Protestë para SPAK, të rinjtë rikthejnë në vëmendje aferat e bujshme
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmim...
Konflikti në Sarandë, zbardhet ngjarja ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë p&eu...
Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor ë...
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Izraeli duhet të kryejë “30 deri në 40 vrasje të ...
Në një deklaratë për Albania Newscast, aktivisti Gary Kokalari tha se nëse Dhoma e Përfaqësuesve kalon në duart e demo...
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja” ka reaguar pas zjarrit të rënë në orët e para të mën...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rreziks...
Ylli Zalla, një prej personave më të kërkuar nga policia, është arrestuar këtë të hënë në ...
I shumëkërkuari, Ylli Zalla, është arrestuar këtë të hënë në Krujë. Zalla ishte fshehur në një...

Qeveria e Shqipërisë ka rritur vitit pas viti fondet për kërkimin shkencor, edhe pse alokimet nuk ndjekin të njëjtat ritme.
Sipas të dhënave të Eurostat Shqipëria parashikoi 81.4 milionë euro fonde publike për kërkim dhe zhvillim në vitin 2025, me një rritje prej 10.3% krahasuar me 73.8 milionë euro në vitin 2024.
Struktura e financimit paraqet një zgjerim të shpejtë të buxhetit të përgjithshëm për kërkim, por me përqendrim të lartë te financimi institucional dhe me peshë të ulët të programeve për teknologjinë, shëndetësinë, energjinë dhe mjedisin.
Brenda tre viteve, fondet u shtuan me 51.3 milionë euro, ose me rreth 171%. Të dhënat i referohen treguesit GBARD, që mat fondet e parashikuara në buxhetet e qeverisë për kërkim dhe zhvillim, sipas objektivave socio-ekonomike dhe jo shpenzimet faktike të realizuara gjatë vitit.
Megjithatë, fondi vijon të mbetet ndër më të ulëtit në Europë, në nivelin e 34 euro për banor, nga 289 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, ose 12% e mesatares së BE-së, duke u renditur e katërta nga fundi.
Mbi 53% e fondeve për universitetet
Financimi i përgjithshëm për universitetet publike arriti në 43.4 milionë euro në vitin 2025, nga 38.8 milionë euro më 2024 dhe 13.8 milionë euro në vitin 2022.
Kjo kategori përfitoi rreth 53.3% të të gjithë buxhetit publik të Shqipërisë për kërkim dhe zhvillim. Krahasuar me vitin 2022, fondet u rritën me 29.6 milionë euro, ose më shumë se trefish.
Edhe kategoria tjetër e financimit për përparimin e përgjithshëm të njohurive, jashtë fondeve të përgjithshme universitare, mori 8.1 milionë euro në vitin 2025, nga 7.5 milionë euro një vit më parë.
Të dyja kategoritë e përparimit të përgjithshëm të njohurive përfituan së bashku rreth 51.5 milionë euro, ose 63.3% të të gjithë buxhetit për kërkim dhe zhvillim.
Përqendrimi i fondeve te financimi institucional tregon se rritja e buxhetit nuk është shpërndarë në të njëjtën masë drejt programeve kërkimore me objektiva të drejtpërdrejtë ekonomikë, teknologjikë dhe shëndetësorë.
Vetëm 1.45 milionë euro për teknologjinë
Kërkimi për prodhimin industrial dhe teknologjinë mori vetëm 1.45 milionë euro në vitin 2025, nga 1.33 milionë euro në vitin 2024.
Pavarësisht rritjes, teknologjia përfitoi vetëm 1.8% të gjithë buxhetit publik për kërkim dhe zhvillim. Shuma mbetet e ulët në raport me nevojën për modernizimin e sektorit prodhues, digjitalizimin, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve shqiptare.
Edhe kërkimi për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturat e tjera mori vetëm 2.63 milionë euro, ose 3.2% të totalit. Fondet për këtë kategori u rritën me 12% krahasuar me 2.35 milionë euro në vitin 2024.
Shëndetësia mori vetëm 2.5% të buxhetit
Për kërkim në fushën e shëndetësisë u parashikuan 2.05 milionë euro në vitin 2025, nga 1.98 milionë euro më 2024. Rritja vjetore ishte vetëm 3.3%.
