
Një grup kriminal që trafikonte armë dhe municion luftarak nga Kosova, është goditur nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, grupi kriminal merrej me shitjen e armëve të zjarrit në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë katër shtetas, banues në Tiranë: Gloris Nezaj, 39 vjeç; Rezarto Rumi, 48 vjeç; Kelvin Caushi, 49 vjeç dhe Ardian Caushi, 45 vjeç.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë, ku më pas armët modifikoheshin dhe magazinoheshin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës. Pikërisht aty është zbuluar edhe vendi ku kryhej montimi dhe ruajtja e armëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientin e përshtatur dhe në banesat e të arrestuarve, shërbimet e Policisë sekuestruan 8 armë zjarri, konkretisht 5 pistoleta dhe 3 armë automatike, pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek multifunksional si dhe 9 telefona celularë.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOWN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë.
Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.
Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”.
Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:
-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.
Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shkurt10:14
Përfshihet nga flakët banesa, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë plotësisht një kat të një banese dykatëshe. Ende nuk dihen ...
AKTUALITET
1 Shkurt10:09
Dëmet nga zjarret në verë, Rama: Janë shpallur dëmshpërblimet për 15 bashki
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e pre...
AKTUALITET
1 Shkurt09:53
Arsenali i armëve në Selitë, Policia: Sekuestrohen 8 armë zjarri, siguroheshin në Kosovë
DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOWN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i P...
AKTUALITET
1 Shkurt09:43
Operacion gjatë natës në Tiranë, zbulohet baza e arsenalit të armëve, në pranga 4 persona
Një arsenal armësh është zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar ka...
AKTUALITET
1 Shkurt09:30
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm
Reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës këtë të diel.
Mësohet se reshjet më inten...
AKTUALITET
1 Shkurt09:22
Grabiti 4 automjete brenda ditës, arrestohet hajduti i makinave në Korçë
Një 42-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së katër makinav...
AKTUALITET
1 Shkurt08:59
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban sot seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg...
AKTUALITET
1 Shkurt08:51
E reja nga Tirana del në dosjen "Epstein", zbulohet email-i që dërgoi
Në materialet e reja nga dojsa Epstein që u publikua dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Ti...
AKTUALITET
1 Shkurt08:02
Vijojnë kushtet atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti sot dhe sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira...
AKTUALITET
31 Janar21:45
Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të njohur
Aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e t...