Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për eksport të naftës së nxjerrë nga fusha e Patos-Marinzës. Anijet, të cilat kishin në total një sasi prej mbi 200 mijë fuçi nafte, u shitën përmes një kompanie italiane brokerimi të quajtur Mercuria.
Sipas marrëveshjes, vlera e dakortësuar për shitjen e naftës ishte rreth 12 milionë dollarë dhe pagesa do të kryhej në dhjetor. Por paratë as nuk mbërritën në Shqipëri dhe as shkuan në llogarinë e Bankers në Vjenë. Ato u zhdukën në një llogari të fshehtë që nuk dihet se në cilin vend dhe bankë ndodhet.
Skandali plasi kur dikush nga punonjësit e Bankers i kërkoi brokerit italian dokumentat se ku ishin derdhur paratë e eksportit për të kontabilizuar transaksionin sipas ligjit. Përgjigja e Mercurias ishte se paratë u derdhën në një llogari të caktuar nga shefat kinezë të Bankersit në Fier. Këta ishin drejtori i përgjithshem i Bankers Luntao Chen dhe zvdrejtori, Zhang Fuguo.
Marrëveshja e koncesionit i lejon kompanisë Bankers Petroleum që të hapë llogari dhe të lëvizë lirisht paratë nga shitja e naftës, kudo jashtë shtetit. Kjo është klauzola që Bankers ka shfrytëzuar për llogarinë e famshme të Vjenës.
Por hapja e një llogari jashtë nuk është pa kushte. Bankers ka detyrimin që të raportojë pranë AKBN-së dhe autoriteteve fiskale të Shqipërisë çdo llogari, në secilën bankë të botës, ku ajo pret pagesat e eksportit të naftës shqiptare. Dhe kjo jo pa qëllim.
Ligji fiskal e detyron kompaninë që të dokumentojë me faturat përkatëse çdo shpenzim apo lëvizje fondesh, që bën nga këto llogari sepse mbi bazën e këtyre dokumentave shteti shteti dokumenton bilancin e kompanisë dhe pjesën e fitimit që i takon të marrë.
Por në rastin e një llogarie sekrete, që nuk e di askush se ku është përveç kinezëve, shteti nuk ka asnjë mundësi të verifikojë se si janë shpenzuar paratë. Përtej kësaj, ky është një veprim i pakontabilizueshëm në bilanc.
Dërgimi i parave në një llogari të fshehtë është praktikisht shkelje e marrëveshjes së koncesionit, pasi kompania nuk sillet më si një koncesionar, që ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të një pasurie publike, por sillet si pronar i saj, që mund të fshehë paratë ku të dojë.
Së dyti, kjo është një veprimtari e kriminale financiare, e cila i nxjerr autoritetet fiskale të Shqipërisë tërësisht jashtë loje dhe me këtë edhe mundësinë e shtetit për të mbrojtur pjesën që i takon të marrë.
Por pjesa më e rëndë gjithë këtë histori është se ky veprim ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që kompania ishte nën hetim nga SPAK dhe autoritetet kërkonin të mblidhnin miliarda lekë borxhe, që Bankers ka për të paguar në shtet.
Në fillim të muajit të kaluar, menjëherë pasi GJKKO miratoi zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve ndaj Bankers, SPAK i ka kërkuar kompanisë kineze të vërë në dispozicion lëvizjet e llogarisë në Vjenë dhe çdo dokument justifikues për cdo transaksion të kryer nga kjo llogari.
Nuk dihet nëse SPAK ka rënë në dijeni të 12 milionë eurove të zhdukura nga Bankers në llogarinë sekrete, gjatë muajit dhjetor. Por ky është një informacion që sigurohet shumë lehtësisht. Punonjësit e Bankers e dinë të gjithë. Kapitali e ka të verifikuar tashmë. /Kapitali
Pasi drejtuesi i SPAK, kërkoi lënien në detyrë të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi, Kolegji vendosi me shumicë...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur më 5 shkurt 2026 vendimin p&e...
Një atentat u shënua mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një...
Në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë ka nisur shqyrtimi i dosjes së gjyqtares, Irena Gjoka. Burime nga ILD, bënë...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Ça...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi. Ata ak...
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjet e kryera në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve masive që godit...
Pas vizitës së Edi Ramës në Izrael, mediat kanë raportuar se disa kompani izraelite do ndërtojnë një qendër të...
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish publikisht përmes nj...
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ka zbuluar “formulën e madhe” të luftës kundër kancerit. Në forumin me t...