AKTUALITET

Si u zbuluan vrasjet e Inez Hajrullës përmes Sky Ecc? Zbardhet dosja e SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 19:56
Si u zbuluan vrasjet e Inez Hajrullës përmes Sky Ecc? Zbardhet dosja e

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e SPAK për Inez Hajrullën, apo sic njihet “i forti” i Vlorës, i cili i shpëtoi operacionit me urdhër të SPAK, së bashku me mikun e tij Ervis Matodashaj, më 7 mars, në Orikum.

Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Inez Hajrulla, sot 34-vjecar është një prej njerëzve që drejton në Vlorë një grupim të rrezikshëm kriminal.

Ai nuk i kishte mbushur ende 26 vjec, kur mori drejtimin e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që kishte zhdukur e vrarë dhjetra persona.

Deri në atë mbrëmje të ftohtë nëntori të 2018, kur shefi i tij u qëllua për vdekje në qytetin e Durrësit, Inez Hajrulla ishte një personazh pa asnjë peshë reale në botën e krimit.

Hajrulla i mbijetoi 3 atentateve në 2017, 2019 dhe 2023 nisi menjëherë një luftë të ashpër me rivalët e tij.

Luftë të hapur në disa fronte njëherazi.

Por qëllimi kryesor ishte hakmarrja për vrasjen e ish shefit të tij Edison Harizaj.

Ndaj nisi gjuetinë e kundërshtarëve.

Më i tmerrshmi prej tyre, Fatmir Hyseni alias Musai,  njohur si Doqa.

Njeriun që e akuzonte si ekzekutor të Harizajt.

Sikurse rezulton nga një hetim i SPAK i nisur në 2022 dhe i finalizuar 4 ditë më parë me goditjen e grupit të Inez Hajrullës, ky i fundit ishte vënë në ndjekje të Doqas, Armando Sulejmanit, i njohur si ‘Qipuri’ dhe lidhjet e tyre shpoqërore.

Në dosje janë zbardhur qindra biseda në Sky Ecc të krahut të tij të armatosur Ervis Matodashaj, ku vazhdimisht ata sigurojnë informacion dhe gjurmojnë kundërshtarët.

Por Doqa duket se ishte një fantazmë për ta.

I kërkuar nga SPAK për lidhje me Troplinët e Durrësit e Leonard Dukën e Klanit Duka, për llogari të të cilit ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, për grupin e Hajrullës ekzekutimi i Fatmir Hysenit, duket se u kthye në një mision të pamundur.

Ndaj radha iu erdhi lidhjeve të tij, miqve apo njerëzve që e ndihmonin Doqen dhe Cipurin.

Njëri prej tyre ishte Gentian Qarri.

Gentian Qarri sapo kishte lënë banesën e tij dhe po drejtohej pranë Kishës Ortodokse në qytet, kur pa bërë ende 30 metra rrugë, një makinë kaloi pranë tij, dhe nga dritaret e saj u derdhën dhjetra plumba kallashnikovi që i morën jetën në vendngjarje.

Viktima në atë kohë 40 vjeç, njihej si një pasionant i devotshëm i klubit të ‘Vespës’ në Vlorë.

Po përtej pasionit për motorët, shumë pak dinin të thonin se cila kishte qenë e shkuara e tij.

Dhe përse Geçja siç e njihnin në zonën e tij urbane ku qarkullonte, u qëllua në atë mënyrë, e cila ngjante të ishte një ekzekutim i pastër mafioz.

Gjë që u pa edhe në dinamikën e mëtejshme të krimit.

Ku vetëm 40 minuta pas ndodhjes pas vrasjes, automjeti i llojit ‘Gil’ me ngjyrë të bardhë, nga ku u qëllua Gentjan Qarri u gjet i shkrumbuar jashtë Vlorës.

Ndërsa autorët mendohet se u larguan në drejtim të Pyllit të Sodës.

Një vrasje e cila tronditi jo vetëm familjen por edhe Vlorën, për ashpërsinë e saj, e cila për shumë kohë mbeti te një pistë e vetme.

Larja e hesapeve në botën e krimit dhe e shkuara jo fort e ndritur e viktimës.

Gentian Qarri që thuhet se kishte 3 vite që ishte kthyer nga Italia, aty ku kishte vuajtur një dënim me mbi 10 vite burgim, për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Por edhe pse kjo pistë i qëndroi kohës, koha u duk sikur punoi gjithmonë kundër zbardhjes së vrasjes.

Aq sa shpresat për të zbardhur këtë vrasje duket sikur u venitën me kalimin e viteve edhe te vetë familja.

Por pa e ditur se vetë porositësit e këtij krimi, kishin bërë të njëjtin gabim sikundër kishin bërë edhe të sojshmit e tyre në këtë punë.

Atë se si ia kishin besuar të gjithë planin e tyre të eleminimit, platformës Sky Ecc.