Krahasuar me vitin 2022, kur shëndetësia mori 1.39 milionë euro, financimi u shtua me rreth 47%, por pesha e kësaj fushe në buxhetin e përgjithshëm të kërkimit mbeti vetëm 2.5%.
Teknologjia dhe shëndetësia morën së bashku rreth 3.5 milionë euro, ose vetëm 4.3% të fondeve publike të parashikuara për kërkim dhe zhvillim. Buxheti i kombinuar për këto dy fusha ishte më i ulët se financimi për kërkimin në bujqësi dhe gjithashtu më i vogël se fondi i ndarë për mbrojtjen.
Rriten fondet për bujqësinë dhe arsimin
Kërkimi në bujqësi përfitoi 3.68 milionë euro në vitin 2025, nga 3.24 milionë euro një vit më parë. Rritja vjetore ishte 13.7%, ndërsa krahasuar me vitin 2022 fondet u shtuan me 55.8%.
Bujqësia përfitoi rreth 4.5% të buxhetit të përgjithshëm për kërkim dhe zhvillim. Fondet mbeten modeste përballë problemeve të produktivitetit, fragmentimit të fermave, ndryshimeve klimatike dhe nevojës për teknologji të reja në prodhim.
Për kërkimin e lidhur me arsimin u parashikuan 10.1 milionë euro, nga 9.1 milionë euro në vitin 2024 dhe 6.3 milionë euro në vitin 2022. Arsimi mori rreth 12.4% të totalit dhe ishte kategoria e dytë më e financuar, pas fondeve të përgjithshme universitare.
Buxheti për arsimin u rrit me 11.1% brenda një viti dhe me rreth 60% krahasuar me vitin 2022.
Mbrojtja mori më shumë se teknologjia dhe shëndetësia së bashku
Fondet e kërkimit për mbrojtjen arritën në 4.43 milionë euro në vitin 2025. Mbrojtja përfitoi rreth 5.4% të buxhetit të përgjithshëm për kërkim dhe zhvillim.
Fondi i saj ishte rreth 936 mijë euro më i lartë se shuma e kombinuar për prodhimin industrial, teknologjinë dhe shëndetësinë.
Për sistemet politike dhe sociale u parashikuan 1.23 milionë euro, nga 1.17 milionë euro një vit më parë. Kultura, aktivitetet argëtuese, feja dhe media morën 942 mijë euro, me rritje prej 21% ndaj vitit 2024.
Pak fonde për energjinë dhe mjedisin
Kërkimi në energji mori 736 mijë euro në vitin 2025, me rënie prej 5% krahasuar me 2024. Pesha e tij në buxhetin e përgjithshëm ishte vetëm 0.9%.
Për mjedisin u parashikuan 726 mijë euro, nga 688 mijë euro më 2024, me rritje prej 5.5%. Kërkimi për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapësirës mori 703 mijë euro, ndërsa ai për eksplorimin dhe shfrytëzimin e tokës rreth 1.19 milionë euro.
Energjia dhe mjedisi morën së bashku rreth 1.46 milionë euro, më pak se 1.8% e totalit. Niveli i ulët i financimit vjen në një periudhë kur vendi përballet me rrezikun e zjarreve, përmbytjeve, degradimin e tokës, ndotjen dhe nevojën për diversifikimin e burimeve energjetike./ Monitor
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Shëngjin, ku dy automjete janë përplas...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundi Italinë, ku një çift rumun udhëtoi për rreth 100 kilometra me djalin e ...
Qëndresa e banorëve të Divjakës kundër reformës së re administrative-territoriale ka hyrë në ditën e saj t&eum...
Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Nesë...
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pasi mbështetet nga 800 mijë votues kanë nxitur rea...
Një përplasje është regjistruar mes protestuesve gjatë ditës së 78-të të tubimit kundër qeverisë së...
Pas shpërthimit me tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, i shumëkërkuari nga drejtësia ësht&eum...
Banorët e Zvërnecit kanë marrë pjesë në protestën e sotme para Kryeministrisë, e cila sot është në dit&eu...
Fundjava e gushtit ka sjellë kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor në bregdetin e Shëngjinit, ku mijëra pushues dhe turi...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend, ku bën me dije se deri në orën 20:00...