Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një filxhan kafe në zonat e preferuara të Tiranës tani kushton në një minimum 110 lekë, nga 80-90 lekë që ishte në fillim të 2025, ndërsa në periferi kushton 80-90 lekë minimumi nga 60-70 lekë që ishte më parë.
Çmimi i kafesë në vendin tonë shkon përtej përballueshmerisë së filxhanit, teksa prek drejtpërdrejt ritualin e përditshëm social. Shqipëria ka një densitet të lartë të bareve në raport me popullsinë dhe kafeja është pika e takimit për punë, biseda dhe pushim. Nga një shpenzim i vogël kafeja po shndërrohet në një barrë të papërballueshme sidomos për të rinjtë, pensionistët dhe punonjësit me paga fikse.
Burimet nga tregu pohojnë se rritja e çmimeve po vjen nga dy arsye kryesore. Së pari dhe kryesorja, rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e konsumit nga turistët në anën tjetër.
Importet e kafesë vitin e kaluar arritën në një rekord prej 8,1 mijë tonë me rritje 5,3% në krahasim me 2024, sipas doganave.
Shkaku kryesor i rritjes së fortë në vitin e fundit lidhet me ofertën globale për kafe të shkaktuar nga klima.
Prodhuesit kryesorë, veçanërisht Brazili dhe Vietnami, janë goditur nga episode të motit ekstrem si thatësira të gjata të ndjekura nga reshje intensive që kanë dëmtuar rendimentin. Kafeja është një kulturë shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe reshjeve, ndaj edhe devijime të vogla përkthehen shpejt në rënie të prodhimit dhe rritje çmimesh.
Në të njëjtën kohë, kërkesa globale ka vazhduar të rritet, sidomos në Azi dhe në tregjet urbane të vendeve në zhvillim, ku konsumi i kafesë po rritet me ritme më të shpejta se në Europë dhe Amerikën e Veriut. Ky kombinim i kërkesës në rritje me ofertën e kufizuar ka krijuar një presion të drejtpërdrejtë mbi çmimet ndërkombëtare.
Gjithashtu Shqipëria ka hyrë në një fazë ku kërkesa për kafe po nxitet nga flukset e vizitorëve. Me mbi 12 milionë turistë në vitin 2025, konsumimi i kafesë në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora apo Saranda është bërë pjesë e industrisë së turizmit.
Për bizneset, kjo e ndryshon plotësisht logjikën e çmimit, pasi kafeja nuk shitet më vetëm për shqiptarin me të ardhura mesatare, por edhe për turistin europian që është i mësuar të paguajë 3–5 euro për një ekspres. Nëse një pjesë e madhe e klientëve është e gatshme të paguajë më shumë, çmimi i tregut zhvendoset lart për të gjithë, edhe për vendasit.
Rritja e çmimit të kafesë ndikon në strukturën e bizneseve të vogla, të cilat janë masivisht të lidhura me këtë produkt. Në shumë bare shqiptare, kafeja përbën një pjesë të madhe të xhiros dhe të fitimit.
Në një mjedis të dominuar nga turizmi, zgjedhja shpesh anon nga rritja e çmimeve, duke e zhvendosur modelin e biznesit gjithnjë e më shumë drejt konsumatorit të huaj./ Monitor
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka shtyrë mbledhjen e cila ishte parashikuar të mbahej mesditën e kësaj të...
Këtë të mërkurë, 28 janar pritet që dosjet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës të z...
Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e Piranjave ku denoncon gjendjen alarmante të rrugës në fshatin Var...
Në dukje ato ngjajnë me portale të zakonshme lajmesh, por pas titujve bombastikë fshihet një skemë e koordinuar mashtrimi e drej...
Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vj...
Një central bërthamor, për prodhim energjie do të ndërtohet në Seman të Fierit. Kështu ka deklaruar inxhinieri Azmer ...
Bota e futbollit është në zi pas tragjedisë së ndodhur në Rumani, ku një grup prej 7 tifozësh të PAOK, të ci...
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pra...
Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj ka bërë një deklaratë të fort&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do të shitet me 82.5 lekë. Nd...