I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Raporti “Perspektiva e bizneseve gjermane në Europën Qendrore e Lindore 2025” nga KPMG ka analizuar perspektivat e investimeve gjermane në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE), duke vënë theksin në vendet kryesore të rajonit dhe sektorët me potencial të lartë zhvillimi.
Ai vlerëson se rajoni mbetet një destinacion strategjik për bizneset gjermane, për shkak të kostove konkurruese të punës, afërsisë me tregun e BE-së dhe rritjes së kërkesës së brendshme. Megjithatë, sfidat si mungesa e fuqisë punëtore, paqëndrueshmëria politike dhe vonesat në reformat institucionale vazhdojnë të jenë faktorë ndikues në tërheqjen e investimeve.
Ndonëse të anketuar ishin dhe sipërmarrjet gjermane që kanë aktivitet në Shqipëri, vendi ynë nuk figuron si një destinacion tërheqës për investimet gjermane. Serbia dhe Kroacia janë ndër vendet me më shumë interes për investitorët gjermanë në Ballkanin Perëndimor. Serbia ka regjistruar rritjen më të madhe të investimeve gjermane në dekadën e fundit, ndërsa Kroacia përfiton nga anëtarësimi në BE dhe stabiliteti ekonomik.
Vendet e tjera të Ballkanit, si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përmenden si tregje në zhvillim, por me sfida më të mëdha institucionale dhe ekonomike. Shqipëria është gjithashtu e përfshirë në analizën e përgjithshme, por nuk figuron ndër destinacionet kryesore të investimeve gjermane.
Raporti thekson se sektori i prodhimit, teknologjisë dhe energjisë së rinovueshme po tërheqin gjithnjë e më shumë investime në rajon. Ndërsa ekonomitë e CEE vazhdojnë të integrohen më thellë me Bashkimin Evropian, pritet që investimet e huaja të rriten, veçanërisht në ato vende që arrijnë të përmirësojnë stabilitetin politik dhe infrastrukturën ekonomike.
Në përfundim, raporti konkludon se rajoni mbetet një nga më të rëndësishmit për zgjerimin e biznesit gjerman, por suksesi afatgjatë do të varet nga aftësia e qeverive për të ofruar kushte më të mira për investitorët.
Sipas raportit, investimet gjermane në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) kanë vazhduar të rriten ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2022, stoku neto i investimeve direkte dhe indirekte gjermane në rajon arriti në 134.7 miliardë euro, duke e bërë CEE një destinacion kyç për kapitalin gjerman.
Në nivel kombëtar, Polonia është destinacioni kryesor për investimet gjermane, me 44.1 miliardë euro investime direkte, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët me vetëm 144 milionë euro. Ndërkohë, Serbia regjistroi rritjen më të madhe përqindore të investimeve gjermane midis 2010 dhe 2022, me një rritje prej 176%, krahasuar me rritjen mesatare të rajonit prej 62%
Tregtia ndërmjet Gjermanisë dhe rajonit të CEE vazhdon të jetë e rëndësishme. Volumi total i tregtisë dypalëshe pritet të arrijë në 519 miliardë euro në vitin 2024, duke tejkaluar tregtinë e kombinuar të Gjermanisë me SHBA-në dhe Kinën (504 miliardë euro).
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Kroacia janë ndër destinacionet më të rëndësishme për investimet gjermane, me prani të fortë në sektorët e prodhimit, energjisë dhe logjistikës. Investimet në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri mbeten më të kufizuara, por po rriten gradualisht si pjesë e diversifikimit të zinxhirëve të furnizimit.
Serbia është vendi i Ballkanit Perëndimor që ka tërhequr më shumë investime gjermane në dekadën e fundit. Sipas raportit, Serbia ka regjistruar rritjen më të madhe përqindore të investimeve direkte gjermane, me një rritje prej 176% midis viteve 2010 dhe 2022, Ky interes i lartë, sipas raportiit vjen falë kostove konkurruese të fuqisë punëtore, pozitës strategjike dhe lehtësirave për investitorët e huaj.
Serbia është destinacioni i gjashtë i investimeve gjermane në CEE, pas Polonisë, Hungarisë, Ukrainës, Hungarisë, Çekisë, ndërsa Bosnjë Hercegovina është në vend të dhjetë.
Shqipëria, pak investime gjermane
Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se stoku i investimeve gjermane në Shqipëri është 464 milionë euro, që përfaqëson prurjet e kapitalit gjerman pas viteve ’90. Gjermania renditet si investitori i nëntë më i madh i Shqipërisë, pas Hollandës, Zvicrës, Kanadasë, Italisë, Turqisë, Bullgarisë, Austrisë e Francës.
Sektorët ku Gjermania ka interes për të investuar në CEE
Në përgjithësi, raporti konfirmon se CEE mbetet një rajon prioritar për investimet gjermane, me fokus të veçantë në prodhim, teknologji dhe energjinë e rinovueshme. Prodhimi industrial dhe makineritë – Ky sektor mbetet një nga më të rëndësishmit për investimet gjermane, me një prani të fortë në vendet e CEE, veçanërisht në Poloni, Çeki, Hungari dhe Serbi
Automobilizmi – Industria e automobilave është një tjetër fushë kryesore investimesh, me Gjermaninë që ka fabrika dhe zinxhirë furnizimi në disa vende të CEE, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Serbinë
Energjia e rinovueshme – Gjermania po zgjeron investimet në energji të pastër, veçanërisht në projektet e erës dhe diellore në rajon, duke synuar të shfrytëzojë potencialin e vendeve të CEE për të ulur varësinë nga energjia e importuar
Teknologjia e informacionit dhe telekomunikacioni – Me një rritje të konsiderueshme të qendrave të IT-së në rajon, veçanërisht në Poloni, Çeki dhe Rumania, investimet në këtë sektor janë në rritje, me kompanitë gjermane që kërkojnë të përfitojnë nga talentet e specializuara dhe kostot e ulëta
Transporti dhe logjistika – Pozicioni strategjik i vendeve të CEE e bën këtë sektor një pikë të rëndësishme për investimet gjermane, me Poloninë dhe Hungarinë si qendra kryesore të zinxhirëve të furnizimit europian
Agrobiznesi dhe përpunimi i ushqimeve – Gjermania ka interesa të mëdha në industrinë e ushqimit dhe bujqësisë në rajon, duke investuar në përpunimin e produkteve bujqësore dhe eksportet ushqimore./ Monitor
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e interv...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër. Lala e ftuar në emisionin “T&...
Foto ilustruese TIRANË - Të ardhurat totale, për periudhën 12 mujore 2024, arritën në rreth 710.3 miliardë lekë ose...
Pamje nga vendngjarja LAÇ - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u regjistrua këtë të h&eum...
Pamjet LAÇ - Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në fshatin Zhe...
KUKËS- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Kukësit në lidhje me plagosjen e me armë zjarri të kush...
Foto ilustruese LAÇ - Një tjetër pistë hetimi ka dalë nga ngjarja në Laç ku u vra me armë zjarri 67-vjeç...
Foto ilustruese LAÇ - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë pasdite në La&cced...
Foto ilustruese LAÇ - Dod Mamli, është 67-vjeçari i cili u vra me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në ...
LAÇ- Dosja.al, ka zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë pasditen e sotme në Laç. Burimet të sig...