Foto ilustruese
TIRANË-Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit. Mësohet se janë regjistruar 44 vatra nga të cilat 34 janë shuar dhe 10 të tjera janë aktive.
Sipas ministrisë së Mbrojtes vatrat aktive aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.
Situata e zjarreve në vend
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 34 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Gjatë ditës së sotme, strukturat Operacionale në nivel vendor dhe qendror, mbështetur edhe me ndërhyrje nga ajri nga ekipi rumun janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.
Vlerësojmë punën e bërë deri tani nga bashkitë e prekura nga zjarret dhe u kërkojmë të angazhohen maksimalisht, të informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, të sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre si dhe të informojnë në kohë Prefektin e Qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me situatat e zjarreve.
I ftojmë gjithashtu të bashkëpunojnë me bashkitë fqinje, duke angazhuar kapacitetet në përballimin e zjarreve. U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile do të vijojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas rastit.
zjarre ministria e mbrojtjes
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
17 Gusht14:09
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Korçë, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi
Foto ilustruese
KORÇË-Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Korçe. Mësohe...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht12:38
I vodhën varësen e floririt një personi, arrestohen dy autorët e dyshuar në Tiranë
Tirane
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur p...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht11:53
Kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, kapet në flagrancë 43-vjeçari në Lezhë
Lezhe
LEZHË- Nje 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se arrestimi i tij...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht11:52
Nesër nis Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, policia publikon inteneraret e lëvizjes së mjeteve dhe kufizimet
Foto ilustruese
ÇOROVODË- Nesër nis Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit i cili do të zgjasë për nj&...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht11:52
I dënuar me dy vite burg për posedim të armëve të zjarrit, ekstradohet nga Gjermania 33-vjeçari (EMRI)
Rinas
TIRANË- Një 33-vjeçar është esktraduar ditën e sotme nga Gjermania. Mësohet se Akil Qeleposhi ësht&eum...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht10:37
EMRAT/ Mashtruan një emigrant se do ta transportonin në Shkodër, dy persona dhunojnë dhe i marrin paratë pakistanezit, në pranga autorët
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy perosna janë vënë në pranga pasi dhunuan dhe i morën paratë një emigranti. Sipas njofti...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht10:37
Aksident në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec, furgoni me pasagjerë përplaset me një kamion
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec. Mësohet ...
n.f
AKTUALITET
17 Gusht09:56
Trafikonin drogë dhe ua shisnin turistëve, arrestohet çifti shqiptar në Rodos, policia bastisi banesën e tyre në mesnatë
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një çift shqiptar. Mësohet se arrestimi i çiftit k...