AKTUALITET

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 13:33

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT

Për tre vjet rresht, prej vitit 2022, asnjë nga strukturat policore ose ato të mbrojtjes së territorit, nuk kanë konstatuar se ndërtimi Tunelin e Llogarisë, po kryhej pa leje ndërtimi.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi në 26 Prill 2022 propozimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lejen e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë,  me kosto 180 milionë euro.

Miratimi i lejes, në parim, detyron kompanitë sipërmarrëse që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë dëshmitë për përmbushjen e kriterit teknik dhe financiar. Pas plotësimit të tyre, leja e ndërtimit zbardhet dhe, prej këtij momenti, subjektet private mund të nisin nga punimet.

or, në rastin e Tunelit të Llogarasë, situata është përmbysur tërësisht. Dokumentat tregojnë se leja e ndërtimit është zbardhur tre vjet pas miratimit të saj, në 28 Maj 2025. Leja e zbardhur është nënshkruar nga Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), Adelajda Roka.

Këto dokumenta dëshmojnë se kompania fituese e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) turq, “Intekar Yapi Turizm Elektrik dhe “Asl Insaat Taahhut”, kanë kryer punime pa leje ndërtimi.

Por, këtë situatë nuk rezulton ta ketë konstatuar as Policia e Vlorës dhe as Inspektorati Ndërtimor Urbanistik.

Policia e IKMT mbyllën sytë

Për të kuptuar neglizhencën totale të dy strukturave, përballë paligjshmërisë së dukshme në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, mjafton krahasimi i aktivitetit të Policisë dhe IKMT-së në raste të ngjashme.

Policia e Vlorës, e mbështetur nga inspektorët vendorë të Bashkisë së Himarës, arrestuan në qershor të këtij viti një inxhinier ndërtimi, i cili kishte marrë përsipër zbatimin e projektit të fshatit turistik “Veil”, në zonën e Dhërmiut.

Sipas dokumentave gjyqësore, rezultoi se inxhinieri Ilir Zh. ishte kontraktuar nga kompania “Halisof” për të ndjekur punimet për ndërtimin e resortit.

Subjekti ndërtues “Halisof”, në pronësi të sipërmarrësit Klaudi Riko, ishte pajisur me leje ndërtimi nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e datës 28 janar 2025.

Por, siç rezultoi nga kontrolli i Policisë dhe inspektorëve vendorë në muajin qershor, leja e ndërtimit nuk ishte zbardhur. Për këtë arsye, efektivët e Policisë arrestuan në flagrancë inxhinierin Ilir Zh., nën dyshimet se ka kryer veprën e “ndërtimit pa leje” për qëllime përfitimi, sipas nenin 199, paragrafi 4 i Kodit Penal.

Pra, për Policinë, një subjekt që kryen punime ndërtimi pa leje të zbardhur, edhe kur ajo është miratuar, konsiderohet se është në shkelje të ligjit penal.

Konstatimi i Policisë u vlerësua i drejtë si nga prokuroria e Vlorës, e cila kërkoi masën e sigurimit arrest në shtëpi për inxhinierin, ashtu edhe nga Gjykata e qytetit bregdetar, që miratoi kërkesën e prokurorëve.

Në vendimin e siguruar nga “Boldnews.al”, gjyqtari i çështjes shprehej për atë rast: “…Nga çmuarja në tërësi e provave rezulton se, ekziston dyshimi se nga personi nën hetim, në cilësinë e inxhinierit të zbatimit/teknik ndërtimi, ka lejuar kryerjen e punimeve për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi, pa patur ende Dokumentin e Lejes së Ndërtimit. Punimet konsistojnë në punime të fazës së parë të parashikuara në Lejen e Zhvillimit, të cilat në vlerësim të Gjykatës nuk mund të fillojnë përpara pajisjes me Dokumentin e Lejes”.

Pra, duket qartë që të gjithë institucionet ligjzbatuese, vlerësojnë se punimet pa zbardhjen e lejes së ndërtimit janë të paligjshme dhe me pasoja penale për ata që i kryejnë.

Ndërkohë, në rastin e Tunelit të Llogarasë, duket se asnjë institucion ligjzbatues, nuk ka raportuar ose evidentuar punime pa leje. Ndoshta, asnjëri prej tyre nuk ka guxuar të kryejë verifikim dokumentacioni në investimin 180 milionë euro, ku rezultojnë të përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare.

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë