Protestuesit zbresin në rrugët e Tiranës, bulevardi ushton nga koret: Poshtë diktatura, Rama ik!
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...

Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm 2025 tregon se pjesa më e madhe e procedimeve për veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike lidhen me sigurinë rrugore dhe drejtimin e automjeteve, duke nxjerrë në pah një tendencë shqetësuese të drejtimit të parregullt të mjeteve dhe largimit nga vendi i aksidentit.
Megjithatë, ai nxjerr në pah një fenomen në rritje që është “Vetëgjyqësia”. Në mungesë edhe të gjetjes së drejtësisë te organet e rendit apo te sistemi i drejtësisë, qytetarët po “i zgjidhim vetë” problemet apo konfliktet e tyre. Procedimet për këtë vepër penale janë rritur me 34,35 % gjatë vitit 2025, ndërsa pesha e saj në grupin e veprave kundër rendit dhe sigurisë publike ka arritur në 4,51 %, nga 4 % një vit më parë.
Ndërkohë, vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, zë peshën më të madhe në të gjithë këtë grup, me 53,18 % të procedimeve në vitin 2025, nga 51,22 % një vit më parë. Për këtë vepër penale, procedimet e regjistruara janë rritur me 23,86 % krahasuar me vitin 2024.
Një tjetër kategori me peshë të lartë mbetet “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila zë 17,50 % të procedimeve për këtë grup veprash penale, megjithëse pesha e saj ka rënë nga 19,46 % në vitin 2024. Megjithatë, edhe për këtë vepër penale raporti evidenton rritje të procedimeve me 7,07 % gjatë vitit 2025.
Në rritje rezultojnë edhe procedimet për “Largimin nga vendi i aksidentit”, të cilat u shtuan me 12,54 % krahasuar me një vit më parë. Kjo vepër penale zë 5,76 % të grupit të procedimeve kundër rendit dhe sigurisë publike. Ndërkohë, procedimet për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit” janë rritur me 14,77 %, ndërsa kjo kategori përbën 4,99 % të procedimeve të grupit. Rritje edhe më e fortë evidentohet për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta”, me 31,82 % më shumë procedime se në vitin 2024 dhe një peshë prej 4,23 % të totalit.
Nga analiza sociale e të pandehurve rezulton se 93,45 % janë të rritur dhe 6,55 % të mitur. Pjesa dërrmuese e të pandehurve janë meshkuj, të cilët përbëjnë 91,32 % të totalit. Raporti evidenton gjithashtu praninë e 84 të pandehurve me shtetësi të huaj.
Në aspektin arsimor, 58,48 % e të pandehurve rezultojnë me arsim të mesëm, 30,64 % me arsim deri 9-vjeçar dhe vetëm 10,88 % me arsim të lartë. Sipas raportit, 60,09 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat, 38,74 % janë të papunë dhe vetëm 1,10 % janë të punësuar në sektorin shtetëror, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë punonjës të Policisë së Shtetit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se këto vepra penale janë më të përhapura në zonat urbane. Sipas raportit, 71,12 % e të pandehurve kanë vendbanim në qytet dhe 28,88 % në fshat. Nga ana tjetër, 89,93 % e të pandehurve rezultojnë të padënuar më parë, ndërsa 9,47 % janë përsëritës për vepra të tjera penale dhe 0,60 % përsëritës për të njëjtën vepër.
Nga shpërndarja gjeografike rezulton se Tirana mban peshën kryesore të procedimeve për këto grupvepra, me 33 % të totalit kombëtar. Pas saj renditen Durrësi dhe Fieri, me nga 9 % secili, ndërsa Kukësi ka nivelin më të ulët, me vetëm 2 % të procedimeve në shkallë vendi.
Raporti jep edhe të dhëna për viktimat. Në vitin 2025, 85,69 % e viktimave të këtyre veprave penale kanë qenë të rritur dhe 14,31 % të mitur. Nga viktimat madhore, 76,11 % janë meshkuj dhe 23,89 % femra.
Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar sot masën e sigurisë për shtet...
Një 70-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të ...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezh&eu...
Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, kur për pasojë një 50-vjeçar që po udhët...
Shqipëria është kthyer në një shtet të mirëfilltë ku çdo individ nga mbarë bota mund të gjejë pa...
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje...
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një pers...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Ka qenë mëngjesi i 1 shtatorit të vitit 1976, kur punëtorët e ndërmarrjes së Peshkimit që mbërritën të ...