Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar e arsimuar siç duhet. Një mjedis tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes kanë zënë vend edhe dhuna, abuzimi dhe padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sytë e veshët përballë realitetit që do t’ju tregojmë.
Jemi në një fshat malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku “fshihet” një histori e tmerrshme që askush nuk ka dashur ta shohë.
Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështirë, dysheme të kalbur dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin, imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga ushqimi, dritat apo ngrohja.
Duket qartë se humbja e babait ka shënuar një kthesë të fortë në jetën e kësaj familjeje. Pas dy vitesh mungesë të tij, fëmijët nuk pyesin më për nënën e tyre, e cila përballet jo vetëm me vështirësitë e jetës, por edhe me dhunën dhe ngacmimet e tyre. Vajza e zonjës, për të cilën po flasim, është vetëm tetë vjeçe dhe nëna e saj flet tërësisht e dorëzuar përballë fatit të trishtë të së voglës së saj. Duhet të sqarojmë se shkaku kryesor që na detyroi të shkonim me urgjencë te kjo familje është një video tepër e rëndë, e cila qarkullon mes banorëve të fshatit, kryesisht mes fëmijëve.
Nëna na zbulon detaje tronditëse, ku sipas saj djemtë kanë një sjellje jo normale ndaj vajzës së vogël. Ajo tregon se banorët e fshatit aludojnë për ekzistencën e një videoje me përmbajtje të një ngacmimi të vëllait ndaj motrës së tij të vogël, ndaj i kanë thënë të jetë edhe më e kujdesshme me vajzën e saj.
E gjendur mes asaj që përjeton brenda katër mureve dhe fjalëve të fqinjëve, nëna ndjen një dilemë dhe një frikë të madhe nëse vërtet ka ndodhur diçka edhe më e rëndë. Ajo na shpreh merakun që ka se çfarë do të thonë në fshat, pa arritur të kuptojë gjendjen emocionale të vajzës së saj 8-vjeçare, që abuzohet rregullisht nga vëllezërit.
Dy vëllezërit e kanë kthyer incestin në normalitet, aq sa nuk ruhen më as nga nëna e tyre, e cila mjaftohet vetëm duke iu ngritur zërin herë pas here.
Nga sa na thotë nëna, vajza e saj ka bërë një komunikim edhe me psikologen e shkollës, e cila duket se ka kuptuar që në këtë familje diçka nuk shkon. Ndaj, pasi mësojmë këtë detaj, vendosim të shkojmë në shkollën e dy fëmijëve të mitur, ku na pret drejtoresha. Më pas komunikojmë edhe me psikologen e shkollës, e cila na tregon evidencat nga komunikimet që ka patur me dy fëmijët e mitur.
Psikologia, me pak fjalë, na ka dhënë një panoramë të qartë të asaj që mendon se po ndodh në atë familje, por gjithmonë me doza të mëdha dyshimi ndaj nënës, e cila sipas saj është kontradiktore. Gjithashtu mësojmë se rasti është referuar prej dy muajsh nga psikologia te institucionet përkatëse. Por mesa duket, dy muaj nuk janë të mjaftueshëm për të zgjidhur një çështje kaq delikate dhe emergjente. Sidomos kur flitet për veprimet aspak normale të djalit të madh të familjes.
"Si drejtoresha ashtu edhe psikologia e shkollës, gjatë gjithë bisedës me to, shmangën problemin e vërtetë të kësaj familjeje, duke e kanalizuar te varfëria dhe te mungesa e inteligjencës së nënës, e cila sipas tyre është e paaftë për të kuptuar situatat dhe shpeshherë tregohet kontradiktore."
Kjo retorikë u përsërit aq shpesh, sa për një moment na bëri edhe ne të dyshojmë nëse fjalët e nënës janë të vërteta. Por dy ditë më vonë, gjërat morën një rrjedhë tërësisht të papritur. Hapi i radhës për t’i dhënë fund këtij abuzimi të tmerrshëm ishte Bashkia Librazhd, e cila, pas këmbënguljes sonë, ia përcolli informacionin Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për arrestimin e vëllait 18-vjeçar të familjes.
Por ky arrestim nuk i ka dhënë aspak zgjidhje problemit, sepse vëllai 14-vjeçar, për shkak të moshës, është lënë i lirë dhe vazhdon të jetojë nën të njëjtën çati me nënën dhe motrën e abuzuar./piranjat.news
Si arriti shteti me popullsinë më të madhe në botë të bëhet vendi me rritjen më të lartë ekonomike gjatë...
Disa emisione më parë ju kemi treguar për situatën e parkimit në QSUT, qendrën më të madhe spitalore në vend, ku ...
Fshati Kremenar, një nga vendbanimet më të thella të bashkisë Mallakastër, dikur i njohur për ullishtat e shumta dhe mishin...
Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanis&...
15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë në Durrës ka dalë nga intubimi.Mjeku kirurg, Fitim S...
Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të s...
Partia Demokratike ka denoncuar se një qytetar prej vitesh po sorollatet nëpër institucione dhe nuk iu është dhënë pag...
Autoritetet bëjnë një sy të verbër ndaj depozitimeve nga minierat aktive dhe atyre të trashëguara në shtratin e lumenj...
Policia ka goditur një rast të shpërndarjes në doza të kokainës dhe kanabisit në Gjirokastër. Në pranga kanë...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...