Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- “Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo e armatimit”. Kështu e ka përshkruar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë pjesë të territorit, teksa ka folur në Radiotelevizionin e Kosovës për armatimin që gjendet vazhdimisht gjatë bastisjeve policore.
Në më pak se një javë, Policia ka gjetur dy herë armatim dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës, në aksionet e kryera pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok. Policia ka thënë se sulmi ndaj kanalit – nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj – është kryer me një sasi eksplozivi prej rreth 20-kilogramësh.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se lënda e përdorur në sulmin në kanal “është e pamundur të gjendet, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”. autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për futje të armatimit në Kosovë, si dhe për organizimin dhe kryerjen e sulmeve që i konsiderojnë terroriste, në kanalin e Ibër-Lepencit dhe në Banjskë të Zveçanit, një vit më parë. Beogradi mohon gjithçka, madje për sulmin e fundit ka ofruar edhe ndihmë për kryerje të hetimeve.
Sfida në kufirin Kosovë-Serbi
Dogana e Kosovës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se armatimi ka hyrë përmes “rrugëve malore”. Sipas zyrtarëve të saj, para sulmit në Banjskë, disa lloje armësh kanë mundur të hyjnë në Kosovë edhe brenda ditës përmes rrugëve ilegale. Ndërkaq, shefi i Policisë ka thënë se dhjetëra rrugë ilegale me Serbinë tashmë janë bllokuar, por sfidë përbën pamundësia e zyrtarëve policorë për të qenë shumë afër kufirit.
Dy vendet ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra. Mbi 60 për qind e saj përfshin komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Një pjesë e konsiderueshme është zonë me terren të vështirë, të pabanueshëm. Edhe ky fakt e bën gati të pamundshëm kontrollimin e çdo pjesë kufitare.
Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare kujdeset Policia e Kosovës.
Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të KFOR-it atëbotë, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse. Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, beson se rrugët ilegale po kontrollohen pak, ose fare pak, dhe ndonëse lëvdon punën që po bëjnë zyrtarët policorë, ai thotë se atyre po u mungon elementi kryesor: informacioni.
“Institucionet e sigurisë, sidomos Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të jenë shumë më vigjilente, e po ashtu inteligjenca që është në kuadër të Policisë së Kosovës të jetë më shumë në terren, dhe të veprohet në mënyrë proaktive”.
Qalaj thotë për REL-in se ka informacione që, përveç prej Serbisë, armët në Kosovë po futen kontrabandë edhe nga Shqipëria, andaj autoritetet duhet të rrisin kontrollin në secilën zonë kufitare.
“Sa i përket armatimit, po, është mirë fokusimi në veri, mirëpo duhet të fokusohemi edhe në pjesë të tjera të vendit, për shkak se kriminelët bashkëpunojnë. Ata nuk njohin as nacionalitet, as çfarë gjuhe flasin njerëzit”.
Edhe Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë, beson se armë nga Serbia kanë hyrë në Kosovë edhe pas sulmit në Banjskë, por jo nga Shqipëria.
“Një shtim i vigjilencës dhe patrullimeve të shpeshta të policisë kufitare, bashkë me pjesëtarë të [Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë] EULEX-it dhe KFOR-it, do të ndikonte në zvogëlim, nëse jo në parandalim 100%, së paku në reduktim të mjaftueshëm dhe zvogëlim të mundësisë së hyrjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake në territorin e Kosovës”.
Policia ka thënë disa herë se armët e konfiskuara janë të vjetra dhe variojnë, prej municioneve e granatahedhësve, e deri tek armët e kalibrit të lartë, mitralozët, snajperët, minat kundër këmbësorisë, e detonatorët.
Njësia e Forenzikës Digjitale e Radios Evropa e Lirë ka verifikuar se disa armë janë prodhuar në periudhën 1990/91 në fabrikat serbe “Prvi Partizan” dhe “Millan Bllagojeviq”.
Policia e Kosovës nuk ka ofruar informacione me gjithë kërkesën e REL-it për të kuptuar se sa persona janë arrestuar ndër vite për futje të armëve në Kosovë.
Në raporte vendore e ndërkombëtare, situata e sigurisë në veri konsiderohet e qetë, por e brishtë, me potencial të përshkallëzimit të shpejtë.
Drejtori i Policisë, Hoxha, e ka përsëritur disa herë që institucioni që udhëheq ka, në parim, potencial për të kryer bastisje masive në veri, por nuk mund të veprojë ashtu, pasi gjithçka duhet të kryhet në përputhje me ligjin dhe duhet të ekzistojë dyshim i bazuar. Njohësit e sigurisë në Kosovë kanë sugjeruar shpesh përdorimin e dronëve për mbikëqyrjen e kufijve, vendosjen e kamerave në zona më kritike kufitare, apo rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë./REL
viktima dhe autori GREQI- Janë në zhvillimin e sipër, hetimet e policisë greke për vrasjen brutale të shqiptares A...
foto ilustruese TIRANË- Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive t&e...
Lala-Zhabina TIRANË- Roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në portet europiane po bëhet gjithnjë e më i rënd...
Lala TIRANË- Europol ka arritur të çmontojë platformën "Matrix", e projektuar nga kriminelët për t’u përdor...
GREQI- Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se...
GREQI- Personi në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç. Kastriot Cenko, nga Fieri deklar...
Foto ilustruese KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Raportohet se nj&eu...
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Mësohet se mjeti ka përfunduar në...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për 16 të pandehurit...
punimet PRISHTINË- Numër i konsiderueshëm i punëtorëve e makineri e rëndë, përkundër motit me shi, jan&eu...