Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se sistemet e teknologjisë së informacionit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) paraqesin disa ngërçe sa i takon rikuperimit të të dhënave në rast emergjence si dhe miratimi i planeve vjetore që ende bëhet me dosje fizike të subjekteve. Audtimi i publikuar së fundmi nënvizon se AKBN nuk disponon Politika të Sigurisë së Informacionit dhe një plan strategjik të përshtatshëm si mbështetje për sigurinë e informacionit.
Gjithashtu, konstatohet se ndërgjeshmëria në nivel institucional është e ulët për shkak se nuk janë zhvilluar trajnime mbi sistemet, sigurinë dhe Teknologjinë e Informacionit për të gjithë punonjësit. I njëjti raport vlerëson se nga AKBN nuk janë kryer asnjëherë testime për Disaster Recovery Site mbi funksionalitetet e tij në rast se do të ndodhnin evente me pasoja negative (rreziqe natyrore, katastrofa etj) në AKBN, duke sjellë risk të lartë në ndërprerje të shërbimeve dhe kohë të pacaktuar për rikthimin e shërbimeve dhe të dhënave në funksionalitet të plotë.
Audituesit e KLSH vlerësojnë gjithashtu se i gjithë procesi i raportimeve për subjektet minerare në sistem ngelet në statusin AKBN (Kontrollon), duke mos bërë dokumentimin si dhe gjurmimin rast pas rasti për secilin raportim që bëhet nëpërmjet sistemit.
“Nga auditimi konstatohet se subjektet për një raportim sipas udhëzimeve përkatëse mund të plotësojnë disa rekorde dhe ti dërgojnë në fazën AKBN (Kontrollon) pa marrë feedback nga rekordi i parë i plotësuar në sistem. Konstatohet se për disa subjekte ekzistojnë në sistem 2 ose më shumë rekorde për një fazë raportimi.
Sistemi gjeneron raport për të gjitha rekordet e hedhura dhe pse një pjesë e tyre mund të ketë të dhëna të pa plotësuara ose të jenë dublikim për të njëjtin subjekt. Të gjitha këto raste kontrollohen dhe modifikohen manualisht nga punonjësit e sektorit të Procedurave Statistikës, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS me qëllim gjenerimin e raportimeve informative për AKBN dhe MIE”, vlerëson KLSH.
Po kështu sa i takon auditimit mbi miratimin e planeve vjetore që subjektet duhet të bëjnë nëpërmjet sistemit konstatohet se nuk realizohet/përdoret nëpërmjet sistemit dhe pse është bërë i mundur konfigurimi që ky shërbim të bëhet nëpërmjet tij. Komisioni i cili ka akses të plotë për të parë dosjet dhe për ti verifikuar dhe për të proceduar me dosjet përkatëse nuk është loguar asnjëherë në sistem me qëllim marrjen e informacionit dhe e gjithë proceduar bëhet me dosje fizike.
Në finale KLSH konstaton raste kur subjektet minerare kanë raportuar jashtë afateve sipas përcaktimeve ligjore për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë për të cilët nuk është aplikuar gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Sistemi nuk ka kontrolle për raportimet e subjekteve të cilat janë jashtë afatit ligjor.
Afati i raportimeve që bëjnë subjektet nuk ka politikat e kontrollit në sistem për të parë vlefshmërinë e tij, konstatohet se sistemi i lejon subjektet të bëjnë raportimet dhe pse janë jashtë afatit ose para afatit dhe verifikimi për këto subjekte bëhet manualisht pas faktit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Një sherr që ka degaruar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Spitalin Psikia...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për sherrin në oborrin mbretëror në Tiranë mes Princ Leka Zogut ...
SHKODËR- Një 35-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi është kallë...
Artan Fuga TIRANË - Akademiku Artan Fuga, dhe njëkohësisht Anëtar i Akademisë së Shkencave i është drejtuar me...
TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministris&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit është zbuluar nga Polic...
Sonila Qaton TIRANË - Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shpallur pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar...
Foto ilustruese FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 10 personave, të...
Foto ilustruese DURRËS - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri nj&eum...
Foto ilustruese KORÇË - Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish që qarkun e Korçës, mëngjesin e kë...