Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...

Një dyshe, burrë e grua, po bëjnë namin me fondet shtetërore. Gruaja është drejtoresha e një agjencie të rëndësishme, ndërkohë që burri është drejtues në një kompani që përfiton fonde shtetërore. Të dy, njëri jep e tjetri merr, dyshohet se kanë krijuar një skemë përfitimi familjar, që kap shifrat e miliona eurove.
Do të ndalemi te dy personazhe, ku më e njohura është padyshim Arlinda Pogaj, drejtoreshë e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, e cila shpall çdo ditë tendera me vlera të mëdha. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, deri në shkrimin e këtij artikulli, është një emër i panjohur për publikun, por mjaft i njohur në qarqet e firmave private apo organet shtetërore.
Lidhjet e të dyve kanë sjellë një binom të pandarë, me dyshimet e mëdha se nga kjo skemë del i humbur vet shteti, në dëme të mëdha. Nëse Arlinda ka krijuar “klientët” e vetë te Operatori i Blerjeve të Përqendruara, bashkëshorti i saj, Edigeni, vijon të fitojë në mënyrën më të lehtë tenderat, nëpërmjet firmës Shpresa Al, ku ai është një drejtues i lartë.
Me profesion jurist dhe me lidhjet që ka krijuar bashkëshortja e tij në institucionet shtetërore, edhe Edigeni ka bërë institucionet shtetërore “klientët” e firmës. Në këto radhë do të ndalemi te një tender të shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, me një vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Faksimile: Njoftimi i tenderit të shpallur nga Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës
Ditët e fundit, drejtoresha e Pastrim Gjelbërimit në Tiranës, Liri Qoshi, ka shpallur një tender të majmë, duke e rritur nga procedura e fundit e vitit 2023. Duke qenë se tashmë Bashkia e Tiranës është pa “kokë”, Liria ka gjetur një “qoshe” dhe ka urdhëruar vartësit të rrisin në maksimum vlerën.
Në redaksinë e VoxNews kanë mbërritur informacione se tenderi është totalisht i paracaktuar dhe i destinuar për të shkuar te firma ku punon burri i Arlinda Pogajt. “E rritën vlerën për t’ia dhënë firmës Shpresa AL. Kjo firmë ka një drejtues, a jurist, që quhen Edigen Pogaj, burri i Arlinda Pogajt. Vetë Arlinda ka bërë manualet e institucioneve që blejnë mallra. Bëhen kot letrat, pasi fituesi dihet se kush është” tha për VoxNews një punonjës i Pastrim Gjelbërimit në kushte anonimati.
Më pas, redaksia jonë shfeltoi dhe hulumtoi për dokumente në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku rezulton se kjo drejtori me adresë në rrugën “5 Maji” në Tiranë ka hapur në fund të muajit nëntor 2025 tenderin me objekt të kontratës “blerje karburant dhe vaj”, e ndarë në tre lote. E para, blerje gazoil, e dyta blerje benzine dhe e treta vlerja vajra dhe lubrifikantë dhe alkool frenash.
Vlera e tenderit është plot 239 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro. “Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër për zbatimin e saj është 36 muaj” thuhet në dokumente. Por, lexoni pak me kujdes se kur do të shpallet fituesi. “Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 29 dhjetor 2025, në orën 10:00” vijon dokumenti.
Kur e gjithë vëmendja e njerëzve të thjeshtë është përgatitja e tryezës së natës së ndërrimit të viteve, për Lirinë, Edigenin apo Arlindën është bërja e një tenderi të radhës, me dyshimin e madh se procedura është e paracaktuar.

Faksimile: Tenderi i naftës i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit në vitin 2023 u fitua nga Shpresa Al
VoxNews hulumtoi dokumente të vjetra të kësaj drejtorie, ku rezulton se e njëjta procedurë e zhvilluar në vitin 2023 është fituar nga firma Shpresa AL. Në atë kohë, Pastrim Gjelbërimi finalizoi tenderin “furnizim me lëndë djegëse për automjete diesel” me marrëveshje kuadër me afat 36 muaj.
Fondi limit ishte 172 milionë lekë, ndërkohë që në procedurë mori pjesë vetëm një ofertues dhe “SHPRESA-AL” shpk me nipt K31321021N. Kjo firmë e fitoi këtë tender me të njëjtën vlerë, 172 milionë lekë, duke marrë 100 % të fondit limit.

Faksimile: Tenderi i benzinës në vitin 2023 i shpallur nga Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit u fitua sërish me 100 % të vlerës nga Shpresa AL
Jo vetëm tenderin e naftës, por e njëjta firmë fitoi edhe tenderin e benzinës. Kjo procedurë e vitit 2023 u fitua sërish me 100 % të fondit limit nga firma Shpresa Al, me dyshimin se ishte e paracaktuar. Ishte e vetme në garë dhe mori çdo qindarkë të akorduar. Vlera e akorduar nga Pastrim Gjelbërimi ishte 27.900.000 lekë dhe Shpresa Al ofroi po 27.900.000 lekë.

Faksimile: Tenderi i Pastrim Gjelbërimit i vitit 2022 u fitua sërish nga Shpresa Al
Duket se kompania Shpresa Al ka lidhje të forta në Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit, pasi i ka fituar lehtësisht tenderat. Lidhjet e Edigenit apo bashkëshortes së tij e kanë ndihmuar padyshim, teksa edhe në vitin 2022 firma Shpresa Al ka marrë tenderin e karburantit në këtë drejtori. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 100 mijë euro, ku sërish firma e fitoi me 100 % të vlerës.
Një ditë pas lajmit të bujshëm se në portin e Durrësit ishin bllokuar pajisje spiunazhi dhe përgjimi, autoritetet shqiptare n...
Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në kryqëzimin e Cakranit, përgjatë autostradës Levan...
Dy persona që dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit jan&eu...
Nga Elton Qyno Vrasja e Eduart Reçit në 13 nëntor 2024 në Tiranë, për policinë dhe prokurorinë e Tiranës lidhet ...
Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë, pasi u sulmua nga n...
Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”. Shërb...
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të n...
Një parakalim i çastit në rrugë është bërë shkak të një ngjarjeje të rëndë në Berat, ku ...
Një grua 50-vjeçare në Thasos ka përfunduar në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në...
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak pas mesnatës së djeshme në qytetin e Beratit. Sipas informacionit paraprak, dyshohet s...