Matura 2026, publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën ku do të shqyrtohet padia e tij k...
Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit P...
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi n&...
Prokurori rajonal i Antofagastës në Kili, Juan Castro Bekios, foli në një televizion vendas për punën e organit të ndjekjes...
Një 65-vjeçare nga zona e Hidrovorit në Vlorë, ka treguar se si e ka gjetur municionin luftarak në zonën e Pyllit të...
Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK, një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrast...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Nino potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në kushtet...
Një grabitje e ndodhur në një taksi në aksin Tiranë-Elbasan ka nxjerrë në dritë atë që policia dyshon s...
Nga Ola Xama:
Durrës Yacht Marina u prezantua fillimisht si një nga investimet më të mëdha të huaja që do të realizoheshin në Shqipëri dhe se do të transformonte qytetin e Durrësit në epiqendër të turizimit të jahteve në Europë.
Kur kontrata me kompaninë private të familjes së Mohamed Alabbar u miratua në Kuvend, u kuptua qartë se ajo që ishte thënë nuk kishte lidhje me projektin që miratohej. Më shumë se sa marinë turistike (që planfikohet të ndërtohet në fund), portin më të rëndësishëm tregtar të vendit do e zëvendësonte një projekt masiv ndërtimi me pallate dhe hotele. Me një ndryshim: financimi nuk do të ishte i kompanisë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por i blerësve.
Në planin e biznesit, kompania merrte përsipër të investonte vetëm 6.8% të projektit (3.4% kredi nga banka) dhe pjesa dërrmuese e parave do të sigurohej nga lidhja e kontratave të parashitjes. Toka ku ndërtohej dhe taksa në infrastrukturë ishin kontribut i shtetit shqiptar që ka 33% në kompaninë Durrës Marina. Në fund, pasi investonte 80 milion euro para të saj, Eagle Hills Real Estate Development planfikonte të fitonte 572 milion euro, me një normë kthimi investimi 615%!
Pasi propaganda se paratë që do të financonin Durrës Marina ishin investime të huaja ra, në publik u shit fabula se projekti do të ishte ndër më të mirët sa i takon punimeve inxhinierike dhe arkitekturës, pasi vinte të ndërtonte firma e një prej drejtuesve të Emaar Group, kompani që kishte ndërtuar Burj Kalifa, Marina Dubai, Dubai Mall etj.
Tashmë dhe kjo fasadë ra. Projektimi është bërë nga kompani shqiptare dhe ndërtimin po e bëjnë po ato. Nga 5 godina që po ngrihen, dy janë fundosur me disa centimetra dhe rrezikojnë prishjen.
Nëse sheh bilancet e kompanisë Durrës Marina, mund të konstatosh shumë lehtë se vlera e punimeve për vitin 2023 dhe 2024 është 41 milion euro, nga të cilat investimi i kompanisë Eagle Hills është 7.4 milion euro. Shumica e punimeve janë financuar me paratë e kontratave të shitjes përmes të cilave janë mbledhur 36 milion euro. Me këtë që ka ndodhur, investitori ka luajtuar bixhoz me lekët e klientëve (pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë)!
Ky rrezik ka ardhur për shkak të modelit të financimit që kanë miratuar në kontratën e projektit deputetët e Kuvendit dhe që ndodh si fenomen në të gjithë tregun e ndërtimit në Shqipëri. Mbrojtja për konsumatorin është zero: ai jep paratë e financimit, merr përsipër çdo risk - ndërsa investitori që ka siguruar lejen e ndërtimit vjel fitimin!
Por përveç kësaj, shifrat tregojnë se historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate!
Dy ushtarakë shqiptarë kanë triumfuar në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare të Ushtrisë s&eu...
Një qytetar nga Burreli denoncon zaptimin e hapësirave publike. Sipas fotove të dërguara në redaksinë e “Piranjat News&rd...
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku 27-vjeçari Brisildo Stankoja humbi jetë...
Gjatë monitorimit të mediave elektronike janë konstatuar raportime se në një objekt shumë katësh në ndërtim në...
Një shqiptar përballet me dënim me burg pasi u zbulua se prodhonte kanabis me vlerë deri në 334 mijë paund në East Renfrewshi...
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2 kilogramë k...
Një trafikant droge është burgosur pasi u ndalua nga policia në Kembrixh. Oficerët ishin në patrullim në Newmarket Road m&eum...
Dy vëllezër me origjinë shqiptare, banues në Mestre të Italisë, janë arrestuar nga policia italiane pas një përplas...
Ditën e sotme Durim Bami është transferuar nga burgu i Fushë Krujës në drejtim të institucioni të vuajtjes të sigur...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht të mërkurën problemet e rënda strukturore në dy p...