Nga Durrësi në Tiranë, një ambulancë me një fëmijë të vogël brenda lufton me kohën. Sirenat çjerrin ajrin, dritat pulsojnë me urgjencë, por rruga mbetet e bllokuar. Makina që nuk lëvizin, shoferë që hezitojnë, të tjerë që bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Dhe ndërkohë, çdo sekondë që humbet në trafik mund të jetë sekonda që ndan jetën nga vdekja.
Është e dhimbshme ta thuash, por duket se një pjesë e madhe e shoqërisë ende nuk e kupton peshën e atij momenti kur pas xhamave të një ambulance ndodhet një pacient në gjendje kritike. Nuk është thjesht një makinë me sirenë; është një garë me kohën. Në rastet e emergjencave, pë këdo që është brenda ambulancës, çdo minutë është vendimtare. Vonesa prej pak minutash mund të përkthehet në pasoja të pakthyeshme.
Problemi nuk është vetëm infrastruktura apo trafiku i rënduar mes Durrësit dhe Tiranës. Problemi është mentaliteti. Është mungesa e reagimit instinktiv për të hapur rrugën menjëherë, për të lënë mënjanë nervozizmin dhe egoizmin e momentit. Një shofer që nuk lëviz për disa sekonda mendon se “nuk ka ku të shkojë”, por harron se brenda asaj ambulance dikush mund të jetë duke humbur frymën.
Ne flasim shpesh për sistemin shëndetësor, për mungesat në spitale, për aparaturat apo mjekët. Por harrojmë se hallka e parë e shpëtimit është rruga e lirë. Pa të, as mjeku më i mirë dhe as spitali më modern nuk mund të bëjnë mrekulli.
Hapja e rrugës për ambulancën nuk është thjesht detyrim ligjor; është detyrim moral. Sepse nesër, mund të jetë një i afërm i jonë. Dhe atëherë do të kuptojmë se sa e rëndë është ndjesia kur sekondat ikin dhe askush nuk të hap rrugën.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Mars10:53
Djegia e qëllimshme e makinave në Pogradec, kush është zjarrvënësi i arrestuar porositësi
Policia e Pogradecit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve, ngjarja të ndodhura më 28 dhjetor 2025 dhe 26 shkurt 2026, në ...
AKTUALITET
1 Mars10:47
Grabisnin markete dhe pastiçeri, këta janë dy hajdutët e arrestuar (Emrat)
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës, pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në biznese të ndryshme në qy...
AKTUALITET
1 Mars10:13
Protesta kombëtare e PD/ Policia njoftim zyrtar: Kush janë të arrestuarit, procedohet deputeti
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e 4 shtetasve që morën pjesë në protestën e organizuar ditën e djeshme ng...
AKTUALITET
1 Mars09:45
Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi
Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë shumë më t&...
AKTUALITET
1 Mars09:33
Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë
Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetu...
AKTUALITET
1 Mars08:47
Tubimi i opozitës, arrestohen 4 prej protestuesve
Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë n&e...
AKTUALITET
1 Mars08:28
Vrau të moshuarin me makinë dhe e braktisi, si u identifikua shqiptari pas një viti e gjysmë pa asnjë dëshmitar dhe provë
Një ndryshim rrënjësor në episodin që çoi në vdekjen e Antonio Ramunno-s , një punëtor 69-vjeçar në p...
AKTUALITET
1 Mars00:14
VIDEO/ Dy përfaqësues të AP shkojnë në komisariat pas arrestimit të protestuesve të opozitës
Dy përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit kanë shkuar në komisariatin nr 1 pas arrestimit të disa protestuesve t&eu...
AKTUALITET
28 Shkurt23:26
Vazhdon "dhuna" nga ana e policisë/ 11 të shoqëruar, mes tyre edhe një i mitur pas protestës së PD
Pas përfundimit të protestës së organizuar nga PD, autoritetet kanë nisur arrestimet dhe shoqërimet e disa protestuesve.
Sipas ...
AKTUALITET
28 Shkurt22:58
Policët civilë rrethojnë selinë PD, s'ndalin arrestimet e paligjshme - 11 në komisariate
Si çdo protestë të opozitës efektivë civilë kanë vijuar arrestimet e paligjshme të qytetarëve që ngjasojn&eu...