muaj në shesh, nuk ndalet revolta kundër Edi Ramës
Për të 90-ën ditë me radhë, qytetarët kanë dalë sërish në protestë në Tiranë kundër qeveri...
AKTUALITET
28 Gusht19:37
Dita e 90-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku edhe këtë të premte po zhvillohet pr...
AKTUALITET
28 Gusht19:21
Projektligji amerikan për sanksione ndaj zyrtarëve serbë, Bajraktari: Hap i domosdoshëm, Vuçiç ka destabilizuar rajonin
Aktivisti dhe biznesmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka reaguar pas projektligjit të propozuar nga dy kongresmenët amerika...
AKTUALITET
28 Gusht19:08
Problemet me sistemet e trafikut ajror sjellin vonesa në Rinas, preken fluturimet drejt disa qyteteve europiane
Problemi teknik që shkaktoi fikjen e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri ka sjellë pasoja në fluturimet nga Aeroporti Nd&eum...
AKTUALITET
28 Gusht18:55
"Një ushtar i Ramës që i skadoi afati", Çollaku zbulon çfarë fshihet pas arrestimit të Ergys Agasit
Arrestimi i Ergys Agasit nuk është asgjë më shumë sesa një "komedi" dhe një dorëzim i kontrolluar, theksoi gazetari Basi...