Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...

Ndërsa Kryeministri Edi Rama përpiqet t’ia faturojë përmbytjet qytetarëve, duke i justifikuar ato me “shishe plastike” dhe “papërgjegjshmëri individuale”.
"...Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma.."u shpreh Rama
Por një prej kryebashkiakëve të tij, Rakip Suli i Kamzës, ka thënë publikisht atë që të gjithë e dinë, por që qeveria nuk e pranon: problemi nuk janë qytetarët, por infrastruktura.
Në një postim të fundit, Suli deklaron se Kamza nuk ka pasur asnjë përmbytje që nga viti 2020, falë ndërtimit të 406 kilometrave rrjet kanalizimesh dhe investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturën e nëndheshme.


Kjo deklaratë nuk është thjesht propagandë lokale. Ajo rrëzon drejtpërdrejt narrativën e Kryeministrit, sipas së cilës fajin për përmbytjet e kanë qytetarët që “hedhin mbeturina në kanale”.
Nëse shishet plastike janë shkaku i vërtetë, atëherë pse Kamza nuk përmbytet, ndërsa Durrësi, Klosi, Berati, Vlora dhe Gjirokastra u mbytën?Sidomos rasti i Gjirokastrës është tronditës: një qytet i ndërtuar në shpat mali, qindra metra mbi nivelin e detit, u përball me përmbytje që askujt nuk do t’ia kishte marrë mendja.
A ishte vallë faji i “shisheve plastike”? Apo ishte mungesa e sistemeve funksionale të kanalizimeve, pastrimit të kolektorëve dhe investimeve reale në infrastrukturë?
Në mënyrë paradoksale, është vetë një kryebashkiak i Partisë Socialiste që tregon të vërtetën: kur bëhen tubacionet e duhura, kur ndërtohet rrjeti i kanalizimeve dhe menaxhimi i ujërave, përmbytjet nuk ndodhin.
Pra, Rama e di këtë. E di se problemi nuk është qytetari, por shteti. E di se përmbytjet nuk janë “fatkeqësi natyrore”, por pasoja të drejtpërdrejta të mosinvestimit, keqmenaxhimit dhe projekteve të pambaruara.
Pikërisht këtu qëndron hipokrizia: nga njëra anë, kryeministri zhvendos fajin te qytetarët; nga ana tjetër, kryebashkiaku i tij pranon se zgjidhja është infrastruktura. Dy narrativa të kundërta, por një e vetme e vërtetë. Përmbytjet në Durrës, Fier, Klos, Shkodër, Laç, Lezhë, Kukës, Berat, Vlorë e Gjirokastër nuk erdhën nga shishet plastike. Ato erdhën nga mungesa e tubacioneve, nga kanalet e bllokuara, nga projektet e lëna përgjysmë dhe nga një qeverisje që preferon justifikimin në vend të përgjegjësisë.
Kur propaganda përplaset me faktet, e vërteta del edhe nga brenda sistemit. Dhe këtë herë, e tha vetë një kryebashkiak i Ramës./Piranjat news
Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka folur për zjarrin masiv të përhapur në tregun e rrobave të...
75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë ...
Shorti kishte caktuar që në vitin 2022 gjyqtarin Sokol Binaj, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka dhënë...
Situata në Gjirokastër duket se është ende alarmante, me rrugë të bllokuara dhe ma kanalizime që mungojnë.&nbs...
Situata në territorin e Qarkut Lezhë paraqitet e qetë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar reshje shi...
Një incident mes një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e “5 Majit” në Tir...
Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë raportohet se kanë më shum&eu...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në qytetin e Vlorës, duke lënë pas dëme të konsiderues...
Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet në Malësinë e Krujës, ku në zonën e Parkut Kombëtar trashësia e...
Autoritetet njoftojnë se aksi rrugor Leskovik–Përmet është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në zonë...