E cila nga një kasafortë sekretesh e përdorur gjerësisht nga krimi deri në vitin 2021, tashmë është kthyer në kryqin mbi varrin e tyre.

Ashtu si në rastin e vrasjes së Gentian Qarrit, ku SPAK në bashkëpunim me autoritetet homologe partnere, kanë mundur jo vetëm të zbërthejnë por edhe të kryqëzojnë prova, që kanë çuar në dokumentimin, zbulimin dhe vendosjen përpara ligjit, të personave të përfshirë në ekzekutimin mafioz të Geçes.

Por kush është porositësi i vrasjes së Gentian Qarrit?

Dhe cilat janë bisedat në Sky Ecc që fundosën këtë grup, ndër më të rrezikshmit në Shqipëri?

I njohur edhe për atentatet dhe ekzekutimet e shumta.

Ku nga hetimet dalin të përshirë, ashtu si në raste të ngjashme edhe efektivë të policisë së Shtetit.

Sipas hetimeve të derimëtanishme truri i ekzekutimit të Gentian Qarrit, del të jetë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

Ndërkohë që bashkëpunëtorë të tyre dalin të jenë edhe efektivë të policisë.

Rezart Kuçi, Shef Seksioni,/ekspert në policinë shkencore, në drejtorinë e Policisë së Kukësit, dyshohet se vepronte për llogari të grupit të Inez Hajrullas.

Polici që dikur ishte vlerësuar për arritje në detyrë, sot dyshohet si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal, të cilin jo vetëm e ndihmonte me informacione, por po ashtu dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Në total SPAK preu 8 urdhër arreste, por as Inez Hajrulla as Ervis Matodashaj nuk përfunduan në pranga.

Në bazë të hetimeve rezulton se Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me  monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

Teksa bëjnë planet për të vrarë Qarrin, Ervis Matodashaj, i shkruan Inez Hajrullas: ‘Nëse e vret unë do të puth në b….’

Pasi Qarri qëllohet, ata komunikojnë me njëri tjetrin që ka vajtur ambulanca dhe e ka marrë pasi ishte ende gjallë.

‘Është gjallë, do të vdesë robq…Hajde tani të të puth në b…’ shkruan Matodashaj.

Më pas shkruan në Sky Ecc, ‘Minus 1.’

Cka sipas hetuesve konfirmohet vrasja e Gentian Qarrit.

Por Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj nuk janë përgjegjës vetëm për vrasjen e Gentian Qarrit, më 6 Shkurt 2021.

Por edhe atë të Bledar Birçaj.

40 vjeçari i cili siç shikohet edhe në këto pamje të kamerave të sigurisë u qëllua për vdekje me 30 plumba.

Ndërsa ndodhej në makinën e tij ‘BMW X5’,në vendin e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’.

Birçaj i cili mori 7 plumba në trup, të cilët rezultuan fatal për jetën e tij

Atentat që vinte vetëm një muaj pasi ai ishte kthyer nga Spanja.

Ku edhe në këtë ngjarje, pista kryesore mbeti përplasja për trafikun e drogës.

Ndërsa ashtu si në raste të ngjashme bashkë me të në makinë ndodhej edhe një efektiv policie.

I identifikuar si Granit Deromema, i cili më pas u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

Birçaj që në vitin 2011, ishte arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje dhe njihej si pronar i lokalit ‘Boss’ në Vlorë.

Në lidhje me vrasjen e shtetasit Bledar Birçaj të ndodhur më 10 maj të vitit 2021 në Vlorë, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj akuzohen për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen.

Ata dyshohet se survejuan me kamera lokalin ‘The Boss’ në pronësi të Birçajt. Si dhe hartuan planin konkret se kur dhe ku do e vrisnin.

SPAK ka ngritur ndaj Hajrullës dhe Matodashaj akuzët e krijimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen e Bircaj, pasi aplikacioni i koduar Sky EÇ u zbërthye një muaj përpara se të ndodhte vrasja e biznesmenit.

Por në bisedat kryesisht të Matodashaj, hetuesit kanë provuar se Birçaj është vëzhguar e përgjuar cdo moment nga kamerat që grupi kriminal kishte instaluar në lokalin e biznesmenit që ndodhet afër zonës së njohur si ‘ 7 pallatet Oslo’.

Grupi i Inez Hajrulla, nuk kryente vetëm vrasje, por dyshohet se ka mundur të trafikojë nga Ekuadori në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, 1.2 ton kokainë,

Këtë duke e mundësuar qoftë nëpërmjet rrugëve detare ashtu edhe detare.

Si dhe ka trafikuar mbi 700 kg kanabis.

Çka duhet të ketë qenë edhe pikënisja nga ku ka filluar zbërthimi i bisedave të tyre në Sky Ecc.

Ku më pas janë zbuluar edhe vrasjet që ata kanë kryer për llogari të organizatës. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan