Tërmet i fuqishëm godet Venezuelën, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur
Venezuela është goditur ditën e mërkurë nga dy tërmete të fortë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të cilët kan&e...
Venezuela është goditur ditën e mërkurë nga dy tërmete të fortë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të cilët kan&e...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, në Sukth, të Durrësit. Nj&e...
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Piranjat News mësohet se rreth 50 kursantë të Akademisë së Sig...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.6 lekë. Euro do të blihet me 93...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës...
Dashi Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rrug...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Syri Televizon zbardh të plotë dëshminë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, i cili u shpall në kërkim, u vetëdorëzua dhe u lirua brenda ditës për 4 mijë bimë hashashi që iu gjetën në pronën e familjes së tij.
Drejtori i pezulluar i burgut mohon të ketë dijeni, por thotë se i vëllai, Romario Hasa, që është shpallur në kërkim, jetonte me prindërit në Peqin dhe kishte lidhur kontratën për transformatorin personal me OSHEE, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe përgjegjësi për Peqinin, Ervis Maçi. Bilal Hasa thotë se vite më parë magazinat ku u gjet plantacioni me hashash shërbenin si pulari, por pulat ngordhën në periudhën e Covid-it.
“Kam qenë rrugës duke shkuar për në qytetin e Tiranës për një trajnim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe, pa mbërritur, kam parë në telefon nga rrjetet sociale për ç’ka kishte ndodhur dhe menjëherë jam kthyer dhe jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan për të sqaruar rrethanat. Dua të sqaroj se banesa dhe magazina që ndodhet aty kanë shumë kohë që nuk frekuentohen nga prindërit e mi dhe nuk banohet nga njeri prej gati 10 vitesh. Banoj në qytetin e Elbasanit me bashkëshorten dhe dy vajzat e mia, nuk kam dijeni fare për çfarë po më pyesni dhe se çfarë ka ndodhur atje.
Në fshat shkoj shumë rrallë për të takuar prindërit e mi, të cilët jetojnë me vëllain tim, Romario Hasa... Hera e fundit që kam shkuar ka qenë përpara tre muajsh. Vëllai im ka në administrim një bar-kafe në qendër të fshatit Kurtaj dhe merret vetëm me lokalin. Për banesën kujdesej vëllai. Magazina më parë ka qenë në funksionin e një pularie që ka qenë marrë vëllai im.
Nga momenti i Covid-it, me sa di, vëllait i ngordhën pulat dhe nuk është marrë më me atë pjesë. Vëllai vjen ndonjëherë tek lokali im kur ka kohë të lirë ose kur në lokalin tim ka shumë punë, më ndihmon edhe në banak... Nuk kam dijeni të detajeve se çfarë ndodhet aty, por di që vëllai im atë shtyllë e ka bërë me një kontratë me OSHEE përpara disa viteve, nuk më kujtohet se kur...”
Policia e Elbasanit e liroi Bilal Hasën pa shkuar ende dosja në Prokurori dhe shpalli në kërkim vëllain e tij, Romarion, si dhe përgjegjësin e OSHEE, Ervis Maçin. Ndërkohë, më 22 mars, doli para gjykatës së Elbasanit për shpërdorim detyre faturisti i OSHEE, Erion Dogovelli, të cilit iu komunikua masa e detyrimit të paraqitjes. Dëshmia e tij nxjerr në pah skandalin se, ndonëse me transformator privat që akuzohet se është vënë me ndihmën e përgjegjësit të tij, Ervis Maçi, ky i fundit i thoshte faturistit se ka humbje 26% të energjisë.
Dogovelli deklaron se te magazina nuk depërtonte dot, vetëm faturonte 340 lekë të reja, njësoj si për objektet e pabanuara dhe të pashfrytëzuara.
“Prej 8 muajsh unë jam i punësuar pranë OSHEE Peqin në pozicionin e lexuesit të kabinave elektrike dhe sahatëve matës të energjisë elektrike dhe mbuloj zonën e komunës Gjocaj. Deklaroj se po i kam kontrolluar (sahatet në fshatin Kurtaj), nuk kam hasur problematika përveç disa shtëpive dhe një pularie që kanë qenë mbyllur. Për këto ambiente që gjeja të mbyllura në paisjen që unë përdorja ka opsion në të cilin shënohet “Nuk Banon”, dhe unë në këtë formë kam proceduar.
Nuk kam marrë kontakt me njeri tek ky objekt dhe, me sa mbaj mend, është në emër të Romario Hasës. Hera e fundit ka qenë në datën 01.03.2026, nga ku e kam gjetur mbyllur dhe nuk kam marrë kontakt me asnjeri. Si rregull duhet të njoftojmë abonentët që të hapin ambientin dhe të bëjmë kontrollin e matësit. Disa banorë që jetojnë jashtë më kanë njoftuar, por tek pularia nuk kam kontaktuar me njeri pasi nuk kam gjetur numër telefoni të Romarios. Ky abonent paguante vetëm 340 lekë të reja pasi ishte mbyllur.
Vetëm vlerën e kontratës... për kaq kohë sa unë kam qenë në këtë punë, nuk ka pasur probleme me matësin dhe nuk është ndërruar gjatë kësaj periudhe. Matjet dhe faturimet i kam bërë vetëm; eprori im është shtetasi Elvis Maçi. Nuk kam pasur dijeni për ndonjë aktivitet që kryhej aty dhe nuk kam marrë asnjë urdhër për të mos e kontrolluar. Kemi pasur humbje energjie, nga ku ma ka raportuar shefi im Elvisi, i cili më ka vënë në dijeni që fider nr. 3 ka dalë 26% me humbje.”
Syri TV raportoi pas operacionit se një transformator që mund të shërbente për furnizimin me energji të një lagjeje të tërë ishte vendosur në dispozicion nga OSHEE ndaj këtyre magazinave, ndaj shihet si përgjegjës drejtuesi i OSHEE për Peqinin, Ervis Maçi, me dyshimet se së paku ka shpërdoruar detyrën, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin që mund të ketë pasur me kultivuesit.
Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur n&eum...
Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pi...
Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari në Pogradec në pronë...
Gjatë ditës së sotme, kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në zonën e sektorit janë zhvendosur pran&e...
Një 19-vjeçar shqiptar bëri një pistë të Formula 1 në Autostradën Rajonale të Selanikut dhe u arrestua rreth or&e...
Policia e Shijakut, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka goditur një rast të kultivimit të b...
Që prej shtatorit të vitit të kaluar, projekti i Aeroportit të Vlorës ka hyrë në një sagë ligjore midis dy aksioner...
Hyrjet dhe daljet e vazhdueshme nga banesa e tij, si dhe lëvizjet e shpeshta të shpejta me skuterin e tij, kanë ngjallur dyshime tek hetuesit e S...
Një deputete socialiste është nën hetim nga SPAK. Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se nuk mund të bënte pu...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 mars) në aksin kombëtar Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në afërsi të...