Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
![]()
Avokatja Brunilda Jaho ka bërë një denoncim publik për klientin e saj, një efektiv të forcave Shqiponja në Shkodër, i cili luajti rol kryesor në operacionin për kapjen e kriminelit Ragip Gila. Ndërsa kolegët e tij morën çertifikata mirënjohjeje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ai u përjashtua plotësisht, pavarësisht se rrezikoi jetën në terren gjatë arrestimit të Gilës.
Sipas avokates Jaho, kjo përjashtim është hakmarrje e pastër, pasi efektivi ka denoncuar në mënyrë të përsëritur pranë AMP-së, Sindikatës së Policisë, Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit, abuzimet dhe padrejtësitë e drejtuesve të Policisë së Shkodrës. Aktualisht, ndaj Drejtorisë së Policisë është ngritur një proces gjyqësor administrativ për shkelje të të drejtave të tij si punonjës.
Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që paraqitet si nderim është në fakt një masë disiplinore e kamufluar, për të cilën është paraqitur ankim në Gjykatën Administrative. Ky rast tregon qartë se në Shqipëri ndëshkohet guximi dhe integriteti, ndërsa shpërblehen ata që heshtin.
Denoncimi i avokates:
Përshëndetje JOQ! Jam avokatja Brunilda Jaho dhe dua të bëj një denoncim publik në lidhje me një klient timin, punonjës policie i forcave “Shqiponja” në Shkodër. Sot, në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë thirrur disa efektivë për t’u vlerësuar me çertifikata mirënjohjeje, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Shkodrës, për kapjen e autorit të krimit Ragip Gila. Dua të bëj me dije se klienti im ka qenë pjesa kryesore aktive në atë operacion, që çoi në kapjen e autorit, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën, por nuk është thirrur dhe as përfshirë në vlerësim, pavarësisht kontributit të tij të padiskutueshëm.
Ky përjashtim përbën një hakmarrje të qëllimshme ndaj tij, pasi ai ka denoncuar në mënyrë të përsëritur pranë AMP-së, Sindikatës së Policisë, Ministrit të Brendshëm dhe deri te Kryeministri, abuzimet dhe padrejtësitë e kryera nga disa drejtues të strukturave të Policisë së Shkodrës. Aktualisht ndodhemi në një proces gjyqësor administrativ kundër Drejtorisë së Policisë, për shkelje të të drejtave të tij si punonjës. Është për të ardhur keq që, në vend që të vlerësohet puna, guximi dhe sakrifica reale në terren, institucioni po përdoret për përjashtime selektive dhe hakmarrje personale. Bashkëlidhur ju dërgoj edhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që lidhet me këtë ngjarje. Në lidhje me vendimin e mësipërm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dua të theksoj se ai nuk përbën për ne një favor apo nderim, pasi në atë masë disiplinore, ku drejtori shfaqet sikur “tregohet bujar”, ne kemi paraqitur ankim dhe e kemi kundërshtuar në Gjykatën Administrative.

Ne i qëndrojmë deri në fund pretendimeve tona për një masë administrative të kundërligjshme dhe të padrejtë ndaj klientit tim, ndaj edhe jemi tashmë në proces gjyqësor për këtë çështje. Nëse sot janë thirrur për t’u vlerësuar efektivë pjesë e atij operacioni, ndërsa për klientin tim është mjaftuar vetëm ky vendim që maskon një masë të padrejtë nën petkun e nderimit, kjo është plotësisht e papranueshme dhe fyerje për përkushtimin e një punonjësi që ka rrezikuar jetën në detyrë. Siç thotë dhe populli: “Jepi Cezarit atë që është e Cezarit.”
Në këto kushte, ne nuk do të heshtim, sepse heshtja ka një kufi, dhe e drejta duhet kërkuar e mbrojtur me dinjitet, ashtu siç e garanton Kushtetuta. Faleminderit nëse mund ta bëni publike këtë rast, që qytetarët të kuptojnë si shpërblehet padrejtësisht sakrifica e njerëzve që mbrojnë rendin dhe jetën e të tjerëve.
Ragip Gila, është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shkodër të 8 shtatorit, me dy viktima dhe dy të plagosur.
Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e planit të rritjes së B...
Shumica e punëtorëve të Bankers Petroleum në Marinzë kanë filluar paraditen e kësaj të enjteje një grevë t&e...
Një qytetar shqiptar, Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata greke, pasi vrau me thikë bashk&e...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin...
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “ar...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, në par...
Dy orë deputetët e opozitës u përplasën në Kuvend, në lidhje me mocionet me debat për programin e qeverisë dhe rezo...
Erion Alibej, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen "Plumbi i Artë", rrëfeu të enjten në Gjykatën e Po...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë këtë mesditë. Mësohet se një automjet ka humbur kontroll...
Prej dy ditësh, Parlamenti ka rihapur zyrtarisht garën për Avokatin e Popullit – një post që vazhdon të mbahet për...