Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Shumica e bankave tregtare arritën të përmirësonin cilësinë e portofolit të tyre të kredisë vitin e kaluar. Të dhënat e raportit vjetor të mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se shtatë prej bankave tregtare arritën të ulnin raportin e kredive me probleme gjatë vitit 2023, ndërsa ky raport u rrit vetëm për katër prej tyre.
Raportin më të lartë të kredive me probleme edhe për vitin 2023 e kishte Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), në nivelin 11.4%. megjithatë, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm nga niveli prej 17.6% i vitit 2022. Vitin e kaluar, UBA ka nisur zbatimin e një plani të ri biznesi, pas marrjes së kontrollit nga kompania e sigurimeve Eurosig. Plani synon zgjerimin e rrjetit të degëve, të shërbimeve të ofruara dhe rritjen e aktiveve të bankës.
Me diferencë të ndjeshme, banka më raportin e dytë më të lartë të kredive me probleme është Credins Bank. Megjithatë, edhe Credins e ka përmirësuar këtë tregues në 6%, nga 6.8% që kishte qenë një vit më parë. Credins është banka më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare dhe sipas Bankës së Shqipërisë zotëronte 20% të portofolit aktiv të kredisë për ekonominë në fund të 2023.
Ndjek me një diferencë të vogël Raiffeisen Bank, që në fund të vitit 2023 kishte një raport të kredive me probleme në nivelin 5.9%. Megjithatë, në rastin e Raiffeisen raporti i kredive me probleme ka shënuar rritje nga niveli prej 5.3% i një viti më parë. Raiffeisen është banka e dytë më e madhe kredituese e ekonomisë, me 16.8% të totalit.
Union Bank në fund të vitit 2023 kishte një raport të kredive me probleme në nivelin 5.8%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 6.3% që raportohej në fund të vitit 2022.
Banka e fundit që ka një raport të kredive me probleme më të lartë se niveli mesatar i sektorit është Banka OTP Albania. Njëkohësisht, OTP është edhe banka që raportoi rritjen më të lartë të këtij treguesi në 2023, duke arritur në 5.5%, nga 3.6% që ishte në fund të vitit 2022. Kjo rritje vjen pas një cikli disavjeçar rritjeje të shpejtë të portofolit të kredisë, por edhe në vijim të bashkimit me Alpha Bank Albania. OTP Albania është banka e tretë më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare, me 13.8% të portofolit total në fund të 2023.
Një tjetër bankë që ka ndjekur një strategji të rritjes së shpejtë të rritjes së kreditimit pas ndryshimit të pronësisë është Tirana Bank. Kjo rritje e shpejtë duket se ka sjellë efektet e para në drejtim të rënies së cilësisë së portofolit të huasë. Raporti i kredive me probleme në fund të 2023 u rrit në 4.6%, nga 4.2% që kishte qenë një vit më parë.
Ndërkohë, një tjetër bankë me rritje të shpejtë në vitet e fundit, Fibank, ka raportuar përkundrazi ulje të ndjeshme të raportit të kredive me probleme. Ky raport zbriti në 4.4% në fund të 2023, nga 6.3% që kishte qenë një vit më parë.
Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare, në fund të vitit të kaluar raportoi një ulje të mëtejshme të raportit të kredive me probleme në 3.3%, nga 4% që kishte qenë një vit më parë. Megjithëse zotëron pothuajse një të katërtën e aktiveve të sektorit bankar, pjesa e BKT në portofolin total të kredisë është shumë më e ulët, me 13.2%, duke u renditur si banka e katërt kredituese ekonomisë.
Vijon Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me një raport të kredive me probleme në nivelin 2.8%, në rritje nga niveli prej 2.2% i një viti më parë.
ProCredit Bank Shqipëri në fund të 2023 raportonte një nivel të kredive me probleme prej 2.3%, në rënie nga raporti prej 3.1% i një viti më parë.
Për të dytin vit radhazi, banka me nivelin më të ulët të kredive me probleme është Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), në nivelin 1.2% në fund të vitit të kaluar. Edhe ABI Bank e ka ulur raportin e kredive me probleme nga niveli prej 2.1% i një viti më parë.
Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme vitin e kaluar zbriti në 4.74%, në rënie me 0.26 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në vlerë absolute, kredia me probleme zbriti në nivelin 35 miliardë lekë, me një rënie prej afërsisht 2% krahasuar me një vit më parë./ Monitor
SHKODËR- Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se ndaj 75-vjeçarit me in...
GREQI- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policisë greke. Githashtu në kërkim janë edhe tre bashkëpunëto...
Pamje nga vendngjarja DURRËS- Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pak ditë më parë në Durrës ku 31-vjeç...
ITALI- Katët shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Itali si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksident i r&...
FIER- Një 60-vjeçar ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në plazhin e Pish Poros dhe për pasojë ka humbur jetën. ...
Foto ilustruese TIRANË- Zv/drejtori i policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmen...
Foto ilustruese SHKODËR- Ditën e sotme ka dhënë dëshminë e tij bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të ...
Protesta KORÇA- Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për f...
Foto ilustruese SHKODËR- Pak ditë më parë një tjetër ngjarje tronditësë për pak sa nuk u regjistrua teksa nj&e...
Kamionët MORINËN- Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morinë-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12...