
Prej orës 11:00 të paradites, aksi i rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas është bllokuar totalisht, duke lënë qindra drejtues mjetesh të paralizuar për orë të tëra, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të mungojnë me zgjidhje konkrete.
Shkak për këtë situatë alarmante janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, me dhjetëra e qindra metra kub material shkëmbor, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, një segment i njohur prej vitesh për rrezikshmërinë e tij, por i lënë pa masa parandaluese.
Masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht rrugën, duke e bërë të pamundur qarkullimin dhe duke vënë seriozisht në rrezik jetën e qytetarëve. Megjithatë, asnjë ndërhyrje emergjente reale nuk është ndërmarrë, pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me juglindjen e Shqipërisë.
Të gjithë qytetarët nëse zgjedhin të shkojnë në Korçë apo Pogradec i informojmë se rruga është totalisht e pakalueshme dhe u kërkohet që të evitojnë këtë aks deri në një moment të pacaktuar.
Në terren ndodhen forca të Policisë Rrugore, të cilat kufizohen vetëm në monitorim dhe menaxhim formal të trafikut, ndërsa institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore rezultojnë tërësisht të papërgatitura, pa mjete, pa plane ndërhyrjeje dhe pa përgjegjësi.
Situata rëndohet edhe më tej nga fakti se kompania që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës Librazhd–Dragostunjë–Hotolisht, e konsideruar nga burime në terren si shkaktare direkte e rrëshqitjeve, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment për pastrimin e rrugës, ndërsa institucionet mbikëqyrëse heshtin.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe mbajtje përgjegjësie, pasi përveç bllokimit total, ekziston rrezik real për aksidente të rënda, nëse rrëshqitjet vijojnë ose nëse situata lihet edhe më gjatë në mëshirë të fatit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shkurt12:15
Bllokohet komplet qarkullimi në aksin Librazhd–Qafë Thanë, reagon policia: Prisni një njoftim të dytë
Rrëshqitja e gurëve në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë ka bllokuar komplet qarkullimin. Mësohet se rrëshqitja...
AKTUALITET
1 Shkurt11:56
Bie masivi shkëmbor në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet totalisht qarkullimi
Një masiv i madh shkëmbor ka rënë këtë të diel në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e nj...
AKTUALITET
1 Shkurt11:30
Aksident i rëndë në Burrel! Makina bie nga ura mes shkëmbinjve
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës.
Nga pamjet shihet se makina &e...
AKTUALITET
1 Shkurt11:28
Rritje e pazakontë e nivelit të detit në Vlorë, shqetësim mes peshkatarëve
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një ...
AKTUALITET
1 Shkurt11:20
Dëborë deri në 20 cm në juglindje/ Ja zonat dhe akset më problematike
Reshjet e dëborës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në juglindje të...
AKTUALITET
1 Shkurt11:15
“Kam problem me frymëmarrjen”/ Rama kujton dhunën në ’97: Hundën ma mori në dorë një skulptor me leva hekuri
Rama kujtoi dhunën e vitit 1997, ku tha se “ma kanë marrë njëherë hundën në dorë si skulptorë dhe ma kan&eu...
AKTUALITET
1 Shkurt10:38
75 kg kanabis në kufirin grek, arrestohet 54-vjeçari shqiptar
Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacio...
AKTUALITET
1 Shkurt10:30
Pilotë, agjentë dhe miliarderë! Kush janë bashkëpunëtorët e mundshëm të Epstein-it?
Një listë e bashkëpunëtorëve të mundshëm të Jeffrey Epstein u publikua nga Departamenti i Drejtësis&eum...
AKTUALITET
1 Shkurt10:20
Të paketuara në kuti kartoni/ Dalin pamjet – Ja si i trafikonin armët nga Kosova në Tiranë grupi kriminal
Një grup kriminal që trafikonte armë dhe municion luftarak nga Kosova, është goditur nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrt...
AKTUALITET
1 Shkurt10:14
Përfshihet nga flakët banesa, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë plotësisht një kat të një banese dykatëshe. Ende nuk dihen ...