AKTUALITET

“Shteti i kapur”/ Lubonja: Në vend të arrestojnë Ramën për korrupsion, ndalojnë protestuesit pse hodhën vezë!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Korrik 2026, 15:57

“Shteti i kapur”/ Lubonja: Në vend të arrestojnë

Analisti Fatos Lubonja komentoi protestën e qytetarëve dhe aktivistëve sot para parlamentit, ku Policia ushtroi dhunë me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe topa uji, duke shoqëruar edhe të paktën 20 prej tyre me forcë.

Ai e dënoi këtë dhunë policore dhe shtetërore, duke bërë përgjegjëse qeverinë, teksa vuri në dukje standardin që po ndiqet, ku qytetarët arrestohen pse hedhin vezë, kurse kryeministri dhe qeveritarët nuk pësojnë asgjë edhe pse akuzohen për korrupsion.

“Shtet i kapur nga krimi, prova është dosja “Aruba”. Një shtet që drejtohet nga kriminelë. Protestat kanë kërkuar një revolucion paqësor dhe protestuesit qëlluan vetëm me vezë dhe hajde se mund t’i procedosh por jo t’i tërheqësh zvarrë. Por pse nuk vepron policia dhe drejtësia ndaj atyre që grabisin pronat, pse nuk vepron drejtësia ndaj Edi Ramës që e tha vetë se jam unë kumbari. Pse nuk i arrestojnë. A mos populli do zemërohet aq shumë sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Apo me indiferencën e tyre do e qetësojnë dhe do vazhdojnë të vjedhin dhe të grabisin, këtë nuk e dimë, do ta shohim”, tha ai mes të tjerash në fjalën e tij, teksa ishte i ftuar në një lidhje direkte me News24.

Analisti u pyet edhe për deklaratën e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, që i cilësoi protestuesit si “mbetje sociale”, teksa e cilësoi një provokim dhe nxitës të revoltës.

Ai i kujtoi dosjen “Toyota Yaris” deputetit socialist, për të cilën duhet të jepte llogari si dhe lidhjet me krimin.

“Është Balla që nxiti Policinë, një deputet i një partie nuk mund të jetë i fortë se e njohin të gjithë, bashkëpunimin me krimin e dinë të gjithë, ka qenë edhe ministër i Brendshëm. Këta policinë e kanë të tyre, ndaj edhe flet kështu. Ai flet për një pakicë, por aty në shesh është një shumicë e madhe, një masë e madhe, ka gra e fëmijë, ka qytetarë që kanë dalë aty në shesh.

Ata kanë përdorur fjalë e fyerje ndaj protestuesve, edhe ndaj meje i kanë përdorur, nuk e di për ka e ka fjalën por zgjedhin ca kokrra dhe i sulmojnë. Por në Shqipëri janë të pakënaqur një masë e madhe njerëzish. Por thelbi është vjedhja grabitqare që i kanë bërë Shqipërisë dh lidhjet me kriminelët. Ai të shkojë të japë llogari për atë që i ka dalë, për paratë te dosja “Toyota Yaris” dhe atë të shikojë të mos merret me protestuesit. Populli do të zgjedhë nëse do i nënshtrohet këtij pushteti apo do përballet me të”, tha Lubonja.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan