“Rama dhe Veliaj janë të tmerruar”/ Berisha: Kthimi im në SHBA përmbysi projektin e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...

Sipërmarrësi Nikollaq Neranxi, i ftuar në tryezën e PD me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, ka ngritur alarmin mbi ndërhyrjen e mafies në sektorin ushqimor në vend.
Ai theksoi se kur mafia investon në këtë sektor, ulen të gjitha standardet e sigurisë ushqimore dhe askush nuk guxon kush t’i kërkoj llogari ndërkohë që po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë.
“A guxon kush t’i kërkoj llogari atyre që sjellin ushqime të skeduara, oriz sintetik, pula me salmonelë, peshk me parazitë apo produkte me substanca kancerogjene. Këta tregtarë droge që kanë investuar në sektorin ushqimor, po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta”, tha biznesmeni.
Po ashtu ai deklaroi se sipërmarrës të ndryshëm kërcënohen edhe me jetë nga personazhe të krimit dhe të lidhur me pushtetin për të bashkëpunuar me ta dhe jo me partnerët që kanë pasur prej vitesh.
“Pak muaj më parë arritën të terrorizonin një nga furnitorët tanë, kishim një bashkëpunim prej 15 vitesh. Më thotë: “vëlla të lutem, nuk mund të bashkëpunojmë më bashkë, më kanë ofruar para që ta heq përfaqësinë tuaj, pasi u thash jo, më kërcënuan. Kam fëmijë për të rritur, do ndërpresim bashkëpunimin”. Dhe ky nuk është një rast i izoluar, ka plot biznese të cilat janë të kërcënuar, të shanatazhuar, disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje”, deklaroi ai.
Nikollaq Neranxi: Më vjen mirë që më bëtë pjesë të kësaj tryeze dhe për mundësinë që më dhatë për të folur për problemet e biznesit. Për të mos përsëritur të njëjtat probleme të biznesit me taksa të larta dhe vështirësi nga më absurdet, sot kam zgjedhur të fokusohem në një problematikë që e njoh mirë për shkak të aktivitetet tim. Të gjithë e dimë që investimi i parave të mafies është në sektorin e ndërtimit, por në fakt mafia sot në Shqipëri ka kapur dhe një sektorë tjetër jetik, atë të ushqimit. Më pak i ekspozuar në krahasim me sektorin e ndërtimit.
Po çfarë po rrezikojmë me kapjen e sektorit ushqimor nga krimi? Për sa i përket konsumatorëve, kur mafia investon në këtë sektor, ulen të gjitha standardet e sigurisë ushqimore, si mendoni ju, a guxon kush t’i kërkoj llogari atyre që sjellin ushqime të skeduara, oriz sintetik, pula me salmonelë, peshk me parazitë apo produkte me substanca kancerogjene. Këta tregtarë droge që kanë investuar në sektorin ushqimor, po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta.
Asnjë doganier, punonjës të tatim-taksave, specialistë të bujqësisë, apo AKU-je, nuk guxon t’u afrohet. Edhe kur ka lajme për ushqime të rrezikshme, ato vijnë nga institucione te huaja, asnjëherë nga kontrollet tona dhe gjithmonë pasi është konsumuar e gjithë sasia nga shqiptarët. Problemi i dytë i futjes së mafies në sektorin ushqimor ka të bëjë me shkatërrimin e konkurrencës së lirë dhe nxjerrjes nga tregu i bizneseve ekzistuese, që kanë të gjithë ekspertizën e duhur për të operuar në këtë sektorë.
Nuk dua të më paragjykojnë, por dua të tregojë problemet që ka biznesi Neranxi. Janë akoma në këmbë vetëm se ky regjim i gjeti me themele të forta dhe me një këmbëngulje të madhe nga ne për të punuar fortë. Aktivitetit ynë është kthyer sikur çdo ditë shkojmë në luftë dhe jo në punë. Mafia e ushqimeve ka nxjerrë gangsterët e saj që terrorizojnë klientët tanë. Ka pronarë pastiçerish, restorantesh apo hotelesh që na pohojnë këtë gjë, e thonë hapur: “Jemi të kërcënuar, duhet të blejmë tek ata sepse na shkatërrojnë biznesin, sepse janë të lidhur me pushtetin”.
Pak muaj më parë arritën të terrorizonin një nga furnitorët tanë, kishim një bashkëpunim prej 15 vitesh. Më thotë: “vëlla të lutem, nuk mund të bashkëpunojmë më bashkë, më kanë ofruar para që ta heq përfaqësinë tuaj, pasi u thash jo, më kërcënuan. Kam fëmijë për të rritur, do ndërpresim bashkëpunimin”. Dhe ky nuk është një rast i izoluar, ka plot biznese të cilat janë të kërcënuar, të shanatazhuar, disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje.
Nga Candice Bussoli, LE SOIR Është një nga klanet shqiptare më me ndikim: klani Çopja. Udhëheqësi i tij, Franc Gerg...
Policia e Lezhës dhe Kurbinit në një operacion të përbashkët, kanë ndaluar një 37-vjeçar dhe kanë procedua...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të hetimeve për zëvendëskryemini...
Policia e Shkodrës kanë ndaluar një 16-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar ...
Në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë, situata mbetet e rënduar që prej orës 02:00 të mëngjes...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama përpiqet t’ia faturojë përmbytjet qytetarëve, duke i justifikuar ato me “shishe plastike&rdq...
Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka folur për zjarrin masiv të përhapur në tregun e rrobave të...
75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë ...
Shorti kishte caktuar që në vitin 2022 gjyqtarin Sokol Binaj, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka dhënë...
Situata në Gjirokastër duket se është ende alarmante, me rrugë të bllokuara dhe ma kanalizime që mungojnë.&nbs...