AKTUALITET

Skandali te spitali Onkologjik/ Përgjimet e skemës abuzive, lidhja mes farmacive dhe mjekëve ishte kryeinfermieri: I mbaron punë Naqellari direkt!

n.f Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 21:01
Skandali te spitali Onkologjik/ Përgjimet e skemës abuzive, lidhja mes
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe punonjës ishin të përfshirë në një skandal me pacientet me kancer. Mësohet se në dosjen hetimore janë zbardhur disa përgjime që dokumentojnë dhe skemën e abuzimit.

Nga përgjimet kanë dalë në dritë janë zbuluar edhe rolet e personave të përfshirë në këtë skemë abuzimi. Mësohet se një rol të veçantë dhe protagonisti kryesor kishte kyeinfermieri i Onkologjikut, Afrim Ruçi. Ai në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapis. Po ashtu, në këto përgjime jepen dhe këshilla për personat e përfshirë në këtë skemë, që mos të bënin asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, pasi do të kishin probleme.

Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.
Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër

Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.

Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?

Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?

Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.

Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.

Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër
Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.

Afrimi: Ok, mirë.
Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:

Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm
Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:

Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?
Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.

Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,

Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.

Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë

Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.

Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.
Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë

Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Unë jam lart në zyrë.

Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:

Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.

Alketa: Ok.
Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?

Afrimi: Mire adash ti ca bën?

Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.

Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?

Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?

Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.

Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.

Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.

Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.

Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem

Gjina: Unë i premtova por jo sot

Emiljano: Hajde se flasim hajde.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

skandali i spitalit onkologjik në qsut pergjime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan