Dy Tigrat e ankoruar në Vlorë do të konvertohen që të prodhojnë energji me gaz. Qeveria ka gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga një prej kontratave më kontroverse publike, atë të marrjes me qira të dy anijeve për prodhim energjie, të cilat u sollën në Shqipëri nga Bangladeshi.
Në programin qeverisës për periudhën 2025-2029, qeveria thekson se konvertimi i TEC-eve lundruese të ankoruara në Triport nga nafta në gaz do të ulë koston e prodhimit të tyre duke i bërë më rentabël. Synimi është që anijet të furnizohen nga gazi përmes gazsjellësit TAP.
Dy termocentralet lundruese u kontraktuan nga qeveria shqiptare në shtator të vitit 2022. Sipas kontratës të lidhur mes KESH dhe kompanisë amerikane Excelerate, Korporata u paguan 94.5 mijë euro në ditë si qira dhe kosto mirëmbajtje, ndërkohë që siguron dhe karburantin për prodhimin e energjisë vet.
Kostoja e prodhimit të energjisë nga dy anijet rezulton disa herë më e lartë se çmimi i blerjes së saj në bursë, çka e ka bërë këtë një nga prokurimet me të diskutueshme në publik.
Për pothuajse dy vjet anijet qëndruan të ankoruara pa prodhuar fare energji. Ato nisën të prodhojnë pjesërisht në fillim të vitit të kaluar, ndërkohë që gjatë këtij viti mendohet se kanë prodhuar më shumë, mbi 80 mijë megavat energji. Ndërkohë që mbetet e paqartë se sa para ka paguar në total deri më tani KESH, për dy anijet.
Konvertimi në gaz duket një tjetër zgjidhje e sforcuar, pasi qeveria shqiptare është e detyruar të gjejë një zgjidhje për dy anijet e Vlorës. Në kontratën e qirasë të vitit 2022, parashikohej që në fillim se pas pagesës së dy viteve të qirasë, dy anijet mbeteshin në pronësi të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare./KAPITALI
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shtator09:08
Ndryshonte vetëm një pikë në email – Mashtrimi ‘gjenial’ i nigerianit- Prokuroria kërkon 10 vite burg
Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer një skemë ku hakera të huaj mashtronin bizneset në Shqipëri dhe u merrnin shuma të kon...
AKTUALITET
25 Shtator08:47
BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42% në gjysmën e parë të vitit
Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sip...
AKTUALITET
25 Shtator08:42
FOTO/ Ky është 51-vjeçari që u gjet i vrarë në Durrës, kishte edhe plagë të tjera
Kjo është foto e Valbon Beqirajt, 51-vjeçari që u gjet i vrarë ditën e djeshme në Durrës.
Nga njoftimi i policis&eu...
AKTUALITET
25 Shtator08:36
Detaje të reja nga vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, Policia: Kishte shenja dhune dhe plagë në trup
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.
Më da...
AKTUALITET
25 Shtator08:07
Këmbimi valutor 25 shtator 2025, ja sa vlejnë monedhat e huaja sot
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.2 lekë.
Euro blihet me 96.4 lekë dhe ...
AKTUALITET
25 Shtator07:31
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri
Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të r&e...
AKTUALITET
25 Shtator07:26
Bankat morën pothuajse 74 mijë aplikime për kredi në 6 muaj, refuzuan 30% të tyre
Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas Bankës së Shqi...
AKTUALITET
25 Shtator07:22
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë
Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të diplomuarve universitarë. Nj&eum...
AKTUALITET
25 Shtator07:19
Parashikimi i motit 25 shtator 2025/ Përgatituni, ja si do jetë dita sot
Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat p...
AKTUALITET
25 Shtator16:50
'Republika e Bidonëve'/ Si parkohet karrigia, kolltuku para makinës
Në Shqipëri, rrugët kanë dalë jashtë kontrollit të bashkive dhe janë futur nën juridiksionin e… bidonë...