Sherr i dhunshëm në Shëngjin/ Klientët përleshen me rojet në koncertin e Ledri Vulës dhe Era Istrefit
Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur "Ara Club" n&eum...
Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur "Ara Club" n&eum...
Një individ që deri dje drejtonte kompaninë që kishte fituar koncesionin e sterilizimit në shëndetësi, e cila prodhoi nj...
Një banor i fshatit "Shelegar" në Sarandë ka denoncuar për Piranjat news shqetësimin për një problem të rëndë...
Është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit. Shtetasin Pjerin Bitani, sipas...
Gjykata penale e Anversës ka dënuar dy vëllezër shqiptarë me nga katër vjet burg për trafik droge. Vëllezërit kishi...
Pas një viti e gjysmë zvarritje dhe përplasjesh, tenderi 8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit ka m&eu...
Këtë mëngjes, në spitalin e Tiranës, u krye autopsia mbi trupin e Sara Brugnatelli, 26-vjeçarja nga Zocco, një zonë e ...
Është lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçari shqiptar, i akuzuar se hodhi qëllimisht makinën e tij në ujërat e portit të ...
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Situata e krijuar nga përhapja e një zjarri masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, ka dety...
Një individ që deri dje drejtonte kompaninë që kishte fituar koncesionin e sterilizimit në shëndetësi, e cila prodhoi një dosje për Prokurorinë e Posaçme, ku disa drejtues të ministrisë së Shëndetësisë janë vënë nën akuzë, po vijon të marrë sërish miliona euro për të njëjta shërbime. Artan Lleshi ka drejtuar për një kohë të gjatë firmën koncesionare “Sani Service”, ndërsa më vonë themeloi kompaninë “Game Service”, ku fillimisht mori para’ nga koncesionari dhe aktualisht pas shtetëzimit po vijon të marrë të njëjta shuma nga firma shtetërore.
Një rreth vicioz që vijon të gllabërojë para publike, ku pavarësisht se kishte një hetim dhe aktualisht po gjykohen disa persona, sërish të njëjta shuma po kanalizohen te të njëjtat duar, te të njëjtët individë, të cilët njihen botërisht si prestanome e zyrtarëve shtetërorë, apo të disa oligarkëve në shëndetësi. Me këto veprime, organet ligjbërëse apo ato ligjzbatuese, veçse kanë bërë vetëm një “vrimë në ujë”, pasi nuk kanë arritur që të gjejnë shkaktarët e vërtetë e koncesioneve të kota dhe abuzive.
Nëse do ta shtetëzosh këtë shërbim, do të thotë që “punët” të bëhen nga punonjës shtetërorë, të ketë transparencë për paratë publike, apo të mos shkojnë te të njëjtat duar që e bënë këtë shërbim tepër abuziv. Aq më tepër që pas shtetëzimit, paratë po hidhen “lumë”, më shumë sesa merrte firma koncesionare, pa asnjë garë dhe me negocime midis firmës shtetërore OSHIS dhe firmave!
Në datën 14 gusht 2026, OSHIS ka finalizuar tenderin e radhës, ku fitues është kompania GAMASERVICE, me adresë në Kashar, autostrada Tiranë-Durrës në Mëzez. Tenderi ka një objekt të shkurtër të kontratës “shërbim rezervë (Back-Up) për sigurimin e vazhdimësisë së transportit të seteve dhe materialeve të konsumit sterile dhe jo sterile, transportit të mbetjeve të rrezikshme spitalore që krijohen nga seti i personalizuar, në pamundësi të përkohshme të ‘OSHIS’ sha”.
“Me anë të këtij formulari bëjmë me dije se, në këtë procedurë ka marrë pjesë GAMASERVICE, me vlerë 154.582.411 lekë. Nga pjesëmarrësit nuk ka të skualifikuar”, thuhet në dokumente. Pra, në këtë tender ka pasur vetëm një ofertues, kompania e ish drejtorit të firmës koncesionare, e cila ka ofruar rreth 97 % të fondit limit të kësaj procedure, duke lënë pas vetëm 50 mijë euro.
Vox News ka denoncuar edhe në të kaluarën se firma “GAMESERVICE” ka fituar tendera edhe në të kaluarën nga Operatori i Shërbimit të Integruara të Sterilizimit, i cili nuk ka bërë procedurë normale, ku firmat të merrnin pjesë dhe të bënin oferta, por ka negociuar me këtë firmë.
Pronar i kësaj kompanie është z. Artan Lleshi, i cili më parë ka qenë një nga drejtorët më të mëdhenj të kompanisë “Sani Service”, e cila për 10 vite me radhë arkëtoi miliona euro nga buxheti i shtetit dhe nxori bilance negative. Vox News ka mësuar se emri i pronarit të kompanisë që fitoi këtë tender, Artan Lleshi, figuron edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, që ka dërguar në gjykatë, ku nën akuzë është ish-ministri Ilir Beqaj dhe Klodjan dhe Ilir Rrapaj.
Mësohet se, Lleshi ka qenë një nga shokët e zyrtarëve shtetërorë që janë nën akuzë, madje shok kase edhe me Ilir Rrapajn, në vitin 1994. Lleshi, sipas SPAK-ut, është drejtor në kompaninë koncesionare “Sani Service” që nga krijimi i saj. Prokuroria ka faktuar se, midis firmës koncesionare dhe “Gameservice” janë bërë transaksione në periudhën prill 2020 dhe dhjetor 2021. Ironia e fatit qëndron se, Lleshi ka fituar para’ si nga kompania koncesionare ashtu edhe nga ajo shtetërore e sterilizimit, duke faktuar se paratë vijojnë të shkojnë te të njëjtat duar. /VOXNEWS/
Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane e cila humbi jetën në një aksi...
Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e '21 Dhjetorit' në Tiranë, ku një person ka goditur me grushte...
Një banor i fshatit "Shelegar" në Sarandë ka denoncuar për Piranjat news shqetësimin për një problem të rëndë...
Një qytetare që mori pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë deklaroi se tubimet do t&e...
Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat. Zjarri është pikasur nga disa banorë, të cil&e...
Është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit. Shtetasin Pjerin Bitani, sipas...
Adriatik Lapaj ka denoncuar një situatë të pazakontë të ndodhur në fshatin Vuno. Sipas tij, truprojat e kryeministrit Edi Rama,...
Gjykata penale e Anversës ka dënuar dy vëllezër shqiptarë me nga katër vjet burg për trafik droge. Vëllezërit kishi...
Gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryeministri Edi Rama premtoi se Qendra Kombëtare e Monitorimit të Traf...
Një debat mes një çifti shqiptarësh në Katolika të Riminit ka përfunduar me arrestimin e një 46-vjeçari, i cili...